Connect with us

Art

Hapet në Milano ekspozita ‘Fotot e dritareve’ të shkrepura nga Ettore Sottsass

Published

on

‘Fotot e dritareve”, e konceptuar në bashkëpunim me Studio Sottsass në një dizajn ekspozite nga Christoph Radl, do të jetë e hapur deri më 22 maj në Triennale Milano.

Ekspozita sjell së bashku 26 poza fotografike, të lidhura me po aq tekste të shkurtra, të cilat Ettore Sottsass i kishte realizuar midis viteve 2004 dhe 2006 dhe botuar në “Domus” në rubrikën “Foto dal finestrino”, ideuar nga Stefano Boeri, në atë kohë redaktor i revistë.

Këto foto janë realizuar nga Sottsass gjatë udhëtimeve të tij nëpër botë dhe shoqërohen me reflektime mbi dizajnin, arkitekturën, urbanistikën, por edhe kujtime udhëtimi dhe mendime për të tashmen.

“Foto nga dritarja” është një koleksion fotografish – me ngjyra dhe bardh e zi – të marra me një Leica M6 të vjetër që Sottsass e mbante gjithmonë me vete gjatë udhëtimet.

Ky varg fotografish lejon që vështrimi i Sottsass të shfaqet mbi realitetin që e rrethon dhe aftësinë e tij të jashtëzakonshme për të kombinuar fjalët dhe imazhet me lirinë maksimale, duke ndërtuar një rrëfim unik dhe personal, duke u nisur nga hendeku që i ndan ato.

Sottsass kap botët dhe realitetet e fshehura, të cilat askush tjetër nuk ka mundur t’i shohë dhe të cilat ai na i kthen në një mënyrë të menjëhershme dhe thelbësore./Media Ndërtimi.

Art

Hapet ekspozita e piktorit Nusret Salihamixhiqi

Published

on

Një koleksion me mbi 50 piktura të artistit dhe pegagogut Nusret Salihamixhiqi po prezantohen në Galerinë e Ministrisë së Kulturës.

Ekspozita “Loja” e kuruar nga Jakup Ferri u hap mbrëmë ndërsa sjell punën shumë vjeçare të pionerit të artit modern të Kosovës në etapa të ndryshme të jetës, veprimtarinë e tij që ka lënë gjurmë e trashëgimi në fushën e artit.

Piktori Salihamixhiqi ishte një artist i veçantë dhe i guximshëm që me veprat e tij ka kontribuar shumë në artin pamor të Kosovës.

Ekspozitën “Loja” mund ta vizitoni deri më 26 korrik 2022 në Galerinë e Ministrisë së Kulturës./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Art

Ferizaj ngjyroset nga On(OFF)Line Festival

Published

on

On(OFF)Line plotësohet si festival me pjesëmarrjen e RETRYONE, artistit të radhës i cili i bashkëngjitet line-up për të lënë kujtime të pa përjetuara më parë.

RETRYONE vjen këtë herë si mural artist për të unifikuar më tutje hapësirat e qytetit tonë. Piktor dhe mural artist i dëshmuar, por shpirti artistik i RetryOne ngritet edhe përmes muzikës së veçantë të prodhuar nga vetë ai.

Gjatë edicionit të VII të Festivalit të Muraleve- On(OFF)Line, muret dhe hapësirat e qytetit të Ferizajt gjallërohen përmes artit.

Vizitoni llogarinë @ inreverse2hefuture për t’u njoftuar më tutje me format unike të shprehjes artistike të RetryOne./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Art

Bienalja e 59-të e Artit në Venecia dominohet nga gratë

Published

on

Diçka e rrallë është që Bienalja e 59-të, e cila u hap këtë të shtunë, më 23 prill, përkon sërish me documenta-n, që mbahet çdo pesë vjet në Kassel.

Në qytetin lagunor, arti shtrihet në 79 pavijone vendesh, në pavijonin qendror në Giardini dhe, natyrisht, mbi muret historike të Arsenales, ku dikur pluskonin anijet me vela të flotës së fuqishme venedikase. Publiku i artit pamor do të shohë këtë vit fuqinë e performancës femërore, raporton DW Shqip.

Për herë të parë në historinë 127-vjeçare të Bienales, shumica e artisteve janë gra.

Motoja e Bienales së këtij viti është “Qumështi i ëndrrave”.

Titulli është huazuar nga një libër për qeniet fantastike të surrealistes angleze, Leonora Carrington (1917-2011). Piktorja, skulptorja dhe shkrimtarja emigroi nga Evropa në Meksikë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Poezia, teknologjia, ekologjia dhe feminizmi janë, siç paralajmëroi Alemani, “temat kryesore” të ekspozitës qendrore.

Përveç kësaj, kuratorja, e cila ka një diplomë në filozofi, po shfaq vepra të 213 artistëve nga 58 vende.

Më shumë se dy të tretat e artistëve marrin pjesë për herë të parë në Venecia.

Listat e emrave përmbajnë artiste të njohura, si Nan Goldin, Rosemarie Trockel dhe Barbara Kruger, si dhe skulptoren e re dhe artisten multimediale Monira Al Qadiri, një kuvajtiane e lindur në Senegal, e shkolluar në Japoni dhe që tani jeton në Berlin.

Edhe Sandra Mujinga prezanton punën e saj në Venecia. Kongolezja e përball vizitorin me një gjuhë vizuale shumë femërore, amorfe, e cila përshtatet mirë me mjedisin artistik të Bienales.

Vetëm në shtator ajo mori çmimin e Nationalgalerie Berlin./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending