Connect with us

Aktuale

Izolimi botëror i koronavirusit ka bërë që korja e tokës të lëvizë më pak, thonë studiuesit

Published

on

Një studim i fundit thotë se që kur në shumë vende u ndalua puna e fabrikave dhe njerëzit u ndaluan të dalin nga shtëpia, zhurma sizmike – ose ndryshe, uturima e vibracioneve të kores së tokës – është ulur.

Studiuesit thanë se ky ndryshim jo vetëm që do të bëjë më të lehtë zbulimin e tërmeteve pro i jep gjithashtu njerëzimin një leksion për mjedisin.

Vibrimet që vijnë nga fabrikat, trenat, autobuzët dhe njerëzit gjatë aktivitetit i të tyre të përditshëm, prodhojnë një zhurmë në sfond, e cila bën të lëvizë kore e tokës. Lëvizje të tilla dalohet nga mijëra detektorë sizmikë në të gjithë botës.

Thomas Lecocq, sismolog i Observatorit Mbretëror në Belgjikë tha se zhurma sizmike e ambjentit ka rënë me diku nga 30 deri në 50 në Bruksel, që prej kohës kur u mbyllën shkolalt e bizneset.

Sizmologë të tjerë kanë gjetur reduktime të ngjashme të zhurmës.
Paula Koelemeijer, sismologe në Londër, tha se stacionet sizmike të kryeqytetit atje zbuluan reduktime të zhurmës menjëherë pas vendojsjes së bllokadës.

Tashmë Dr Lecocq kërkon të provojë nëse shkencëtarët mund të masin dridhjet e kores së tokës, ndërsa shton se zbulimet kanë dhe natyrë sociologjike: “Çdo individ mendon se ‘është vetëm në shtëpi’, por në fakt ne të gjithë bashkë po bëjmë diçka të madhe për mjedisin sizmik, dhe ndoshta mund ta marrim nëj mësim për pjesë të tjera të mjedisit.
“Arsyeja pse ne tani jemi në shtëpi është tmerruese, por ndoshta në të ardhmen mund të bëjë të kuptojë ai numri kritik i individëve, se duhen ndryshuar mënyrat dhe se jo të gjithë mund të shkojmë në punë me një makinë secili”.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Aktuale

Rritja e kërkesës për rrymë do t’i mbajë gjallë termocentralet me thëngjill

Published

on

Kërkesa për rrymë në botë është duke shënuar rritjen më të shpejtë në gati 20 vjet, për shkak të përdorimit të kondicionerëve, si pasojë e rritjes së temperaturave, ka thënë Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, në një raport të publikuar të premten.

Sipas gjetjeve, ky trend, që pritet të vazhdojë edhe më 2025, nënkupton vazhdimësinë e përdorimit të energjisë me thëngjill, ndonëse do të rriten kapacitetet e energjisë së ripërtrishme.Shumë vende në botë janë duke regjistruar temperature rekorde dhe valë të të nxehtit, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Rritja e konsumit global të energjisë pritet të shkojë në gati 4 për qind më 2024 – më e madhja prej vitit 2007.

Rritje e njëjtë është parashikuar edhe për vitin 2025, në krahasim me 2.5 për qind të rritjes së kërkesës më 2023.India pritet të jetë lidere në këtë aspekt, e pasuar nga Kina.Në gjetjet e raportit është përmendur që në këtë periudhë do të rriten edhe kapacitetet për energji të ripërtrishme dhe që kjo energji të tejkalojë atë me thëngjill më 2025.

Megjithatë, mënyrat për prodhim të energjisë që shkaktojnë më shumë ndotje, siç është ajo me thëngjill, do të vazhdojnë të jenë të qëndrueshme, sidomos në Kinë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Pas freskimit të motit, shfuqizohet ndalimi i qarkullimit të kamionëve mbi 7.5T

Published

on

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar se është shfuqizuar vendimi i datës 13 korrik 2024, për ndalimin e qarkullimit në Autoudhë, Rrugë Nacionale dhe Rajonale të automjeteve për transportin e mallrave me peshë më të madhe se 7.5T, shkruan Ekonomia Online.

