Connect with us

Gjykim

Ish-kryeministri Haradinaj pritet të ftohet si dëshmitar në rastin e 53 milionëshit

Published

on

Pas vendimit të Këshillit Gjyqësorë të Kosovës që të reduktohet puna dhe të vazhdohet vetëm me shërbime esenciale gjatë së enjtes është anuluar seanca ndaj Pal Lekaj për rastin e 53 milionëve euro, ka konfirmuar për Ekonomia Online, avokati i tij Musa Damati, raporton Ekonomia Online.

Ai ka bërë të ditur se janë njoftuar nga gjykata për anulimin e seancës pas vendimit të Qeverisë për uljen e pagave të prokurorëve e gjyqtarëve.

“Seanca e sotme është shtyrë dhe kjo për shkak të vendimit të KGjK-së që t’i bojkotojë të gjitha të seancat gjyqësore si konsekuencë e vendimit të Qeverisë së Kosovës për ulje të pagave në sistemin e drejtësisë”.

Damati ka thënë se në kuadër të kësaj, është menduar të ftohet në cilësinë e dëshmitarit, ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Avokati Damati konsideron se klienti i tij, ish-ministri Pal Lekaj, në asnjë rast nuk mund të jetë fajtor, pasi që vendimi është marrë në mbledhjen e Qeverisë.

“Klienti im, ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj nuk ka pasur rol të vendimmarrjes në procesin e autorizimit të transaksionit prej 53 milionë euro lidhur me projektin e autostradës. Në këtë rol të vendimmarrjes e ka ushtruar Qeveria e Kosovës e cila në mbledhje të hapur me shumicë votash ka aprovuar autorizimin e transaksionit prej 53 milionë eurove, andaj nuk ekziston as edhe një lidhje kauzale ndërmjet veprimeve të klientit tim dhe shkaktimit të pasojës së veprës penale”.

“Duke u bazuar në të gjitha këto prova, mbrojtja synon që gjatë këtij procesi gjyqësor ta ftojë edhe ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj në cilësi të dëshmitarit për të dëshmuar në këtë proces gjyqësor”, tha Damati./Media Ndërtimi.

Anulohet shqyrtimi gjyqësor në rastin e 53 milionëshit për autostradën  “Arbën Xhaferi”

Gjykim

Dështon shqyrtimi fillestar ndaj zyrtares së Drejtorisë për Gjeodezi në Skenderaj, e akuzuar për korrupsion  

Published

on

Në mungesë të të akuzuarës Bukurije Koshtova, të hënën në Gjykatën Themelore të Mitrovicës ka dështuar seanca e shqyrtimit fillestar ndaj saj, e cila po ngarkohet nga prokuroria se në cilësinë e zyrtares së Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në Komunën e Skenderajt ka kryer e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autorizimit zyrtar për korrupsion”.

Gjyqtari i rastit Rrahman Beqiri konstatoi se e akuzuara e ka pranuar ftesën në mënyrë të rregullt, kurse përmes telefonit e ka njoftuar gjykatën se nuk mund të jetë prezente në seancë, për shkak se kishte rast vdekje në familje, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndryshe, të pranishëm në sallë ishin prokurorja e shtetit Fetije Bajrami, si dhe mbrojtësi sipas detyrës zyrtare i të akuzuarës Koshtova, avokati Ali Rexha.

Gjyqtari Beqiri konstatoi se pasi e akuzuara e ka njoftuar gjykatën se nuk ka mundësi të angazhojë avokat, ndërsa mbrojtja në këtë çështje penale është e obligueshme, ka kontaktuar me Odën e Avokatëve të Kosovës për referimin e një mbrojtësi sipas detyrës zyrtare, me qëllim që të procedohet me rastin pa zvarritje.

Në mungesë të së akuzuarës, seanca e shqyrtimit fillestar të së hënës u shty, ndërsa e radhës u caktua për datën 13 prill 2023.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Mitrovicë më 28 prill 2021 ka ngritur aktakuzë kundër Bukurije Koshtovës, sepse më 31 mars 2016, në cilësinë e zyrtares së Administratës në Drejtorinë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në Komunën e Skenderajt, ka keqpërdorur pozitën zyrtare dhe nuk ka përmbushur detyrën e saj zyrtare.

Sipas aktakuzës, rasti ka ndodhur ashtu që e njëjta sipas kërkesës së personit Patriot Gashi, ka plotësuar formuarin për kërkesa apo ankesa të datës 31 mars 2016, ndërsa e njëjta duke vepruar në kundërshtim me udhëzimin administrativ nr. 02/2013 pa siguruar paraprakisht autorizimin nga kërkuesi, i dërgon të dhënat tek zyrtari përgjegjës (juristi) për certifikatën e pronësisë në emër të pronarit Behram Syla ku pastaj në bazë të këtyre të dhënave i pandehuri Ylber Syla, ndaj të cilit është ndarë procedura, e falsifikon certifikatën nr. 7075 të datës 28 qershor 2016 në emër të Behram Sylës, duke e transferuar në emrin e tij, Ylber Syla, dhe përmes kësaj certifikate aplikon për fitimin e grantit pranë AZHB-së.

Me këtë e pandehura ngarkohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autorizimit zyrtar”, nga neni 422 par. 1 të KPRK-së./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Gjykim

Rasti “Toka”, bartja e pronës shoqërore në pronë private duhet mbështetet në vendime e aktgjykime

Published

on

Ish-drejtori i Departamentit për Kadastër në Komunën e Prishtinës, Shiqeri Spahiu ka thënë se procedura e bartjes së pronës shoqërore në pronë private duhet mbështetet në vendime, aktgjykime valide të vërtetuara nga ish-gjykata kompetente.

“Çfarëdo prone por edhe prona publike duhet të mbështetet në vendime, aktgjykime valide të vërtetuara atëherë nga ish Gjykata Kompetente, tani janë edhe noterët duke plotësuar edhe aktet përcjellëse, dëshmi, kontrata etj.”, tha dëshmitari Spahiu, pasi i njëjti u pyet nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Arben Hoti se si është procedura e bartjes së një pronë shoqërore në atë private.

Këtë deklarim, dëshmitari Spahiu e bëri në seancën e së enjtes, në gjykimin ndaj ish-deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Azem Syla dhe të tjerëve, të cilët po akuzohen për vepra të ndryshme penale që lidhen me korrupsionin e krimin e organizuar, në rastin e njohur si “Toka”, raporton “Betimi për Drejtësi”.

I njëjti ka thënë se, deri sa kishte qenë drejtor ka ekzistuar zyra pritëse që ka pranuar dokumentacionin e çdo pale dhe sipas tij, çdo kërkesë është dashur të plotësoj kushtet minimale të cilat kanë qenë të parapara me ligje dhe udhëzime administrative.

Pastaj, ai tha se zyrtarët përgjegjës kanë pasur obligim për të vërtetuar vetëm vërtetësinë formale të dokumenteve që janë në dosje por jo edhe origjinalitetin e dokumentit.

“Por ne nuk kemi pas mundësi as kompetencë me vlerësuar vërtetësinë e profesionit të dokumentit, pra origjinalitetit, p.sh. nëse ka ardh nga gjykata ne nuk kemi pas kompetencë ne me vlerësu a është në rregull apo jo, është dashur me qenë e konfirmuar dhe vërtetuar nga organi kompetent”, ka deklaruar tutje dëshmitari Spahiu.

Gjithashtu, i njëjti ka thënë se qëndron pranë deklaratave të dhënë me parë.

Po ashtu, në këtë seancë është dëgjuar edhe dëshmitari Faton Ramadani, i cili tha se nuk ka të bëjë asgjë me këtë rast .

“Unë 2-3 herë kam qenë edhe e kam sqaruar se nuk kam të bëjë asgjë me këtë lëndë dhe veç po më thirrni kot”, deklaroi ai.

Ai pohoi se kishte dhënë deklaratë në prokurorinë e EULEX-it por tha se nuk ka pasur të bëjë me rastin “Toka”.

Ndërsa, tha se qëndron pranë deklaratës së dhënë në polici por edhe ajo deklaratë sipas tij nuk ka pasur të bëjë me këtë rast.

I njëjti ka thënë se nuk ka pasur asnjëherë marrëdhënie biznesore, kontraktuale ose blerje a shitje me ndonjërin nga të akuzuarit.

Ndryshe, në këtë seancë munguan dëshmitarët Edvard Gashi, Rexhep Bytyqi, Naser Abazi dhe Januz Mustafa.

Lidhur me këta dëshmitarë, gjykatësi Hoti pasi morri edhe mendimin e palëve mori aktvendim për leximin e deklaratave të dëshmitarëve Bytyqi, Abazi dhe Mustafa.

Ndërsa, sa i përket dëshmitarit Gashi gjykatësi Hoti tha se, gjykata do të bëjë përpjekje edhe një herë për të siguruar prezencën e tij kjo për faktin se të akuzuarit Vidosav Novakovic dhe mbrojtësit të tij avokatit Mehmet Berisha nuk i është dhënë mundësia të kundërshtojnë dëshminë e tij në shqyrtimin paraprak.

Me këtë rast, gjykatësi Hoti tha se do t’i jepet mundësia edhe të pandehurit Shaban Syla të kundërshtoj dëshminë e deklaratës së tij dhe t’i parashtrojë pyetje të njëjtit.

Seanca e radhës do të vazhdojë më 24 mars 2023.

Ndryshe, më 17 nëntor 2022 është bërë veçimi i procedurës për të akuzuarin F.G, pasi që për të njëjtin ishte caktuar të përpilohej një ekspertizë psikiatrike dhe eksperti kishte konstatuar se ai nuk është në gjendje të përcjellë shqyrtimin gjyqësor.

Në seancën e 10 qershorit 2022, Azem Syla dhe të tjerët janë deklaruar të pafajshëm lidhur me veprat penale që iu vihen në barrë./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Gjykim

Prokuroria kërkon dënimin e ish-drejtorit të Urbanizmit në Drenas

Published

on

Prokurori Bashkim Zeqaj në fjalën përfundimtare të dhënë të enjten në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka kërkuar dënimin e ish-drejtorit të Drejtorisë për Urbanizëm në Komunën e Drenasit, Idriz Hysenaj, ndërsa mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Tahir Rrecaj ka kërkuar lirimin e tij.

Hysenaj po akuzohet për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në seancën e së enjtes, palët në procedurë fjalët përfundimtare ia kanë dorëzuar me shkrim gjykatës dhe të njëjtat më pas i kanë elaboruar.

Prokurori Zeqaj në fjalën përfundimtare ka bërë rikualifikimin e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422, par.2 lidhur me nenin 77, në “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422, par.2 lidhur me nenin 81.

Tutje, i njëjti ndër të tjera ka thënë se në mbledhjen e jashtëzakonshme të thirrur nga kryetari i Komunës, kuptohet qëllimi dhe dashja direkete e të akuzuarit në realizimin e veprës penale, pra sipas tij i akuzuari e ka ditur  që po e keqpërdor detyrën zyrtare duke mos e ndërmarrë asnjë veprim në kuadër kompetencës së tij për largimin e atyre banorëve nga banesat e komunës.

Sipas tij, qëndrimi i mbrojtjes se veprimet e tij nuk i ka ndërmarrë si person zyrtar nuk qëndron, pasi nga provat shihet që i njëjti veprimet i ka ndërmarrë duke tejkaluar kompetencat e tij dhe duke mos përmbushur detyrat zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore.

Tutje, prokurori Zeqaj ka thënë se edhe pse i akuzuari me marrjen e detyrës zyrtare kishte dhënë dorëheqje nga kompania “Kulla Com”, nga provat të cilat gjenden në shkresa të lëndës vërtetohet se i njëjti është marrë me çështjet e kompanisë.

Në fund, prokurori i ka propozuar gjykatës që të akuzuarin Hysenaj ta shpallë fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit.

Në anën tjetër, mbrojtësi i të akuzuarit Hysenaj, avokati Rrecaj gjykatës i ka propozuar që në mungesë të provave të lirojë të mbrojturin e tij.

Avokati Rrecaj gjatë elaborimit të fjalës përfundimtare, ka thënë se pretendimet e prokurorit për mbledhjen e jashtëzakonshme nuk kanë të bëjnë me veprimet e të mbrojturit të tij.

Ndër të tjera, ai ka thënë  se nga dëgjimi i të gjithë dëshmitarëve të propozuar nga ana e prokurorisë është vërtetuar se i mbrojturi i tij banesat i kishte dhënë në shfrytëzim si pronar i “Kulla Com”,  e që veprimet e tij nuk kishin lidhje me përgjegjësitë e detyrës së tij zyrtare si drejtor i Urbanizmit në Drenas.

Fjalët e mbrojtësit të tij, i ka përkrahur edhe i akuzuari Hysenaj, i cili ka shtuar se në këtë rast ka qenë i dëmtuar ai e jo komuna.

Gjithashtu, ai tha se nuk ka keqpërdor pozitën zyrtare pasi që në kohën kur ka qenë drejtor nuk i kishte dhënë banesat në shfrytëzim dhe derisa lënda ka qenë në proces gjyqësor në Divizion Civil, nuk ka mundur të merret asnjë vendim lidhur me  ato ndërtesa banesore, për arsye se nga 27% që i ka pasur Komuna, i ishte kërkuar që të kthehet 50:50, andaj ka qenë e pamundur të dihet cilat janë banesat e komunës e cilat të tij.

Shpallja e aktgjykimit në këtë rast u caktua të bëhet më 27 mars 2023.

Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Idriz Hysenaj në mes të periudhës kohore nga viti 2014 e deri më 15 tetor 2019, në vazhdimësi, si person zyrtar, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i ka tejkaluar kompetencat e tij.

Në aktakuzë thuhet se i njëjti në cilësinë e personit zyrtar, fillimisht asamblist i Kuvendit Komunal në Drenasit e pastaj drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit në këtë komunë, në mënyrë të kundërligjshme dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm për vete dhe biznesin e tij, ua kishte dhënë me qira në shuma të ndryshme gjashtë banesa në kate të ndryshme personave N.K, B.O, D.H, L.B, J.R, M.S, të cilat kanë qenë pronë e komunës në fjalë.

Sipas aktit akuzues, në disa raste u kishte dhënë në shfrytëzim banesat të cilat kanë qenë pronë e Komunës së Drenasit personave të caktuar nga të cilët kishte marrë tokën për ndërtimin e banesave, apo prej qytetarëve që kishin blerë banesë nga ana e firmës së tij “Kulla Com”, deri në përfundim të banesave.

Në këtë mënyrë, në aktakuzë thuhet se Kuvendit Komunal në Drenas i kishte shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa vetes dhe kompanisë së tij i kishte sjellë dobi të kundërligjshme pasurore./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending