Connect with us

Infrastrukturë

Hapet tenderi për Bypassin Vlorë-Orikum

Published

on

Tenderi për ndërtimin e Byspassit 1 Vlorë-Orikum, pjesë e projektit të rrugëve lidhëse lokale dhe rajonale, u hap së fundmi në sistemin e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Ky aks merr rëndësi të veçantë për shmangien e trafikut në qytetin bregdetar i cili vit pas viti është lakuar si problematik. Në faqen e BERZH nënvizohet tenderi është me një fazë i kategorizuar si “i hapur me një fazë të vetme” dhe operatorët mund të paraqesin oferta deri në 8 prill 2024.

Projekti që financohet nga Banka Botërore dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) nisi në vitin 2018 dhe parashikohet të zgjasë deri në qershor 2024 ndërkohë që financimi total llogaritet në 100 milionë USD. Për Vlorën në rastin konkret rruga është parashikuar ti shërbejë jo vetëm banorëve të zonës midis Ujit të Ftohtë deri në Orikum, por edhe të gjithë turistëve vendas dhe të huaj të cilët frekuentojnë zonën bregdetare jugore të Shqipërisë. Projekti fillon në dalje të Tunelit tek Uji i Ftohtë, Vlorë dhe përfundon tek Marina në Orikum, me një gjatësi totale prej 10.75 km ndërkohë që parashikohen edhe dy bypasse, shkruan Revista Monitor.

Përfitues kanë qenë me ndërhyrje të tjera në infrastrukturë bashki të tilla si ajo e Korçës, Shkodrës, Pogradecit.

Objektivi i Programit të mbështetur nga insitucionet financiare ndërkombëtare është përmirësimi i aksesit në qendrat e përzgjedhura bujqësore dhe turistike dhe forcimi i kapaciteteve të bashkive për të menaxhuar asetet e tyre rrugore.

“Ky Program synon të mbështesë zhvillimin e sektorëve të turizmit dhe bujqësisë dhe konektivitetin rajonal përmes përmirësimit të aksesit rrugor, si faktorët kryesorë të rritjes ekonomike dhe punësimit në Shqipëri. Gjithashtu Programi i Konektivitetit synon të zhvillojë një kornizë të përgjithshme investimesh në infrastrukturën e transportit me fokus në rrjetin rrugor rajonal në zonat me potencial bujqësor dhe turistik në të gjithë vendin” detajohet në faqen e Fondit Shqiptar të Zhvillimit që është edhe autoriteti që është autoriteti kontraktor për këtë projekt.

Në fazën e parë projekti parashikonte përmirësim aksesi dhe punime civile në rehabilitimin e disa rrugëve teksa në fazën e dytë janë përfshirë më konkretisht rehabilitimi i rrugëve Shëngjin Baks-Rrjoll, Ujë i Ftohtë-Orikum dhe ndërtimi i 2 bypass-eve, dhe segmenti rrugor Zgosht-Ura e Çerenecit./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit

Published

on

Një kamion transportues dhe një ekskavator janë sekuestruar për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi për media, teksa ka bërë të ditur se në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, është duke u degraduar ambienti për shkak të aktivitetit të tillë ilegal.

“Prokurori koordinator për hetimin e krimeve kundër mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’ nga neni 338 i KPRK-së. Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive në drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se prokuroria mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor

Published

on

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit nga mbikalimi i Gostilit deri te ura e Kukësit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Plot tri javë iu deshën kompanisë koncensionare për vendosjen e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimin e njërit segment rrugor që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit, ndërsa po punohet për përgatitjen për asfaltimin e segmentit tjetër rrugor në hyrje të Urës së Re.

Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin, tashmë është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së projektit dhe vënien në funksion të plotë brenda muajit qershor, e gatshme për sezonin e verës.

I gjithë trafiku i mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, përgjatë tri javëve u devijua në qytetin e Kukësit përmes tri hyrjeve dhe një dalje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk u shënuan incidente që kishin të bënin me pengesa në qarkullim për shkak të fluksit, ndërsa u arrit të mirëmenaxhohej siç duhet e me një orar të paracaktuar për mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.

Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që janë zënë me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending