Connect with us

Tech

Irani pretendon se ka zbuluar mjetin për detektimin e të infektuarve me koronavirus nga 100 metra largësi

Published

on

Irani prezantoi një pajisje këtë javë për të cilën pretendon se mund të zbulojë rastet me Covid-19 nga rreth 100 metra larg.

Shefi i Gardës Revolucionare iraniane, Hossein Salami tha se shkencëtarët vendas kishin shpikur pajisjen “më të mirë” për të zbuluar rastet e virusit “nga distanca” pa pasur nevojë për një test gjaku, transmeton Oranews shkrimin e Daily Mail-it.

Se si do të funksiononte kjo është e paqartë, por mediat iraniane pretenduan se pajisja kishte një shkallë të saktësisë ’80 për qind’ dhe përfundimisht mund të adaptohej për ‘zbulimin e të gjitha llojeve të viruseve’.

Kjo pajisje ka mund të krahasohet me detektorët e rremë të bombave të shitura nga James McCormick, një britanik i cili bëri 20 milionë paund, përpara se të përfundonte në burg në vitin 2013.

Vlerësohet se Irani ishte një vend që shumë herët e kishte virusin, madje u fajësua për eksportimin e virusit në të gjithë Lindjen e Mesme për shkak të mosveprimit.

Por agjencia e lajmeve Tasnim tha që pajisja ishte një ‘instrument i jashtëzakonshëm dhe unik’ i zhvilluar nga ‘shkencëtarët vendas’.

Gjeneral Salami mori pjesë vetë në një “ceremoni zbulimi” ku tha se pajisja mund të përdoret për “ekzaminimin e njerëzve në një shkallë të gjerë”.

Salami tha se pajisja krijon një fushë magnetike e cila lokalizon një infeksion virusi brenda një rrezeje prej 100 metrash.

Kur antena e pajisjes drejtohet kah një lokacion specifik, ajo do të zbulojë vendin e kontaminuar brenda rreth pesë sekondave, deklaroi ai.

Pajisja është supozuar se është testuar në spitale me ’80 për qind saktësi’ dhe Irani shpreson të zhvillojë versione të azhurnuara për të provuar për sëmundje të tjera.

 

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Tech

iPhone i parë i palosshëm i Apple mund të mbërrijë në vitin 2026

Published

on

Apple vazhdon të punojë në një iPhone të palosshëm, i cili mund të arrijë që në vitin 2026, sipas një raporti nga The Information.

Në shkurt, The Information raportoi se Apple ishte në fazat e hershme të zhvillimit të dy prototipeve të palosshme të iPhone.

Por tani, duket se Apple mund të jetë vendosur në një dizajn, pasi The Information thotë se pajisja ka një pseudonim të brendshëm, V68, që tregon “ideja ka kaluar përtej fazës konceptuale” dhe tani është “në zhvillim me furnitorët”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Apple thuhet se është ende duke punuar “për të rrafshuar rrudhat” që shfaqen kur telefoni shpaloset dhe po përpiqet gjithashtu ta bëjë pajisjen më të hollë.

Kjo vërteton raportin e së martës nga DigiTimes, i cili zbulon detaje të ngjashme në lidhje me planet e telefonit të palosshëm të Apple.

Thashethemet e fundit sugjerojnë se Apple po punon gjithashtu për një pajisje të palosshme të ngjashme me MacBook që mund të fillojë të shpërndahet në vitin 2026./Media Ndërtimi

Continue Reading

Tech

Qeveria Kurti ndalon Tik-Tok-un, menjëherë implementohet ndalimi në pajisjet zyrtare

Published

on

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme, më 28.06.2024, ka miratuar propozim vendimin që të ndalojë përdorimin e rrjetit social Tik-Tok në të gjitha institucionet publike.

Sipas këtij vendimi të gjithë zyrtarët publik  janë të obliguar ta largojnë aplikacionin në pajisjet zyrtare.

Menjëherë pas miratimit të këtij vendimi, në pajisjet zyrtare është pamundësuar hapja e këtij aplikacioni.

“Bazuar në politikat e qasjes sëë organizatës suaj, qasja në këtë faqe interneti është bllokuar” – është njoftimi që iu del zyrtarëve publikë kur provojnë të kyçen në Tik-Tok.

Kallxo.com ka siguruar një fotografi të një pajisje zyrtare, nga e cila nuk është e mundur të kyçet në rrjetin social Tik Tok./Media Ndërtimi

Continue Reading

Tech

Qeveria e Kosovës pritet të marrë vendim për ndalimin e “Tik-Tok-ut” në të gjitha institucionet publike

Published

on

Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës.

Në mbledhjen e sotme e cila pritet të fillojë në ora 14:00, në rend dite janë dhjetë pika.

Ndër të tjera në mbledhjen e sotme të ekzekutivit do të bëhet shqyrtimi i propozim-vendimit për ndalimin e funksionimit të shërbimeve të Rrjetit Social “Tik Tok” në të gjitha Institucionet e Republikës së Kosovës.

Në mbledhjen e sotme po ashtu do të bëhet shqyrtimi i Drafti i Strategjisë Shtetërore Kundër Drogave 2024-2028 dhe Planin e Veprimit 2024-2026, shqyrtimi i Drafti i Strategjisë së Punësimit në Kosovë 2024-2028 dhe Planit të Veprimit 2024- 2025 dhe shqyrtimi i Draftit të Strategjisë së Turizmit të Republikës së Kosovës 2024-2030 dhe Plani e Veprimit 2024-2026./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending