Connect with us

Infrastrukturë

Industria e ndërtimit në SHBA ka nevojë për më shumë se gjysmë milioni punëtorë shtesë në vitin 2024

Published

on

Shtetet e Bashkuara kanë nevojë të madhe për punëtorë ndërtimi, thotë një shoqatë e industrisë së ndërtimit. Organizatat jofitimprurëse thonë se migrantët e sapoardhur që kanë vërshuar në disa qytete të Shteteve të Bashkuara në muajt e fundit mund të ndihmojnë në zbutjen e këtij problemi. Por, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës në Nju Jork Joti Rekhi, jo të gjithë janë dakord me këtë zgjidhje.

Qendra e Punësimit të Komunitetit “La Colmena” në Staten Island është një organizatë jofitimprurëse e qytetit të Nju Jorkut, e cila ofron trajnime edhe për emigrantët.

Njëzet vjeçarja ekuadoriane Marilyn Villamar është në mesin e një grupi të sapoardhur imigrantësh të rinj të zgjedhur nga një listë e gjatë njerëzish për trajnim mbi sigurinë në një kantier ndërtimi. Këto kurse janë të detyrueshme për punëtorët e ndërtimit në qytetin e Nju Jorkut. Qendra “La Colmena” thotë se zakonisht kurset kushtojnë 600 deri në 1000 dollarë, por organizata i ofron ato falas dhe në spanjisht.

Industria e ndërtimit ka nevojë për më shumë se gjysmë milioni punëtorë shtesë në vitin 2024 për të përmbushur kërkesat e tregut, thonë drejtuesit e Shoqatës së Ndërtuesve dhe Kontraktorëve. Kjo shifër nuk përfshin ritmin normal të rritjes së industrisë me rreth 200,000 deri në 300,000 punëtorë në vit.

Ekspertë nga industria e ndërtimit, megjithatë, janë dakord me vlerësimin e Qendrës “La Colmena” se një investim tek njerëzit e sapoardhur në Amerikë është një investim në të ardhmen e saj.

“Kur keni një borxh të madh kombëtar dhe keni një fuqi punëtore të mundshme në vend, duhet të filloni të mendoni për përdorimin më efektiv të kësaj fuqie punëtore”, thotë ekonomisti Anirban Basu.

Shumica e ekspertëve thonë se kostoja fillestare për integrimin e imigrantëve në një komunitet mund të jetë e lartë, por përfitimet sociale dhe ekonomike afatgjata shpesh i tejkalojnë këto kosto./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Bëhet hapi i parë për linjën hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Pejë dhe Klinë-Prizren

Published

on

Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës -Infrakos Sh.A, ka hap tender për deizajnimin e linjave hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Peje dhe Klinë-Prizren.

Sipas dosjes së tenderit tëpublikuar sot në platformën online E-Prokurimi Infrakos i ka i ka paraparë 2 milionë euro  për shërbime inxhiniere për ndërtimin e punëve civile inxhiniere, shkruan Indeksonline.

Karakteristikat kryesore teknike të linjës hekurudhore janë paraqitur në tabelën e mëposhtme:

Në dosje thuhet se linja hekurudhore Fushë Kosovë – Pejë dhe Klinë-Prizren ka pësuar dëme të konsiderueshme gjatë periudhës 1990-1999. Niveli i mirëmbajtjes së rregullt gjatë të njëjtës periudhë u reduktua në minimum, duke rezultuar në gjendjen aktuale nën-standard të linjës. Seksioni Fushë Kosovë – Klinë mund të operohet me shpejtësi maksimale 60 km/h, ndërsa pjesa Klinë-Pejë me shpejtësi maksimale 70 km/h. Seksioni Klinë-Xërxë mund të operohet në një shpejtësi maksimale prej 40 km/h, ndërsa seksioni Xërxë-Prizen është jashtë operimit për shkak të gjendjes së keqe të linjës. Seksioni Xërxë – Prizren (me një gjatësi prej 27 km) është jashtë funksionit.

Linjat hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Pejë dhe Klinë-Prizren kanë qenë një bartës i zhvillimit ekonomik, duke i shërbyer në këtë mënyrë transportit të brendshëm dhe ndërkombëtar të udhëtarëve dhe mallrave. Në këtë linjë hekurudhore ka qarkulluar një numër i madh i trenave të udhëtarëve dhe mallrave, duke lidhur kështu Pejën e Prizrenin dhe pjesët tjera të Kosovës jugperëndimore me nyjën qendrore hekurudhore të Fushë Kosovës.

Një nga objektivat e vendosur në Strategjinë Kombëtare të Transportit Multimodal (2015-2025) është krijimi i lidhjeve me rrjetin evropian të transportit dhe ofrimi i një rrjeti hekurudhor me prioritet që lidh portet e transportit me zonat e rritjes potenciale ekonomike. Linja Hekurudhore 10 dhe Linja Lindje-Perëndim (përfshirë linjën e planifikuar hekurudhore (Kosovë-Shqipëri) janë pjesë e këtij rrjeti hekurudhor me prioritet./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Mbi 14 milionë euro për projekte infrastrukturore për Deçanin

Published

on

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se gjatë mandatit të tij deri më sot ka investuar mbi 14 milionë euro për projekte infrastrukturore për komunën e Deçanit.

Durmishi në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se “në kuadër të nënshkrimit të memorandumeve të sotme, tani jemi në Deçan, të cilën komunë po e financojmë shtesë edhe me 400 000 euro”.

“Projektin të cilin jemi duke e bashkëfinancuar është: Zgjerimi i rrugës, urave dhe strukturave nga Deçani dalja për Pejë, segmenti Lëbush – Qendra e Strellcit”, ka treguar Durmishi./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

E vetme, në karrocë, banon në katin e tretë pa ashensor

Published

on

Duke qenë me aftësi të kufizuara dhe duke jetuar vetëm, Sabina Lloqani nga Prishtina, thotë se i është vështirësuar jetesa për shkak se kompleksit të saj banesor i mungon ashensori, raporton Radio Evropa e Lirë/

Ajo thotë se ka nevojë për një asistent, të cilin nuk po mund ta angazhojë me pensionin e vogël që ia jep shteti.

https://www.evropaelire.org/a/sabina-lloqani-vetme-karroce/32922105.html

Continue Reading

Trending