Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në një intervistë në televizionin publikë, ka thënë se platforma franko-gjermane e marrëveshjës Kosovë-Serbi parasheh që serbët ta kënë një formë të qeverisjës në Kosovë.
“Sipas kësaj rrjedhimisht Kisha Ortodokësë në Kosovë duhet t’i fitoj të gjitha të drejtat që nënkupton të drejtat ekstorialitetit të kishës ortodokse serbe. Qeverisja e serbe në Kosovë nuk është vetëm Asociacion. Vetëqeverisje nuk është asgjë tjetër përpos autonomi për serbët në Kosovë. Ata që vetëqeverisin i kanë disa të drejta të vendosin për disa çështje.”, deklaroi ish-kreu i LDK-së, Mustafa duke shtuar se sa ishte ai në pushtet, është dakorduar që Asociacioni të mos jetë pushtet i tretë në Kosovë dhe që të mos ketë kompetenca ekzekutive dhe përgjegjësi që i ka pushteti lokal.
Edhe pse vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës janë përfundimtare dhe të detyrueshme për të gjitha palët, udhëheqja lokale në Deçan refuzon të zbatoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, sipas të cilit 24 hektarë tokë i përkisnin Manastirit të Deçanit.
Autoritetet lokale pretendojnë se prona i përket ndërmarrjeve shoqërore “Apiko” dhe “Iliria” dhe se asnjëherë nuk i kanë takuar manastirit. Ata konsiderojnë që Gjykata Kushtetuese e ka legalizuar vendimin e Slobodan Milosheviqit, të vitit 1997, kur vendosi që atë pronë t’ia dhurojë manastirit.
Komuniteti ndërkombëtar në Kosovë, vazhdimisht i ka bërë thirrje Komunës së Deçanit dhe Qeverisë së Kosovës, për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilit 24 hektarë tokë janë në pronësi të Manastirit të Deçanit.
Mustafa kishte nënshkruar marrëveshjen më 2013, në kohën kur dialogun e ndërmjetësonte Bashkimi Evropian me Federica Mogherinin, si përfaqësuese e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme./Media Ndërtimi.