Connect with us

Aktuale

Hapet rruga për fillimin e investimeve nëpër komuna në projektin e efiçiencës së energjisë

Published

on

Sot në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit (MEA) është nënshkruar marrëveshja në mes të Agjencisë së Kosovës për Efiçencë të Energjisë dhe Fondit të Kosovës për Efiçencë të Energjisë.

Në ceremoninë e nënshkrimit i pranishëm ishte edhe Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi.

Efiçienca e Energjisë konsiderohet nga Qeveria e Kosovës një komponentë thelbësore e planifikimit strategjik dhe ekonomik si dhe për zhvillimin e Kosovës, prandaj është përcaktuar të kontribuojë drejt arritjes së caqeve për EE, duke krijuar për qytetarët stimuj në kursimin e energjisë, por edhe për tregjet e hapura dhe aplikimin e bizneseve të reja për EE teknologjitë.

Si Palë Nënshkruese e Traktatit të Komunitetit të Energjisë dhe si nënshkruese e Marrëveshjes së Stabilizim Associimit (MSA), Kosova është obliguar që t’i transpozojë dhe zbatojë Acquis Communautairei që ndërlidhen me Efiçencën e Energjisë. Republika e Kosovës dhe institucionet e saj përgjegjëse në fushën e EE kanë shprehë vullnetin e tyre drejt përmbushjes së detyrimeve që rrjedhin nga Traktati i Komunitetit të Energjisë.

Tanimë është funksionalizuar Fondi i Kosovës për Efiçencë të Energjisë sipas ligjit për Efiçencë të Energjisë, Kosova është shteti i parë ne rajon që themelon një mekanizëm financiar për masat e Efiçencës se Energjisë në të gjithë sektorët e konsumit të energjisë.

Me ratifikimin e marrëveshjes të datës 15 janar 2015 ndërmjet Republikës së Kosovës (Pranuesi) dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim në vlerë 31 milionë dollarë, me zbatimin e suksesshëm të Projektit të Kosovës për Efiçencë të Energjisë dhe Burime të Rinovueshme (PKEEER), Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit përmes Agjencisë se Kosovës për Efiçencë të Energjisë ka shprehur gatishmërinë që pakon e fundit për

komunat ta zbatojë përmes Fondit të Kosovës për Efiçencë te Energjisë përmes kësaj marrëveshje, vlera e së cilës është 5 milionë euro.

Me qëllim për ta zgjeruar fushën e programit në bazë më të qëndrueshme me krijimin e Fondit të Kosovës për Efiçencë te Energjisë ristrukturimi i PKEEER do të këtë financim shtesë që do të kanalizojnë 10,37 milionë dollarë amerikanë në fondet e grantit të Instrumentit të BE-së për Para-Anëtarësim (IPA II prej 9.6 milionë euro në fushën e efiçencës së energjisë.

Nga ky fond do te përfitojnë te gjitha komunat e Kosovës, në sektorin e Arsimit, Shëndetësisë, Administrativ dhe të tjera sektore dhe më e rëndësishmja është se do të krijojë një strukturë të përhershme institucionale si mekanizëm financiar që mund të vazhdojë me renovimin e ndërtesave publike, dhe përfundimisht të zgjerohet në sektorin rezident, si p.sh. blloqe apartamentesh dhe shtëpi individuale, si dhe do te zgjerohet edhe ne sektorin e privat të bizneseve.

Aktuale

KAWA Group, tashmë pjesë e industrisë së ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar

Published

on

Kompania e njohur e ndërtimit KAWA Group, sapo ka inauguruar hapësirën në qendër të Londrës.

