Connect with us

Aktuale

Industria e materialit ndërtimor në tregun kosovar, diskutohet sot në Mitrovicë

Published

on

Klubi i Prodhuesve të Kosovës do të organizojë një panel diskutimi me temën “Industria e Materialit Ndërtimor: Rritja e pjesëmarrjes në tregun Kosovar”.

Diskutimi organizohet në kuadër të fuqizimit dhe promovimit të produkteve vendore.
Paneli i diskutimit ka për qëllim që të ofroj një analizë të përgjithshme të tregut vendor sa i përket industrisë së materialit ndërtimor. Ky panel mbledh së bashku prodhuesit e materialeve ndërtimore, projektues dhe analistë të tregut, të cilët do të shkëmbejnë përvojat e tyre lidhur me vështirësitë e operimit në tregun vendor, por edhe mundësitë që ofron ky treg.
Objektivi kryesor i këtij paneli është trajtimi i tregut të shitjes së produkteve në industrinë e materialeve ndërtimore, por edhe eksplorimi i risive në inxhinierinë e ndërtimit dhe trendët e fundit në këtë industri.
Gjatë këtij paneli do të diskutohet :
• Cilat janë materialet më të tregtuara të ndërtimit në vendin tonë?
• Cilat janë trendët e rritjes së materialeve moderne në ndërtim?
• Cilat janë materialet alternative të ndërtimit?
• Cilat materiale ndërtimore të cilat importohen e ulin konkurrueshmërinë e produkteve vendore?
Diskutimi fillon nga ora 10:00 dhe në panel prite të marrin pjesë: Mustafë Borovci, drejtor ekzekutiv i BRICKOS, Burim Fazliu nga Tehnoburimi, Milasim Sopoi-Kosova Model, Visar Dobroshi-Recura, Ideal Vejsa nga Maden Group dhe Kastriot Lluka-Line Grup.//Media Ndërtimi.

Aktuale

Statistikat: Tirana, destinacioni i trete më i preferuar në botë për t’u vizituar

Published

on

Tirana është renditur në krye të tre destinacioneve më të rezervuara për qershor-gusht të vitit 2024, sipas një raporti të publikuar nga Mastercard Economics Institut.

Dy vendet e para sipas raporteve janë për Mynihun në Gjermani, dhe Tokion, kryeqendrën e Japonisë. Sipas raportit, në vitin 2024, destinacionet më të lira bregdetare si Shqipëria, Kroacia dhe Turqia po bëjnë këtë trafikut të lartë të fluturimeve, raporton abcnews.al

Vitin e kaluar, Shqipëria shënoi një numër pozitiv sa i përket numrit të turistëve që vizituan vend. Ky vit, kryeministri Edi Rama ka thënë se objektivi është të arrijmë 14 milionë turistë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Shqipëria përgatitet për rekrutimin e dhjetëra mijëra punëtorëve

Published

on

Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet për një marrëveshje që do t’i sillte mijëra punëtorë.

Përfaqësuesit e biznesit – kryesisht të sektorit të turizmit dhe manifakturës, që përballen me mungesë të theksuar punëtorësh – thonë se e mirëpresin këtë hap.

Ekspertët dhe aktivistët nuk janë të gjithë në një mendje: për disa, një marrëveshje e tillë është e vonuar, e për disa të tjerë nuk garanton sukses.

Të dhënat aktuale në ueb-faqen e Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësimit tregojnë se bizneset i kanë të shpallura 5.500 vende të lira pune.

Numri i punëkërkuesve, ndërkaq, është rreth 74 mijë, sipas Institutit të Statistikave.

Shqipëria “në radhë” për punëtorë nga Filipinet

Gjatë një takimi me përfaqësues të biznesit pak ditë më parë, përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë në Shqipëri bënë të ditur se Qeveria është në negociata për të sjellë punëtorë të huaj të kualifikuar.

“Ministria e Ekonomisë po bën përpjekje të mira për të marrë punonjës cilësorë nga tregu i huaj. Ajo që po them si një e re që do të ndodhë shumë shpejt, është që jemi në përfundim të një kontrate me një shtet që ka punonjës të kualifikuar në disa industri, përfshirë atë të turizmit, por edhe të veshjeve”, tha Albin Gega, drejtor i përgjithshëm i Punësimit dhe Arsimit Profesional në Ministrinë e Ekonomisë.

Ai tha se kjo marrëveshje do të mundësojë që, krahas trajnimeve dhe rritjes së cilësisë së punëtorëve, të plotësohen edhe nevojat e tregut për punonjës të kualifikuar.

Më pas ishte kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, që në një intervistë për Televizionin Klan bëri të ditur se për cilin shtet bëhet fjalë.

“Po bëjmë negociata me Filipinet. Po ta shikosh radhën e vendeve që nga Austria, e vende të tjera… plot. Tridhjetë e tetë vende evropiane janë në radhë për të nënshkruar marrëveshje me Filipinet për krahun e punës”, tha Rama.

Continue Reading

Aktuale

Bllokohet rruga Prishtinë-Gjilan, rrëshqitje të dheut në Kishnicë

Published

on

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar se është bllokuar rruga Prishtinë-Gjilan.

Kjo rrugë është bllokuar për shkak të rrëshqitjes së dheut në fshatin Kishnicë.

Durmishi ka thënë se ekipet kanë dalë në terren dhe po punojnë vazhdimisht që të hapet për qarkullim rruga.

“Pas reshjeve të shiut, në mëngjes është bllokuar rruga nga rrëshqitjet e dheut në fshatin Kishnicë. Ekipet janë duke punuar vazhdimisht që sa më parë të hapet për qarkullim rruga Prishtinë – Gjilan.” – ka shkruar ai.

Continue Reading

Trending