Art

Hapet ekspozita e piktorit Nusret Salihamixhiqi

Published

on

Një koleksion me mbi 50 piktura të artistit dhe pegagogut Nusret Salihamixhiqi po prezantohen në Galerinë e Ministrisë së Kulturës.

Ekspozita “Loja” e kuruar nga Jakup Ferri u hap mbrëmë ndërsa sjell punën shumë vjeçare të pionerit të artit modern të Kosovës në etapa të ndryshme të jetës, veprimtarinë e tij që ka lënë gjurmë e trashëgimi në fushën e artit.

Piktori Salihamixhiqi ishte një artist i veçantë dhe i guximshëm që me veprat e tij ka kontribuar shumë në artin pamor të Kosovës.

Ekspozitën “Loja” mund ta vizitoni deri më 26 korrik 2022 në Galerinë e Ministrisë së Kulturës./Media Ndërtimi.

Trending

Exit mobile version