Connect with us

Art

Debati “Ndikimi i muraleve në krijimin e identitetit të qytetit të Ferizajt”, mbahet më 24 gusht

Published

on

Mural Fest Kosova fton qytetarët e Ferizajt të marrin pjesë në Diskutimin Publik me temën Arti publik: Ndikimi i muraleve dhe formave tjera të artit publik në krijimin e identitetit kulturor të qytetit të Ferizajt.

Në këtë diskutim i cili do të mbahet të mërkurën më 24 gusht, do të jenë në panel përfaqësues nga Komuna e Ferizajt, si dhe njohës të artit publik dhe planifikimit urban.

Këtij aktiviteti i paraprin anketa që është duke u zhvilluar online dhe të gjeturat nga kjo anketë të prezantohen paraprakisht dhe do të diskutohen më gjerë me qytetarë dhe përfaqësues nga komuniteti artistik e organizata jo-qeveritare lokale.

Ekipi ynë është i interesuar të dijë mendimet e qytetarëve rreth punës që është bërë deri më tani sa i përket artit publik në qytet, por jemi të hapur edhe për sygjerimet që pjesëmarrësit mund të kenë, në mënyrë që të krijojmë një planprogram sa më gjithëpërfshirës për vitet e ardhshme./Media Ndërtimi.

Art

“Mbi ekologjinë”, instilacioni i Doruntina Kastratit që tregon për pasojat mjedisore

Published

on

Doruntina Kastrati prodhon instalacione, skulptura dhe video dokumentarë ose eksperimentalë që derivojnë prej një hulumtimi të gjërë.

Kastrati ka zhvilluar një praktikë individuale që e sfidon sistemin e limituar artistik dhe e drejton vëmendjen e shikuesit tek çështjet sociale dhe politike në rajonin e Ballkanit.

Punimi i saj paraqitet në katin e tetë të Grand Hotel Prishtina të titulluar – mbi ekologjinë – si pjesë e ekspozitës tematike “Grand Scheme of Things”.

Ring the bells my land, 2017/22, © Doruntina Kastrati. Photo © Manifesta 14 Prishtina / Majlinda Hoxha.

Continue Reading

Art

Prezantohet në shkretëtirën e Nevadës vepra më e madhe e artit tokësor në botë

Published

on

Quhet City dhe është vepra më e madhe e artit bashkëkohor në histori. Një instalacion gjigant më shumë se 2 km i gjatë dhe 500 metra i gjerë ku alternohen lugina, kodrina, konstruksione betoni, argjinatura dhe bimë. Vepra, e krijuar nga artisti amerikan Michael Heizer midis viteve 1970 dhe 2022, dëshiron të jetë një homazh për strukturat megalitike të së kaluarës, nga piramidat te ndërtimet Maja, të rishikuara në një çelës minimalist.

Qyteti ndodhet në shkretëtirën e Nevadës, në Shtetet e Bashkuara, dhe ka kushtuar mbi 40 milionë dollarë për t’u ndërtuar. Për të financuar veten, Heizer, tani shtatëdhjetë e shtatë vjeç, kishte krijuar një organizatë jofitimprurëse, Fondacioni Triple Aught, i cili tani është përgjegjës për menaxhimin e ndërtimit të madh, raporton a2news.com

Vepra përbëhet nga disa instalime, më të rëndësishmet prej të cilave janë monumenti 45 °, 90 °, 180 ° i përbërë nga një sërë pykash që hedhin hije në tokë dhe “Complex One”, Kompleksi Një, vepra e parë e krijuar nga Heizer në vitet ’70, frymëzuar lirisht nga piramida e madhe egjiptiane e Zoserit.

Qyteti është një labirint i madh i kufizuar nga bordurat e ulëta, shpatet e betonit, zonat e mbuluara me bimësi, rërë, dhe kodra të buta ose shpate të pjerrëta. Materialet e përdorura janë të gjitha me burime lokale dhe, pavarësisht nga përmasat e saj kolosale, kjo vepër arti tokësore është e integruar në mënyrë të përkryer me mjedisin përreth.

Heizer sigurisht që nuk e vendosi aksesueshmërinë ndër kriteret kryesore që udhëhiqnin punën e tij. Qyteti është i rrethuar nga qindra kilometra shkretëtirë dhe mund të vizitohet, me prenotim, nga grupe të vogla njerëzish. Kushdo që dëshiron ta shikojë nga lart, mund ta kërkojë në Google Maps në këtë adresë.

Continue Reading

Art

Vendoset një instalacion në kufirin e paqartë politik që ndan qytetin e Mitrovicës

Published

on

Petrit Abazi, një kurator i lindur në Mitrovicë, bashkon artistët Stanislava Pinchuk dhe Piers Greville për të eksploruar mënyrat e pajtimit, riparimit dhe shërimit, duke vendosur dy vepra individuale arti brenda kufirit fluid dhe të paqartë politik të vetë lumit Ibër që ndan qytetin e Mitrovicës.

Instalacioni i Pinchuk-ut “Evropa pa monumente” paraqet një plazh urban dhe fushëlojë në një qytet me burime tejet të pakta për hapësira publike qytetare dhe rekreative. “Çka është këtu” e Greville-it është një urë e mishëruar nga vetë njerëzit.

Duke vendosur një kornizë në mes të lumit, artisti fton qytetarët nga të dy anët e qytetit të notojnë në shenjë solidariteti, së bashku kundër rrymës.

Kanë mbetur vetëm dhjetë ditë për të parë këtë instalacion të jashtëzakonshëm pasi do të çmontohet. Këtë bashkëpunim mund ta shihni në qytetin e Mitrovicës në kuadër të Manifesta 14 Prishtina./Media Ndërtimi.

 

Continue Reading

Trending