Në kuadër të “Javës Botërore për Ndryshimet Klimatike” u inauguruan projektet mjedisore të “Nxënësit për Mjedisin” hartuar nga nxënësit e Eko Klubeve të shkollave “Dr. Ali Sokoli” dhe “Prenk Jakova” Prishtinë, në kuadër të Caritasit Zviceran “Youth Environmental Impact” (YENI) përmes projektit nga OJQ GAC “Youth in Action on Climate Change”.
Projekti mjedisor i hartuar nga Eko Klubet e shkollave përmes mbështetjes me grante mjedisore, ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve të nxënësve në fushën e edukimit mjedisor dhe investimi në praktika të mira mjedisore duke adresuar si problematikë ndotjen e mjedisit në vendin tonë përmes reduktimit të përdorimit të energjisë së prodhuar nga termocentralet, reduktimin e plastikës, rritjen e shprehive dhe njohurive të të rinjëve dhe komunitetit për mbrojtjen e mjedisit.
Objektivat specifike të projektit përfshijnë ngritjen e njohurive të nxënësve për dëmet nga ndotja e mjedisit, përfshirja e nxënësve dhe komunitetit në aktivitete mjedisore dhe nxitja në krijimin e shprehive dhe praktikave të mira mjedisore, vënë në theks instalimin e paneleve solare.
Rezultatet e projektit:
-Zvogëlimi i gjurmëve të karbonit të 792 nxënësve dhe stafit të shkollës.
-Instalimi i sistemit të energjisë solare, me kapacitet 5.45 kWp, prodhimi vjetor i energjisë së paster 6,427.40 kWh, përfitim ekonomik vjetorë EURO 689.66 dhe përfitime mjedisore 1.2 kg CO2 reduktohen nga cdo kWh energji elektrike e prodhuar nga panelet solare.
-Reduktim i përdorimit të shisheve plastike përmes shpërndares së 250 termosave tek nxënësit e shkollës.
-Rritja e hapësirave të gjelbra përmes mbjelljes së 24 drunjëve dekorativ në oborrin e shkollës.
-562 vajza dhe 230 djem të shkollave rritin njohuritë e tyre mbi mjedisin dhe ndryshimet klimatike përmes ligjeratave dhe krijimit të hapësirave “kënde të gjelbra” në ambientet e brendshme shkollore.
-Hapësira të pastra brenda dhe jashtë oborrit të shkollës dhe ngritja e nivelit të vetëdijësimit lidhur me hudhjen e mbeturinave përmes realizimit të aksioneve të pastrimit.
Për kontributin e dhënë në hartimin dhe realizimin e projektit mjedisor, nxënësve të Eko Klubit ju dhurua mirënjohje dhe në përmbylljen e ngjarjes së inaugurimit të projektit u bë zbulimi i pllakatës së vendosur në objektin e shkollave si dhe vizitë punëve që janë realizuar.
Projekti “Ndikimi i Rinisë në Mjedis” – YENI bashkë financohet nga Agjencia Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim, Caritas-i Zviceran, Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe implementohet nga OJQ Green Art Center Prishtina përmes projektit “Youth in Action on Climate Change”./Media Ndërtimi.