Connect with us

Art

Festivali i fotografisë “Lens Fest” mbahet këtë fundjavë në Ferizaj

Published

on

Festivali i Fotografisë Artistike “Lens Fest” i krijuar, me qëllimin që të bashkoj Profesionistët e Fotografisë dhe ata që duan të mësojnë Fotografinë në një vend të përbashkët do të mbahet me shumë aktivitete në qytetin e Ferizajt mes datave 25, 26, 27 mars.

Edicioni i dytë i kësaj ngjarje ka për temë ‘Monumentet e Trashëgimisë Kulturore’ ndërsa do të organizohen punëtori, ekspozita, dhe ligjërata për fotografinë./Media Ndërtimi.

 

Art

Ish Fabrika e Tullave në Prishtinë po transformohet nga Kolektivi i Berlinit në Manifesta 14

Published

on

Këtë të shtunë e të diel do të zhvillohet një guidë e veçantë në Fabrikën e Tullave, hapësirë e Manifesta 14 Prishtina.

Kolektivi nga Berlini @raumlaborberlin po transformon këtë hapësirë post-insdustiale në një vend për bashkëpunim dhe për mësim eko-urban.

Vizitorët do të udhëzohen prej një instruktori nëpër pjesët e mbyllura e të braktisura të kësaj fabrike mes ndjesive dhe lëvizjeve të përditshme. Kjo guidë ofrohet në gjuhën angleze dhe shqipe – gjuha në të cilën do të zhvillohet guida përshtatet sipas grupit.

Për më shumë informata dhe për detajet e regjistrimit i gjeni në vegzën në vijim: https://manifesta14.org/…/common-grounding-a-special…/

Photos © Manifesta 14 Prishtina / Atdhe Mulla

Continue Reading

Art

“Autostrada Hangar”, hapësirë e re për komunitetin artistik në Prizren

Published

on

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka vizituar hapësirën e re të edukimit, prodhimit dhe ekspozimit, që u themelua dhe u hap për publikun, në ish-bazën ushtarake të KFOR-it gjerman, tani ITP (Parku i Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren).

Kjo hapësirë e re, shumë e nevojshme për komunitetin e artit dhe qytetarët, do ta ofrojë vendin dhe mundësinë për mësim e shkëmbim të njohurive mes profesionistëve të rinj brenda fushave të tyre si dhe me ekspertë të jashtëm që do të angazhohen përmes programit të edukimit.

Përveç ekspozitave të artit bashkëkohor, Autostrada Hangar është vlerë e shtuar për komunitetin si hapësirë multifunksionale në shërbim të qytetarëve./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Art

Hapet një rezidencë artistike në Prishtinë

Published

on

Shtatëmbëdhjetë ju fton në hapjen e Rezidenca 17 në shtëpinë e Hivzi Suljemanit, në lagjen Taslixhe, më datën 18 gusht, duke filluar nga ora 18:00.

Rezidenca 17 është program rezidencial që zbatohet disa herë gjatë gjithë vitit.

Artist/e dhe kurator/e ftohen përmes thirrjeve të hapura për t’iu bashkuar rezidencave tematike lokale dhe rezidencave e shkëmbimeve ndërkombëtare.

Rezidencat artistike kontribuojnë në rritjen e rrjeteve mes artistëve por edhe në kërkimin dhe prodhimin e veprave të artit të cilat trajtojnë tema sociale përmes praktikave të ndryshme të artit bashkëkohor krahas kushteve që këto praktika sot zbatohen.

Një pjesë e madhe e punëve në funksionalizim të hapësirës tashmë ka përfunduar, falë bashkëpunimit me CHwB Kosova me kampin e organizuar për restaurim dhe ripërdorim të moblijeve të vjetra.

Po ashtu edhe mbështetjes nga Kooperativa – Regional Platform for Culture dhe Komuna e Prishtinës me të cilën Shtatëmbëdhjetë vitin e kaluar nënshkroi marrëveshje për menaxhim dhe funksionalizim të objektit.

Se çfarë forme kanë marrë hapësirat e brendshme të objektit dhe më shumë detaje do të shpalosen të enjten.

 

Continue Reading

Trending