Përmes një ceremonie festive është hapur hapësira më e re e KAWA Group, e cila edhe zyrtarisht do të operoj në Mbretërinë e Bashkuar,

KAWA Group do të bëj eksportin e shtëpive modulare, kabinave, kontejnerëve, përpunimin e kuzhinave, dyerve dritareve dhe gjithçka tjetër rreth produkteve të drurit e metalit.

https://www.facebook.com/profile.php?id=61554337212013

https://www.instagram.com/kawagroup.uk/

Këtë vit, KAWA Group do të shënoj vitin jubilar, 15 vjetorin e themelimit, ndërsa si kompani vazhdon të jetë liderë në tregun e ndërtimeve.

Përgjatë viteve, KAWA i ka shtuar gamës së gjerë të ndërtimeve, njësi tejet inovative të banimit dhe biznesit.

Pas zyrës së hapur në Londër, KAWA Group shumë shpejt pritet që rrjetin e operimit ta zgjeroj edhe në qendrat kryesore të Evropës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Përfaqësuesit e personave me nevoja të veçanta kërkojnë t’iu sigurohet transporti për punë

Published

on

Në Komisionin për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media është mbajtur dëgjim publik për ndryshim plotësimin e Ligjit për zyrtarët publik. Kërkesa për votimin e këtij projektligji patën personat me aftësi të kufizuar, të cilët me anë të saj kërkojnë transport dhe mundësimi i punës online.

Përfaqësuesi i personave me aftësi të veçanta, Gentrit Zeqiri, është shprehur se mungesa e kushteve për transport po ua vështirëson krijimin e kushteve për punë të këtyre zyrtarëve.

“Propozimi i parë ka qenë sigurimi i transportit të zyrtarëve me nevoja të veçanta nga shtëpia në punë dhe anasjelltas dhe propozimi i dytë, është të ju lejohet zyrtarëve me aftësi të veçanta të punojnë edhe nga shtëpia së paku 3 ditë në javë. Sa i përket propozimit të parë është t’iu sigurohet transporti për shkak të mungesës së qasjes ku kemi shume raste, ankesa të këtyre zyrtarëve përkundër faktit që pranohen në shumë punë…për shkak të transportit ata detyrohen t’i lënë këto punë për shkak të vështirësive që kanë”, tha Zeqiri.

Për Zeqirin është e rëndësishme edhe mundësimi i punës online për këta zyrtarë, sipas tij kërkesa e këtij grupi është të mundësohet puna nga shtëpia së paku për tri ditë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Mbi 70 biznese promovohen në panairin “Pan Expo Group-Kosova 2024”

Published

on

Është hapur Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Pan Expo Group-Kosova 2024”, në Prishtina Mall, për herë të parë në Kosovë, ku po marrin pjesë mbi 70 biznese nga vendi, rajoni dhe më gjerë.

Qëllimi i këtij panairi është që kompanitë pjesëmarrëse të ndajnë eksperiencën e tyre me njëra- tjetrën, të mund të shpalosin ofertat e tyre, si dhe të tërheqin klientë dhe bashkëpunëtorë rinj.

Përveç kësaj, qëllim tjetër i këtij organizimi është promovimi i ndërmarrësisë, inovacionit si dhe edukimit të gjeneratave të reja për iniciativën e lirë në biznes.

Organizimi i këtij panairi u vlerësua shumë i rëndësishëm edhe nga vetë bizneset pjesëmarrëse, për çka edhe u shprehën të kënaqur me mundësinë e dhënë për të promovuar produktet dhe shërbimet e tyre.

Drejtoresha e “Pan Expo Group”, Elisa Stefa tha se pavarësisht sfidave të kaluara për organizmin e një panairi të tillë, është e kënaqur me pjesëmarrjen, kualitetin dhe cilësinë e bizneseve. Ajo tregoi se në këtë panair po marrin pjesë biznese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe vende të tjera jashtë rajonit.

Panairi “Pan Expo Group-Kosova 2024” do të jetë i hapur deri më datën 19 maj. Përgjatë ditëve të panairit do të ketë showroom-e, prezantime live, seminare, aktivitete dhe konferenca./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending