Connect with us

Aktuale

Iniciohet rast hetimor lidhur me keqpërdorimet e ujësjellësit në Kamenicë

Published

on

Komuna e Drenasit, respektivisht kryetari Ramiz Lladrovci, me datën 29.06.2020 ka ftuar organet e hetuesisë, që të iniciojnë hetimet lidhur me projektin e rrjetit të ujësjellësit në Kamenicë, i cili projekt ka filluar së implementuari që nga viti 2010, njofton kumtesa.

Siç thuhet në njoftim, arsyeja pse janë ftuar organet e hetuesisë për të hulumtuar këtë projekt, është se gjatë punimeve për t’u lidhur në rrjetin e ujësjellësit i cili është dashtë të furnizoj 22 vendbanime, është vërtetuar se në disa pjesë nuk ka gypa fare, ndërsa në pjesën ku ekzistojnë gypat, janë jashtë standardeve të kërkuara dhe nuk janë funksional.

“Për të gjitha supozimet se gjatë realizimit të këtij projekti ndër vite, ka pasur keqpërdorime, është konstatuar me dorëzimin e raportit nga ana e Komisionit profesional, i cili ka verifikuar dhe vlerësuar gjendjen faktike nga bazenat e Feronikelit deri të bazeni i pompave në Çikatovë e Vjetër, rrjedhimisht verifikimin e komplet ujësjellësit në Kamenicë, i cili komision në bazë të raportit ka gjetur një varg shkeljesh e parregullsish në implementimin e këtij projekti. Ky raport i është dorëzuar organeve të hetuesisë”.

Komuna e Drenasit kërkon falje publike ndaj qytetarëve, që edhe pse ky projekt është dashur të përfundoj dhe 22 vendbanime të kenë furnizim me ujë të pijshëm, ne ende po përmallemi me keqpërdorime nga punimet e viteve të kaluara, pra nga viti 2010 e tutje, pasi që ekzistojnë dyshimet se për të njëjtin projekt janë lidhur disa kontrata e të cilat nuk janë realizuar në terren.

“Komuna e Drenasit ka kërkuar nga organet e hetuesisë që me prioritet të hetojnë këtë rast, në mënyrë që sa më shpejtë t’i hapen rrugët e rifunksioalizmit të këtij projekti, i cili është në interes të qytetarëve të 22 vendbanimeve të Komunës së Drenasit”.

Po ashtu, siç thuhet në njoftim, Komuna e Drenasit, do të merr veprimet e nevojshme administrative, sa i përket zyrtarëve të involvuar në këtë projekt e të cilët, me apo pa dashje kanë lejuar që projekti të mos përfundoj sipas nënshkrimit të kontratës.

Aktuale

Publikohet platforma digjitale për historinë e Prishtinës

Published

on

Historia qindravjeçare e Prishtinës tash e tutje do të mund të njihet edhe përmes platformës digjitale “Prishtina në histori”.

E krijuar nga “Trembelat”, kjo platformë prezanton qindra dokumente origjinale për Prishtinën, që nga shekulli i 13-të.

Përmes një komunikate për media, “Trembelat” kanë bërë të ditur se platforma digjitale (qerthulli) “Prishtina në histori” përmbledh një grumbull digjital të teksteve, hartave, gravurave, fotografive dhe punimeve rreth historisë së qytetit të Prishtinës që kapin kohën prej fundit të shekullit 13-të deri në vitete e para të shekullit 20-të.

Në Arkivin e Prishtinës, pjesë e Komunës së Prishtinës, rishtazi janë sjellë rreth 38,598 dokumente osmane, të cilat dokumentojnë historinë e Prishtinës prej shekullit të 15-të deri në shekullin 20-të, shumica prej tyre, siç thuhet në komunikatë janë krejt të pastudiuara dhe të panjohura për publikun.

Në anën tjetër, po sipas komunikatës, shumë studime të cilat janë bërë bazuar në arkivat e Romës, Venedikut dhe Dubrovnikut mbesin në sirtarë të bibliotekave dhe njihen vetëm prej një grupi të vogël specialistësh.

“Këto të dhëna, por dhe të tjera që kanë të bëjnë me të kaluarën e Prishtinë, nga arkiva, biblioteka e koleksione janë mbledhur dhe do të vazhdojnë të mblidhen në fazat e tjera të këtij projekti (Prishtina në histori)”- thuhet në komunikatën e ‘Trembelave”.

Po siaps komunikatës, në mesin e materialeve të botuara janë edhe rreth 100 dokumente origjinale të përkthyera, si shtesë për tekstet e shkruara enkas, e artikuj të rëndësishëm nga e kaluara që meritojnë të lexohen më gjerësisht, pjesa më e madhe e tyre, sic thuhet më tej në komunikatë, janë botuar në këtë fazë fillestare.

Platforma është iniciativë e “Trembelave” me siglën botuese “Varg” e mbështetur financiarisht nga Komuna e Prishtinës, në partneritet të ngushtë edhe me Arkivin e Prishtinës, të cilët edhe kanë mundësuar qasjen në dokumentet nga arkivat osmane, që në vitin 2018 janë sjellë në kopje digjitale te ky arkiv./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës organizon kuvendin zgjedhor

Published

on

Të nderuar anëtarë të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 26, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2022, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e a-a-k.

KUVENDI ZGJEDHOR i a-a-k, do të mbahet:

Datë: 23.05.2024 (E Enjte)

Ora: 17:00 h

Vendi: MODELARIUMI në Fakultetin e Arkitekturës në UP-ë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitëktëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 32, të Statutit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

“Reagim ndaj shkrimeve të pasakta dhe tendecioze rreth nënshkrimit të kontratës me Arkitektin e Qytetit”

Published

on

Komuna e Prishtinës ka reaguar ndaj shkrimeve rreth nënshkrimit të kontratës me Arkitektin e Qytetit”

Me datën 13 maj 2024 është publikuar një shkrim me titull “Tre muaj para se të regjistrohej në ARBK, kompania Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit nënshkroi kontratën me Komunën e Prishtinës” nga një prej portaleve lokale, dhe po të njëjtat informata të pasakta e tendencioze janë shpërnda nga eksponentë politik të caktuar.

Kryeqyteti informon qytetarët se ky artikull dhe shkrimet pasuese janë të pasakta dhe se:

  • Konsorciumi i kompanive fituese kanë qenë të regjistruara pranë ARBK shumë kohë më parë
  • Procesi i tenderimit të Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit është vlerësuar tri (3) herë nga OSHP, si proces i rregullt dhe në përputhje me ligjin.
  • Procesi i tenderimit është zhvillu përmes sistemit elektronik “EPROKURIMI” dhe të gjitha të dhënat digjitale janë në dispozicion për të vërtetuar rregullsinë e procesit

Më poshtë është shpjeguar në hollësi procesi.

Aktiviteti i prokurimit me titull “Konsulencë për themelimin e Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit për nevojat e Komunës së Prishtinës” me nr. të prokurimit 616-22-7431-3-1-2, është publikuar me datën 21.07.2022. Pra aktiviteti ka filluar në korrik të vitit 2022 dhe ka përfunduar rreth 1 vit më pas apo më 27.06.2023 kur është nënshkruar kontrata, ndërsa kontrata e nënshkruar si e tillë përmes kësaj procedure aktualisht është në zbatim e sipër. Procedura si e tillë është zhvilluar në dy faza, ku kanë marrë pjesë gjithsej 6 tenderues (operatorë ekonomik ose grupe të operatorëve ekonomik). Gjatë aktivitetit të prokurimit janë shtjerrë të gjitha procedurat sipas mjeteve juridike në dispozicion. Mbi të gjitha kjo lëndë është trajtuar tri (3) herë nga OSHP dhe nënshkrimi i kontratës është manifestuar vetëm pas rikonfirmimit përmes vendimit të tretë të Panelit Shqyrtues në OSHP.

Sa i përket pretendimit se është nënshkruar kontratë me një operator ekonomik që nuk ka qenë i regjistruar në ARBK, duhet theksuar faktin që kontrata është nënshkruar me datë 27.06.2023 nga të dy palët kontraktuese dhe jo me datë 27.03.2023 sikurse është pretenduar. Kontrata është nënshkruar në tri kopje origjinale, por në njërën kopje të kontratës me rastin e nënshkrimit të kontratës, operatori ekonomik ka bërë gabim teknik ku në vend të numrit 6 ka shënuar numrin 3. Megjithatë ky gabim menjëherë është reviduar ndërsa data e nënshkrimit është evidentuar saktë (27.06.2023). Pra data e nënshkrimit të kontratës është 27.06.2023 dhe ky fakt është i pakontestueshëm për cilëndo palës me interes juridik. Data e nënshkrimit 27.06.2023 mund të konfirmohet edhe nga sistemi elektronik EPROKURIMI. Vlen të shtohet po ashtu se njoftimi për dhënie të kontratës është publikuar me datë 27.06.2023 ndërsa njoftimi për nënshkrim të kontratës është publikuar me datë 29.06.2023. Pra thjesht ka qenë e pamundur që të nënshkruhet kontrata në muajin mars 2023 sikurse pretendohet. Me këtë rast duhet kuptuar faktin që procedura e prokurimit zhvillohet hap pas hapi në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi. Pra nuk mund të kalohet në hapin e radhës pa përmbushur me sukeses hapi paraprak. Gjithashtu, siç u tha më sipër, ky aktivitet është trajtuar tri (3) herë nga OSHP ku vendimi i parë nga OSHP është marrë me datë 02.02.2023, vendimi i dytë me datë 22.05.2023 ndërsa vendimi i tretë dhe i fundit me datë 26.06.2023 me ç’rast është mundësuar edhe nënshkrimi i kontratës me datë 27.06.2023.

Më tutje, grupi i operatorëve ekonomik të kontraktuar “Anarch Sh.P.K. & Ardi CC L.L.C.” kanë qenë të regjistruar kohë më parë. “Anarch” Sh.P.K. si anëtar i konsorciumit ekonomik është themeluar 17.10.2018 ndërsa anëtari tjetër i konsorciumit “Ardi CC” Sh.P.K. është themeluar me datë 29.04.2008. Pra, që të dy kompanitë kanë vite përvojë pune dhe nuk janë regjistruar tre muaj para nënshkrimit të kontratës siç pretendohet në shkrimet tendencioze. Pas shpalljes fitues në procesin e tenderimit, dy kompanitë kanë krijuar shoqërinë me përgjegjësi të kufizuar “Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit” për zbatim të kontratës dhe këtë e kanë regjistruar në ARBK me 27.06.2023, si një subjekt i përbashkët për qëllime të zbatimit të kësaj kontrate. Edhe nga të dhënat publike të ARBK mund të konfirmohet se shoqëria e konsorciumit “Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit” përbëhet nga dy operatorët ekonomik tenderues që janë “Anarch” Sh.P.K. dhe “Ardi CC” L.L.C.

Pra nuk qëndrojnë aspak pretendime sipas të cilave kinse është nënshkruar kontratë me një operator të paregjistruar në ARBK.

Bashkëngjitur do të gjeni disa kopje të dokumenteve që i faktojnë të dhënat e mësipërme, të cilat edhe janë në dispozicion publik në EPROKURIMI dhe në ARBK./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending