Connect with us

Auto

Italia bllokon kompanin shtetërore kineze të marrë kontrollin e Pirellit

Published

on

Italia ka bërë lëvizje për të bllokuar një kompani shtetërore kineze që të marrë kontrollin e gjigantit të prodhimit të gomave Pirelli.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vendimi është pjesë e masave të shpallura nga qeveria italiane për të mbrojtur pavarësinë e Pirelli.

Gjiganti kimik i kontrolluar nga Pekini “Sinochem” është aksionari më i madh i Pirelli-t, me 37% të aksioneve në firmën 151-vjeçare me bazë në Milano.

Kjo vjen pasi tensionet midis Pekinit dhe Perëndimit janë në fokus ndërsa Sekretari i Shtetit i SHBA-së viziton Kinën.

Të dielën, Pirelli tha në një deklaratë për investitorët se qeveria italiane kishte vendosur që vetëm Camfin – një kompani e kontrolluar nga shefi i Pirelli, Marco Tronchetti Provera – mund të emëronte kandidatë për të qenë shefi ekzekutiv i saj.

Pirelli tha gjithashtu se qeveria kishte vendosur që çdo ndryshim në qeverisjen e korporatave të kompanisë duhet t’i nënshtrohet një shqyrtimi zyrtar.

Reagimi vjen pasi Sinochem i tha qeverisë italiane në mars se planifikonte të rinovonte dhe përditësonte një pakt ekzistues të aksionerëve./Media Ndërtimi

Auto

Lucid hap fabrikë në Arabinë Saudite

Published

on

Prodhuesi i automjeteve elektrike Lucid Group deklaroi të mërkurën se kishte hapur fabrikën e tij të parë ndërkombëtare të prodhimit në qytetin Jeddah të Arabisë Saudite, sipas një marrëveshjeje të krijuar për të çuar më tej shtytjen e vendit për prodhimin e veturave elektrike.

Lucid njoftoi planet për fabrikën e saj në qytetin Jeddah vitin e kaluar dhe tha se mbretëria kishte nënshkruar një marrëveshje për të blerë deri në 100,000 automjete nga kompania gjatë 10 vjetëve, transmeton Telegrafi.

Në vitin 2022, mbretëria lansoi brendin e saj të parë për vetura elektrike Ceer.

Prodhesi Tesla thuhet se gjithashtu është në diskutime të hershme për të hapur një fabrikë prodhimi në Arabinë Saudite./Media Ndërtimi

Continue Reading

Auto

Volkswagen pezullon prodhimin e dy modeleve elektrike

Published

on

Volkswagen do të pezullojë prodhimin e dy modeleve elektrike ID.3 dhe Cupra Born në fabrikat e tij në Zwickau dhe Dresden në Gjermani në dy javët e para të tetorit për shkak të kërkesës më të dobët, tha një zëdhënës i prodhuesit të makinave.

Për shkak të situatës aktuale të tregut, prodhimi i automjeteve do të reduktohet gjatë festave të vjeshtës në Saksoni nga 2 tetori deri më 13 tetor në fabrikën e Volkswagen në Zwickau, tha zëdhënësi. Lajmin e raportoi fillimisht agjencia gjermane e lajmeve dpa, transmeton Telegrafi.

Prodhimi i modelit ID.3 në Dresden do të pezullohet nga 2 tetori dhe do të rifillojë nga 16 tetori e tutje.

Volkswagen nuk pranoi të deklarohej lidhur me numrin e punonjësve të prekur. Prodhuesi i makinave tha në fillim të këtij muaji se nuk do të zgjaste kontratat me afat të caktuar të 269 punonjësve në fabrikën e tij të prodhimit tërësisht elektrik në Zwickau.

Prodhuesi gjerman i makinave po përballet me konkurrencë në rritje nga Tesla dhe një grupi në rritje të prodhuesve kinezë të automjeteve, si dhe kërkesën e zbehur në tregun evropian të automjeteve elektrike për shkak të inflacionit të lartë dhe shkurtimeve të subvencioneve./Media Ndërtimi

Continue Reading

Auto

Nissan tani e tutje do të lansojë vetëm vetura elektrike në Evropë

Published

on

Nissan ka njoftuar se nga tani do të lansojë vetëm automjete plotësisht elektrike në Evropë si pjesë e planeve për të shitur vetëm automjete elektrike në rajon duke filluar nga viti 2030.

“Veturat elektrike janë zgjidhja përfundimtare e lëvizshmërisë. Më shumë se shumë një milion klientë tashmë i janë bashkuar rrugëtimit tonë dhe kanë përjetuar kënaqësinë e një automjeti elektrik Nissan dhe nuk ka kthim prapa tani”, tha presidenti dhe CEO i Nissan, Makoto Uchida, transmeton Telegrafi.

“Automjetet me energji nga burime të rinovueshme janë çelësi për ne që të arrijmë neutralitetin e karbonit, i cili është thelbësor për vizionin tonë Ambition 2030. Nissan do të kalojë në versione tërësisht elektrike deri në vitin 2030 në Evropë – ne besojmë se është gjëja e duhur për të bërë për biznesin tonë, klientët tanë dhe për planetin”./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending