Connect with us

Aktuale

Hapen nominimet për çmimet e UIA 2020 për arritjet arkitekturore

Published

on

Janë hapur nominimet për medaljen e artë dhe çmimet e UIA ( Bashkësia Ndërkombëtare e Artkitektëve ) të cilat jepen për njohje të arritjeve arkitekturale. Medalja e artë dhë çmimet e tjera të UIA do të jepen në ceremoninë e çmimeve e cila do të mbahet gjatë Kongresit Botëror të UIA-s në Rio de Janeiro (Brazil) i cili zhvillohet nga 19 deri më 23 korrik 2020, raporton Ndërtimi.info.

Medalja e Artë e UIA-së

Krijuar në vitin 1984, Medalja e Artë e UIA-së njeh arritjet e jashtëzakonshme të një arkitekti apo grupi arkitektësh, duke i llogaritur të gjitha aspektet e një konstruksioni të ndërtuar në një periudhë të zgjatur. Ndër fituesit e kaluar janë Toyo Ito, Renzo Piano, I.M. Pei, Àlvaro Siza Vieira, Hassan Fathy dhe Rafael Moneo.

UIA poashtu shpërndan edhe çmimet e listuara më poshtë:

Çmimi i Patrick Abercrombie për planifikim urbanistic dhe dizajn,

Çmimi i Auguste Perret për teknologji në arkitekturë,

Çmimi i Jean Tschumi për shkrim arkitekturor,

Çmimi i Robert Matthwe për mjedise njerëzore dhe të qëndrueshme dhe

Çmimi i Vassilis Sgoutas për implementimin e arkitekturë për t’i shërbyer të varfërve.

Kush mund të merrë pjesë

Çdo arkitektë ose firme e arkitektëve. Arritjet e firmave apo grupeve duhet të përfaqësojnë punën ekipore të një kohe të gjatë, me të njejtit individë si liderë të grupeve, përveq çmimit të Jean Tschumi-t të nominuarit duhet të jenë arkitektë të kualifikuar ose në rastet kur të nominuarit janë grup liderët duhet të jenë arkitektë të kualifikuar.

Seksioni i pjesmarrësve të UIA dhe zyrtarët e zgjedhur të UIA mund të nominojnë kandidatë të çfarëdo nacionaliteti apo vendi ku jeton.

Seksionet e pjesëmarrësve dhe të zgjedhurit e UIA-së mund të pranojnë nominimet për medaljen e artë dhe çmimet tjera vetëm përmes formës elektronike, UIA Awards Platform. Nominimet duhet të përmbajnë:

  • Një CV të shkurtër të kandidatit
  • Një fotografi të kandidatit
  • Një deklaratë të grupit apo individit të nominuar e cila shpjegon arsyet e nominimit për çmimin e caktuar të UIA-së
  • Një përmbledhje e punës së kandidatit duke përfshirë maksimalisht dhjetë foto të punës së tij. Për çmimin e Jean Tschumi fotografitë mund të zëvendësohen më imazhe të skanuara të shkrimeve.

Afatet e fundit:

Afati i fundit për nominime: 1 Maj 2020

Mbledhja e jurisë në selinë e UIA-së në Paris: 12 Maj 2020

Kongresi në Rio i UIA-së: 19-23 Korrik 2020

Ceremonia e çmimeve: 22 korrik 2020

Juria

Kai-Uwe Bergmann (Danimarkë)
Nadia Somekh (Brazil)
Eva Jiricna (Republika Çeke)
Weimin Zhuang (Kina)
Thomas Vonier (SHBA)

 

 

Aktuale

Rritet çmimi i faturës së mbeturinave nga 4.70 euro në 6.20 euro

Published

on

Çmimi i faturave të mbeturinave do të rritet nga 4.70 euro në 6 euro e 20 cent. Kjo pasi Kuvendi Komunal i Prishtinës votoi rregulloren e re.

Kryeshefi i kompanisë Pastrimi, Petrit Reçica tha për Radio Kosovën se kjo nuk është ndonjë rritje e madhe pasi që kompania ka shpenzime të mëdha. Ndërkohë që Radio Kosova merr vesh se faturat do të rriten nga janari  2024.

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar të enjten rregulloren e re për menaxhimin e mbeturinave, e cila parasheh ndryshime në fatura të mbeturinave. Kryeshefi i ndërmarrjes “Pastrimi”, Petrit Rreçica, tha për Radio Kosovën se në rregulloren e re përfshihet edhe rritja e çmimit të faturave nga 4.70 cent në 6.20 cent.

“Në mesin e ndryshimeve në rregullore të re përfshihet edhe ndryshimi i çmimit të tarifës për shërbime të qytetarëve. Nuk është ndonjë rritje e madhe nga 4.70 euro është diku 6.20 cent”, tha ai.

Reçica, tha se si kompani e kanë mirëpritur këtë rritje për shkak të shpenzimeve jashtëzakonisht të mëdha, siç thotë ai të kompanisë. Ai shtoi se këto çmime do të ndikojnë në sigurim të makinave të reja dhe shërbime sa më cilësore për qytetarët.

“Kemi shpenzime jashtëzakonisht të mëdha duke përfshirë derivatet, pjesëve, mirëmbajtjes së kamionëve dhe duke shtuar faktin se ka ndryshime edhe të çmimeve kanë prekur edhe operimin tonë çdo ditë. Ne si kompani kemi shpenzime jashtëzakonisht të mëdha edhe në deponi, ku ne kemi një vendim të qeverisë i cili rritë me automatizëm çdo 1 janar të vitit për një euro në ton. Prandaj kjo rritje e faturave do të ndikojë sadopak që si kompani të arrijmë të sigurojmë makineri të reja dhe të ofrojmë shërbim sa më cilësor edhe për qytetarët”, shtoi ai.

Reçica, nuk bëri të ditur se prej cilës datë do të zbatohet rritja, mirëpo Radio Kosova merr vesh se kjo do të ndodhë në janar 2024./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Tregu i Fundvitit në Prishtinë, bizneset do të përzgjidhen me short

Published

on

Komuna e Prishtinës ka thënë se për arsye të numrit të lartë të bizneseve të cilat i kanë përmbushur kriteret e thirrjes publike për Tregun e Fundvitit dhe numrit të kufizuar të shtëpizave, është vendosur që përzgjedhja të bëhet përmes procedurës së shortit.

Ata kanë ftuar të gjitha bizneset të cilat i kanë plotësuar kriteret dhe emrat i gjejnë në listën që sot në ora 10:00 në sallën e Kuvendit Komunal të jenë të pranishëm në zhvillimin e procedurës së përzgjedhjes me short.

Tutje është thënë se bizneset të cilat nuk i kanë përmbushur kriteret, rrjedhimisht nuk janë ftuar në procesin e shortit, kanë të drejtë ankese tri ditë.

Ankesa u tha se duhet të drejtohet në Komisionin për Ankesa dhe Parashtresa./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Targat KM gati po zhduken nga veriu i Kosovës

Published

on

Targat me shkurtesën KM (Mitrovicë e Kosovës) dikur përbënin shumicën e targave të automjeteve që qarkullonin në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe. Mirëpo, vetëm gjatë javëve të fundit, mijëra serbë të Kosovës i kanë konvertuar ato në targa RKS, nën frikën se do t’iu ndalohet qarkullimi.

https://www.evropaelire.org/a/veriu-pa-targat-km-/32708694.html

Continue Reading

Trending