“Duke marrë parasysh parashikimin e motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, sipas të cilit parashihen rënie të ndjeshme të temperaturave ditëve në vijim, kemi marrë vendim për shfuqizimin e vendimit të datës 13 korrik 2024, për ndalimin e qarkullimit në Autoudhë, Rrugë Nacionale dhe Rajonale të automjeteve për transportin e mallrave me peshë më të madhe se 7.5T”, ka njoftuar Durmishi.

“Faleminderit për mirëkuptimin tuaj gjatë këtyre ditëve me temperatura të larta”, ka shkruar ai./Media Ndërtimi

 

Continue Reading

Aktuale

ATK mblodhi 50 milionë euro më shumë se vitin e kaluar

Published

on

Administrata Tatimore e Kosovës përmes konferencës për media sot ka prezantuar rezultatet dhe të arriturat për gjashtë muajt e parë të vitit 2024. Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj, gjatë kësaj konference theksoj treguesit kryesorë të mbledhjes së të ardhurave, efikasitetin e shërbimeve dhe progresin në përmbushjen e objektivave strategjike.

Drejtori Murtezaj tha se ATK-ja ka arritur rezultate mbresëlënëse në mbledhjen e të hyrave gjatë periudhës janar-qershor 2024, duke theksuar se të hyrat e mbledhura kanë tejkaluar pritshmëritë, duke arritur në 473.3 milionë euro, që tregon rritje prej 50.1 milionë euro më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

“Ky sukses i atribuohet përmirësimit të proceseve të mbledhjes dhe angazhimit të shtuar të tatimpaguesve në përmbushjen e obligimeve të tyre. Gjatë kësaj periudhe, ATK-ja ka zbatuar 15,442 aktivitete intensive për parandalimin e evazionit tatimor dhe edukimit tatimor. Këto aktivitete kanë ndihmuar në rritjen e ndërgjegjësimit të obligimeve tatimore, duke kontribuar në përmirësimin e pajtueshmërisë dhe uljen e evazionit fiskal. Këto aktivitete kanë rezultuar me 1.5 milionë euro gjoba, 43.8 milionë euro tatim shtesë, 9.8 milionë euro janë konstatuar mungesë në stoqe, si dhe 3,809 punëtor janë formalizuar si të punësuar”, tha ai.,

Sipas tij, një ndër arritjet kryesore të ATK-së ka qenë avancimi i proceseve të digjitalizimit. Implementimi i platformave të reja elektronike ka thjeshtuar ndjeshëm procedurat për dorëzimin e deklaratave tatimore dhe pagesave, të cilat që nga lancimi i EDI janë: 25.1 milionë E-deklarime, me gjithsej 164,293 tatimpagues të regjistruar në platformë. Kjo ka rezultuar në një rritje të efikasitetit dhe transparencës, duke bërë të mundur që bizneset të përmbushin obligimet e tyre në mënyrë më të lehtë dhe më të shpejtë.

“ATK-ja ka forcuar bashkëpunimin me institucionet e tjera publike dhe organizatat ndërkombëtare, duke krijuar partneritete që kanë për qëllim luftimin e evazionit fiskal dhe përmirësimin e administrimit tatimor. Këto bashkëpunime kanë rezultuar në shkëmbimin e informacionit dhe praktikave më të mira, duke kontribuar në përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve të ATK-së. Administrata Tatimore e Kosovës mbetet e përkushtuar në vazhdimin e përmirësimit të shërbimeve dhe rritjen e mbledhjes së të hyrave, duke kontribuar kështu në stabilitetin financiar dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Ne falënderojmë të gjithë tatimpaguesit për bashkëpunimin dhe mbështetjen e tyre dhe ju inkurajojmë që të vazhdoni të përmbushni obligimet tuaja tatimore”, tha ai./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending