Connect with us

Aktuale

Hetime pa ndëshkim! Për një javë në Kosovë lëndohen rëndë 3 punëtorë të ndërtimit

Published

on

Punëtorët në Kosovë përballen me sfida të shumta, e ndër to janë edhe kushtet në vendet e punës dhe rreziku që u kanoset. Jo rrallëherë ata e pësojnë keq, madje edhe tragjikisht, qoftë në ndërtimtari, apo edhe në sektorë të tjerë.

Të dielën, më 21 maj 2023, Gazeta Sinjali ka raportuar për një rast të tillë që ka ndodhur në një objekt në Ferizaj, ku një punëtor ka mbetur i lënduar.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se punëtori u lëndua në kompleksin ku kompania “Cima Construction” po kryente punime, në rrugën “Cen Dugolli”. Viktima ka qenë duke bërë instalimin e skeleve, kur në një moment, këto pajisje e kanë zënë.

Punëtori fillimisht është dërguar në Emergjencën e Spitalit të Ferizajt e më pas u transferua në Qendrën Klinike Universitare, ku po merr trajtim mjekësor.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia, teksa sinjalizuesit kanë dërguar pamje nga momenti i intervenimit të punëtorëve.

Ndërsa, më 24 maj 2023, raportohet se një person ka kërkuar tretman mjekësor pasi që ka pësuar lëndime përderisa ishte në vendin e tij të punës.

“ASGJESIMI, DËMTIMI OSE HEQJA E PAISJEVE MBROJTËSE DHE RREZIKIMI I SIGURISË NE VENDIN E PUNËS- Ferizaj 24.05.2023 12:36. Raportohet se viktima mashkull kosovar ka kërkuar tretman mjekësor pasi që ka pësuar lëndime përderisa ishte në vendin e tij të punës. Njësitë relevante policore dhe inspektori i punës kanë dalur në vendin e ngjarjes, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Ndërkohë, ditë me parë edhe një punëtor është lënduar në vendin e punës në Kaçanik, pasi derisa ishte duke çmontuar një shtyllë në vend punishten e kompanisë, i kishte rënë një hekur në kokë. Sipas Policisë së Kosovës, punëtori ka pësuar lëndime trupore dhe është duke u trajtuar në Spital.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti policor dhe Inspektoriati i Punës, ndërsa rasti është duke u hetuar./Media Ndërtimi

Aktuale

Era Thaqi do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Ndërkombëtare të Fizikës

Published

on

Era Thaqi ka vizituar NASA-n në vitin 2022, ndërsa këtë vit është pranuar në dy universitete amerikane. Së shpejti ajo do ta përfaqësojë Kosovën edhe në Olimpiadën Ndërkombëtare të Fizikës, në Japoni.

Në fund të klasës së nëntë, Era kishte filluar të interesohej për kodimin dhe mbajtjen e kurseve të ndryshme.  Me këtë rast i janë ofruar disa mundësi.

Prej këtyre mundësive ajo ka veçuar vizitën në Amerikë, në Virginia Tech University dhe në Agjencinë amerikane të hapësirës – NASA.

Mirëpo, ky nuk është suksesi i vetëm i saj, pasi ajo është pranuar në dy universitete amerikane, me bursë të plotë.Studimi në Amerikë është një realizim ëndrre për të, pasi ajo që e vogël e kishte menduar që të studionte atje.Aplikimi në universitetet amerikane ka filluar që prej gushtit të vitit 2022, ku ajo ka treguar procedurat nëpër të cilat ka kaluar, duke u testuar në ese, dhe teste të standardizume.

18-vjeçarja ka aplikuar në 7 universitete amerikane (4 prej tyre bëjnë pjesë në grupin ‘Ivy League Universities’) dhe është pranuar në dy prej tyre, në Universitetin e Princeton dhe Brown. Si rezultat, ajo ka treguar se cila është fusha që ka zgjedhur ta studiojë në Princeton.

“Studioj në fushën e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, edhe kam vendos me bë një kombinim me neruo-shkencën, për shkak se po du me gjet lidhjen ndërmjet këtyre dy fushave që mundet me pas efekt në zgjidhjen e problemeve” – ka thënë Thaqi për Kallxo.com.

Lajmin se është pranuar në këto univeristete e kishte marrë më 30 prill, dhe kjo e ka emocionar atë, duke u ndjerë jashtëzakonisht e lumtur pasi që ia ka arritur qëllimit dhe i është shpërblyer puna që ka bërë për një kohë të gjatë.Se a mendon që do t’i ndihmojnë mësimet e deritanishme nga shkollimi në Kosovë, Era ka thënë se për nga pjesa teorike mendon që do t’i ndihmojnë, mirëpo në pjesën praktike ajo është dashur vet të interesohet./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Ekspozita “Vizione të aktivizimit të potencialeve të lumit Vjosa” mbahet në Tiranë

Published

on

Në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, të mërkurën më 7 qershor 2023, në ora 10:30, do të mbahet ekspozita “Vizione të aktivizimit të potencialeve të lumit Vjosa”

Kjo ekspozitë vjen si rezultat i punës studimore të bërë nga një grup profesorësh dhe studentësh nga Fakulteti i Arkitekturës e Urbanistikës së Universitetit Politeknik të Tiranës dhe nga Departamenti i Arkitekturës në Pescara, të Universitetit “G. d’Annunzio” të Chieti-Pescara, Itali., në bashkëpunim me Agjensinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, AKPT në Shqipëri./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Ambasadori suedez: Nuk kam informacione se diaspora kosovare po i shpërlan paratë në blerjen e banesave

Published

on

Ambasadori suedez në Kosovë, Jonas Westerlund, ka thënë se ka shumë persona nga diaspora kosovare në Suedi që blejnë banesa në Kosovë. Ai mohoi se ka informacione se në këtë mënyrë mërgimtarët po shpëlajnë paratë.

Ambasadori në emisionin “Kallxo Përnime” ka thënë se do të ishte shumë më mirë nëse ata mund të mbështesin investimet.

“Unë mendoj se vërtetë po i mbështes disa prej ideve të qeverisë aktuale për të krijuar një lloj fondi, një fond sovran, i cili do të mund të kontribuojë me këtë. Por unë jam me fat në kuptimin që diaspora në Suedi nuk më ka pyetur të paktën për këtë” – tha ai.

Ai ka shtuar se ka shumë njerëz që po pyesin se si mund të investojnë në Kosovë.

“Sa i përket korrupsionit, unë nuk kam informacion, unë e di që po financojmë aktivitete kundër korrupsionit në vend, por nuk kam asnjë informacion më të detajuar për këtë” – tha Westerlund

Continue Reading

Trending