Connect with us

Aktuale

“Ishujt” e frekuentimit në Tiranë, çfarë solli transformimi i Pazarit të Ri?

Published

on

Tirana është identifikuar gjithmonë me disa “ishuj” ku frekuentimi është mesatarisht më i lartë sesa në pjesën tjetër të qytetit, pra ish-Blloku dhe Sheshi Skënderbej, të dy për arsye të ndryshme.

Listës së këtyre pikave i është shtuar disa kohë më parë ajo që njihet si zona TID Tirana, e mishëruar në projektin e Pazarit të Ri.

“Bashkëpunimi i AADF-së, Bashkisë së Tiranës dhe qeverisë shqiptare bëri që zona të ndryshonte krejtësisht pamje dhe menaxhim. Kësaj iniciative më pas i janë bashkuar bizneset e zonës, të cilat kanë investuar rreth 7.7 milionë USD.

Shifër kjo e angazhuar në biznese të reja dhe në ato ekzistuese. Investimi i lartpërmendur është reflektuar dhe në tregues të tjerë. Investimet e Bashkisë në Tiranë kanë rritur ndjeshëm vlerat e pronave të qytetarëve.

Sipas rezultateve të pyetësorit të realizuar në muajin shkurt 2018 nga shoqata TID Tirana, në zonën e Pazarit të Ri 43% e bizneseve të anketuara pohuan se kanë pasur shitje më të larta dhe 31% e tyre këto rritje në shitje i kanë pasur me mbi 50%.

41% e bizneseve kanë pasur vlera të shitjeve në nivele të njëjta dhe vetëm 16% kanë patur shitje më të ulëta. Një ndër indikatorët më të rëndësishëm të projektit është frekuentueshmëria. Rekordi i regjistruar arriti shifrën e 15 000 vizitorëve në ditë” shkruhet në relacionin e projektligjit “për Përmirësimin e Zonave të Biznesit” që është depozituar në Kuvend.

Në relacion jepen detaje të asaj çfarë ka ndodhur në zonën e Pazarit të ri të Tiranës.

Referuar relacionit, investimi në zonën e Pazarit të Ri duket se ka dhënë efektet e tij edhe në rritjen e vlerës së pronës, e cila, sipas referimeve të Bashkisë Tiranë është 30-40 % më e lartë.

E shprehur ndryshe, nga vlera 700 deri 850 euro/m2 tani vlera e pasurive apo e objekteve të banimit shkon më shumë se 1 300 euro/m2. Në total në hapësirën në fjalë operojnë rreth 374 biznese, nga të cilat 168 ushtrojnë aktivitetin tek markata e fruta-perimeve. Brenda Pazarit operojnë 68% e bizneseve dhe 32% ndodhen jashtë tij.

Tipologjia e bizneseve është e shumëllojshme. Sipas shifrave zyrtare, 54.2 % e tyre janë shitës ushqimorë (bulmet, fruta-perime, peshk etj.) 16.5% e tyre janë biznese të tjera joushqimore dhe 17.5% janë kryesisht restorante, kafe apo takeaway (merr me vete).

Aktualisht, shoqata TID Tirana ofron shërbimet e pastrimit shtesë të zonës, të sigurisë private në zonë, të magazinimit të produkteve të markatës së frutave e perimeve, si dhe të konsulencës për bizneset në lidhje me programet e granteve dhe të shfrytëzimit të hapësirës publike, në koordinim me Bashkinë Tiranë.

Aktuale

Reagon Përparim Rama për akuzat e ministrit Faton Peci

Published

on

Përmes këtij reagimi, institucionet e Kryeqytetit përgënjeshtrojnë pretendimet e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për vonesat e shkaktuara nga organet e Kryeqytetit për t’u pajisur me kushtet ndërtimore për ndërtesën e Ministrisë.

Më tutje, sqarojmë se dokumentacioni i dorëzuar nga Ministria është i pakompletuar sepse i mungon dokumenti i matjeve gjeodezike, i cili është i domosdoshëm për lëshimin e kushteve ndërtimore.

Përndryshe jemi të habitur me aftësinë dhe kohën që gjen një ministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës për t’u marrë me gjendjen shëndetësore të familjarëve dhe pushimet personale të stafit të Kryeqytetit./Media Ndërtimi

Faton Peci akuzon Përparim Ramën: Po e bllokon ndërtimin e objektit të Ministrisë së Bujqësisë!

Continue Reading

Aktuale

INDEP shënon Ditën e Tokës përmes aktivitetit Atelie 2024

Published

on

INDEP sot, më 22 Prill për të shënuar Ditën e Tokës ka organizuar aktivitetin Atelie 2024 me nxënësit e Shfmu “Mihal Grameno” Fushë Kosovë. Ky aktivitet është pjesë e projektit “Të rinjtë për një të ardhme të qëndrueshme”.

Nxënësit e shkollës prezentuan në panair veprat e tyre artistike të realizuara me materiale të ricikluara. Për pesë nga punimet më të dalluara janë ndarë çmime. Qëllimi i këtij aktiviteti është të ndërgjegjësoj të rinjtë e kësaj komune rreth ndotjes së ambientit si dhe të rrisë vetëdijen mbi ripërdorimin dhe riciklimin e materialeve.♻️

INDEP së bashku me Milieukontakt Albania do të punojnë në #BashkitëLushnje dhe #FushëKosovë për përmirësimin e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm të tij.

Ky projekt mbështetet nga Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2, financuar nga #BashkimiEvropian dhe zbatuar nga #UNDP./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Festivali të Arkitekturës dhe Dizajnit ‘Concéntrico’, shënon edicionin jubilar në Spanjë

Published

on

Nga 25 prilli deri më 1 maj 2024, në qytetin spanjoll Logroño, Concéntrico përgatitet për edicionin e tij të 10-vjetorit. I parashikuar si një soditje e ndryshimit të mjediseve urbane dhe një mundësi për të ndarë njohuri rreth këtyre proceseve, Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës dhe Dizajnit të këtij viti përfshin formate të reja për të angazhuar një audiencë më të gjerë dhe për të eksploruar kohën si një katalizator për ndryshimin në dizajnin urban dhe social.

Festivali zgjeron programin e tij, duke shfaqur 21 instalime nga dizajnerë të 20 kombësive të ndryshme, përveç disa nismave dhe eksplorimeve të tjera.

Instalacionet urbane përfaqësojnë ndoshta aspektin më të dukshëm dhe më tërheqës të festivalit, duke eksploruar temën përmes dizajnit dhe duke synuar të gjenerojë ndërveprime midis arkitektëve dhe publikut më të gjerë. Që nga viti 2015, festivali ka krijuar mbi 120 instalime urbane.

Këtë vit, arkitektët dhe projektuesit e ftuar propozojnë një shumëllojshmëri të gjerë qasjesh, nga rinatyrëzimi i hapësirave publike, tek riinterpretimi i metodave popullore, ripërdorimi i materialeve nga botimet e mëparshme, krijimi i eksplorimeve përmes lëvizjes ose sfidimi i konceptit të strehimit. Eksploroni listën e plotë të instalimeve urbane të ardhshme të përgatitura për këtë edicion.

Edicionet e mëparshme të festivalit mirëpritën ndërhyrje nga dizajnerë të njohur dhe të ardhshëm, duke përfshirë Studio Ossidiana, Tudor Vlāsceanu Architect, Rintala Eggertsson Architects ose Piovenefabi. Duke hapur biseda rreth komunitetit dhe identiteteve lokale, si dhe çështjeve të përfshirjes, ndryshimit të përkufizimeve të familjeve apo sfidave të ekologjisë, festivali përfaqëson një mundësi për eksplorim përmes dizajnit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending