Connect with us

Art

Ish Fabrika e Tullave në Prishtinë po transformohet nga Kolektivi i Berlinit në Manifesta 14

Published

on

Këtë të shtunë e të diel do të zhvillohet një guidë e veçantë në Fabrikën e Tullave, hapësirë e Manifesta 14 Prishtina.

Kolektivi nga Berlini @raumlaborberlin po transformon këtë hapësirë post-insdustiale në një vend për bashkëpunim dhe për mësim eko-urban.

Vizitorët do të udhëzohen prej një instruktori nëpër pjesët e mbyllura e të braktisura të kësaj fabrike mes ndjesive dhe lëvizjeve të përditshme. Kjo guidë ofrohet në gjuhën angleze dhe shqipe – gjuha në të cilën do të zhvillohet guida përshtatet sipas grupit.

Për më shumë informata dhe për detajet e regjistrimit i gjeni në vegzën në vijim: https://manifesta14.org/…/common-grounding-a-special…/

Photos © Manifesta 14 Prishtina / Atdhe Mulla

Art

Pasioni për traditën, atelie “Viki” në Çarshinë e dominuar nga kafeteritë në Gjakovë

Published

on

Që nga mesi i muajit prill në Çarshinë e Vjetër në Gjakovë është hapur një atelie e arteve figurative. Atelieja “Viki” e themeluar nga piktorja Violeta Goxha- Hoxha, po i jep freski Çarshisë së ‘dominuar’ nga kafeteritë.

Brenda ateliesë ajo ka ekspozuar pikturat e saja të punuar në dy dekadat e fundit, ku bien në sy ato me figura të femrës shqiptare. në një bisedë për Kallxo.com, piktorja Goxha- Hoxha ka thënë se në këto piktura gruaja trajtohet si forcë, si energji e familjes.

“Qëllimi i Ateliesë është që ta ndryshojmë pak strukturën e Çarshisë së Vjetër, ta kthejmë si ka qenë me zanate, se unë e quaj pikturën si zanat i vjetër dhe shpresoj që ia kam arritur”- ka thënë ajo, në një bisedë për Kallxo.com.

Ajo ka thënë se hapja e ateliesë është pritur me interesim nga qytetarët e Gjakovës.

“Më të vërtetë është prit (hapja) jashtëzakonisht mirë si prej të rinjve si prej atyre që janë më në moshë, është duke iu pëlqyer, kam pasur vizitorë shumë, të Kosovës, mirëpo edhe turistë, veç kanë fillua turistët dhe është duke iu pëlqyer puna,  pikturat janë duke u pëlqyer, sidomos shqiptarëve që jetësojnë jashtë dhe që e kanë atë nostalgjinë për traditat tona, për veprat  dhe atyre po iu bëjnë përshtypje shumë”- është shprehur ajo.

Krijimtaria e pasluftës e piktores Goxha -Hoxha, ndryshon dukshëm nga ajo e viteve të 90-ta. Përmes pikturave të saj ajo pasqyron legjendat, historinë mijëravjeçare, por edhe progresin e popullit të saj.

Përveç ekspozimit në Atelieja “Viki, piktorja Goxha -Hoxha kalon orë të tëra duke krijuar vepra të reja.

Ajo thotë se shumë të rinjtë i bashkohen për të mësuar zanatin e pikturës, por, edhe shijuar artin e bukur të pikturës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Art

Në Galerinë Kombëtare tregohet ‘Rrugëtimi Modernist i piktorit Gjelosh Gjokajt’

Published

on

Në Galerinë Kombëtare të Kosovës është hapuar ekspozita ‘Rrugëtimi Modernist i Gjelosh Gjokaj’, kuruar nga Shkëlzen Maliqi.

Imazhet e artit të hershëm Gjokajt u referohen kujtesave adoloshente të tija nga Lufta e Dytë Botërore, por gjejnë vazhdimësi anksioze edhe që trajtojnë kërcënimet katastrofike të Luftës së Ftohtë nga mesi i shekullit XX që kërcënonte me shpërthim të luftës bërthamore dhe asgjësimin e njerëzimit.

Ky ndikim devijues i teknicizmit të keqpërdorur më veprat e viteve 70-ta dhe 80-ta të Gjokajt sikur trajton një teme aktuale edhe sot, mbi sfidën që njeriut i vjen nga robotët me intelegjencë artificiale. Në këtë aspekt pikturat e Gjokajt replikojnë përmes imazheve tematizimin heidegerian të sfidave të njerëzimit modern.

Filozofi gjerman Martin Heidegger në vitet e 50-të shkruante mbi “të shkretuarit e tokës” dhe “shndërrimin e njeriut në lëndë të parë” ose “në subjekt shfrytëzimi”.

Seria me buste dhe “koka që mbijnë” të Gjokajt, ku ai skicon imazhe groteske të riparimit apo rindreqjes shkel e shko të njeriut, duken sikur ilustrime të diskursit heidegerian.” – Shkëputur nga teksti kuratorial./Media Ndërtimi

Continue Reading

Art

Rrugëtimi Modernist i Gjelosh Gjokaj në Galerinë Kombëtare të Kosovës

Published

on

Në Galeria Kombëtare të Kosovës hapet ekspozita retrospektivë e artistit Gjelosh Gjokaj, e kuruar nga Shkëlzen Maliqi, të mërkurën, 15 maj në ora 19:00.

Gjelosh Gjokaj (1933-2016) është njëri ndër artistët më të shquar të periudhës së modernizmit shqiptar. Vepra e tij është me vlera të pakapërcyeshme për kulturën e trevave shqiptare dhe të rajonit. Pos në Kosovë dhe Mal të Zi, karrierën e denjë prej artisti Gjelosh Gjokaj e ka zhvilluar edhe në Itali dhe Gjermani, ku për katër dekada ka jetuar dhe vepruar si artist i lirë.

Kjo ekspozitë e organizuar për nderë të 90-vjetorit të lindjes së Gjelosh Gjokajt, përfshinë vepra nga të gjitha fazat e zhvillimit të artit të Gjokajt. Ajo përbëhet nga dy koleksione të mëdha të artit të tij. Koleksioni bazë, me 75 vepra të artistit, është ai i Sead Gjokajt si dhe 18 vepra nga fundusi i Galerisë Kombëtare të Kosovës, që duhet të jetë koleksioni më i madh institucional i veprës së tij.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri me 7 korrik, 2024./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending