Connect with us

Aktuale

Hajdari: Me marrëveshjen e re energjetike të hyrat vjetore deri në 9 milionë euro

Published

on

Ministrja e MEPTINIS-it, Rozeta Hajdari, në “Interaktiv të KTV-së ka thënë se Kosova ka fituar pavarësinë energjetike me marrëveshjen e re të nënshkruar ndërmjet KOSTT dhe ENTSO-E.

“Dje ishte përmbyllja e votimit nga vendet që ishin anëtare të Grupi Regjional i Evropës Kontinentale dhe ishte arritja ndërmjet KOSTT dhe ENTSO-E, që është fitore për energjinë e Kosovës. Tani do të kemi lidhje me interkoneksionin me Shqipërinë. Posaçërisht dua të falënderoj Gjermaninë, kurse kemi pasur edhe një bashkëpunim të afërt me KOSTT”, ka thënë Hajdari.

Ajo ka treguar se edhe votat që ishin abstenim kishin rol shumë të rëndësishëm.

“Kishim tre shtete kundër, por shumica ishte pro, kurse disa abstenime ishin, e sikur ato të ishin kundër s’do të mund të kalonin. Këtu ndoshta është një luftë politike. Por, me bashkëpunimin e afërt me Apostolovën, e gjithashtu edhe SHBA-në, por ia arritëm falë këtij bashkëpunimi. Spanja, Bosnja dhe Sllovakia votuan kundër. Greqia ishte abstenim, po ashtu edhe Bullgaria, kurse 22 shtete të tjera kanë qenë pro.”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se Kosova ka pasur humbje të mëdha, derisa thotë se tani përfitimet do të jenë deri në 9 milionë euro.

“Nga implementimi i kësaj marrëveshje që nis në fuqi më 15 maj. Të hyrat vjetore mesatarisht sillen nga 4-9 milionë euro”, ka thënë Hajdari. “Por, kemi pësuar edhe humbje të mëdha. Kostt nuk ka mundur të bëjë alokimin e kapaciteteve, kjo është bërë nga një kompani serbe, e cila ka fituar mbi 65 milionë euro. Këto të hyra ndryshojnë gjatë viteve. Kjo ka bërë që furnizuesit në Kosovë të paguajnë çmim më të lartë të energjisë”.

E vetëm nga viti 2017 Kosova kishte humbur rreth 33 milionë euro.

“Nga shkurti i vitit 2017 deri në ditët e sotme kemi rreth 33 milionë euro, e këto do të shmangen. Kjo i bie pavarësim i energjisë së Kosovës dhe lidhja me bllokun Kosovë-Shqipëri. Është një proces ndër vite, nga ekipa shumë profesionale nga KOSTT, por fatkeqësisht kjo ka pasur përkrahje ndërkombëtare, por jo edhe të politikës. Këtë ma kanë vërtetuar edhe gojarisht, duke më thënë se nuk kanë pasur përkrahje aq sa duhej”, ka thënë Hajdari.

Ajo thotë se më herët ka munguar dialogu me ambasadorët e huaj në Kosovë.

“Ambasadorët tanë në Kosovë, iu ka munguar ky bisedë. Ka munguar dialogu me ambasadorët, dhe sa më shumë që jemi gjithëpërfshirës jemi më të suksesshëm. Ne jemi përcaktuar te prioritetet që i kemi caktuar dhe premtimeve që u kemi dhënë qytetarëve”, tha ajo.

E gjithashtu ajo thotë se së shpejti do të nisë edhe inkasimi për pjesën e veriut.

“Në veri, e dimë se KEDS ka një licencë për gjithë territorin e Kosovës. Jemi në një bashkëpunim edhe me ndërkombëtarët që të kemi një plan më dinamik që të zgjidhim çështjen e pagesave në veri. Njëra prej mundësive është që të bashkëpunojmë me ministrin e Pushtetit Lokal. Në komunat në veri duhet t’iu mundësojmë që të kenë postën deri në ora 22:00 dhe kjo do të ndihmojë në inkasimet për KEDS, mendoj se kjo është zgjidhja por vetëm duhet të ulemi me këtë plan konkret”, ka thënë Hajdari. “Ne duhet të shfrytëzojmë këtë momentum të mirë që kemi, dhe të ofrojmë në bashkëpunim më të afërm me Qeverinë e Kosovës. Ata s’është që nuk kanë paguar, por i kanë paguar dikujt tjetër”, tha ajo.

Aktuale

KAWA Group, tashmë pjesë e industrisë së ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar

Published

on

Kompania e njohur e ndërtimit KAWA Group, sapo ka inauguruar hapësirën në qendër të Londrës.

Përmes një ceremonie festive është hapur hapësira më e re e KAWA Group, e cila edhe zyrtarisht do të operoj në Mbretërinë e Bashkuar,

KAWA Group do të bëj eksportin e shtëpive modulare, kabinave, kontejnerëve, përpunimin e kuzhinave, dyerve dritareve dhe gjithçka tjetër rreth produkteve të drurit e metalit.

https://www.facebook.com/profile.php?id=61554337212013

https://www.instagram.com/kawagroup.uk/

Këtë vit, KAWA Group do të shënoj vitin jubilar, 15 vjetorin e themelimit, ndërsa si kompani vazhdon të jetë liderë në tregun e ndërtimeve.

Përgjatë viteve, KAWA i ka shtuar gamës së gjerë të ndërtimeve, njësi tejet inovative të banimit dhe biznesit.

Pas zyrës së hapur në Londër, KAWA Group shumë shpejt pritet që rrjetin e operimit ta zgjeroj edhe në qendrat kryesore të Evropës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Përfaqësuesit e personave me nevoja të veçanta kërkojnë t’iu sigurohet transporti për punë

Published

on

Në Komisionin për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media është mbajtur dëgjim publik për ndryshim plotësimin e Ligjit për zyrtarët publik. Kërkesa për votimin e këtij projektligji patën personat me aftësi të kufizuar, të cilët me anë të saj kërkojnë transport dhe mundësimi i punës online.

Përfaqësuesi i personave me aftësi të veçanta, Gentrit Zeqiri, është shprehur se mungesa e kushteve për transport po ua vështirëson krijimin e kushteve për punë të këtyre zyrtarëve.

“Propozimi i parë ka qenë sigurimi i transportit të zyrtarëve me nevoja të veçanta nga shtëpia në punë dhe anasjelltas dhe propozimi i dytë, është të ju lejohet zyrtarëve me aftësi të veçanta të punojnë edhe nga shtëpia së paku 3 ditë në javë. Sa i përket propozimit të parë është t’iu sigurohet transporti për shkak të mungesës së qasjes ku kemi shume raste, ankesa të këtyre zyrtarëve përkundër faktit që pranohen në shumë punë…për shkak të transportit ata detyrohen t’i lënë këto punë për shkak të vështirësive që kanë”, tha Zeqiri.

Për Zeqirin është e rëndësishme edhe mundësimi i punës online për këta zyrtarë, sipas tij kërkesa e këtij grupi është të mundësohet puna nga shtëpia së paku për tri ditë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Mbi 70 biznese promovohen në panairin “Pan Expo Group-Kosova 2024”

Published

on

Është hapur Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Pan Expo Group-Kosova 2024”, në Prishtina Mall, për herë të parë në Kosovë, ku po marrin pjesë mbi 70 biznese nga vendi, rajoni dhe më gjerë.

Qëllimi i këtij panairi është që kompanitë pjesëmarrëse të ndajnë eksperiencën e tyre me njëra- tjetrën, të mund të shpalosin ofertat e tyre, si dhe të tërheqin klientë dhe bashkëpunëtorë rinj.

Përveç kësaj, qëllim tjetër i këtij organizimi është promovimi i ndërmarrësisë, inovacionit si dhe edukimit të gjeneratave të reja për iniciativën e lirë në biznes.

Organizimi i këtij panairi u vlerësua shumë i rëndësishëm edhe nga vetë bizneset pjesëmarrëse, për çka edhe u shprehën të kënaqur me mundësinë e dhënë për të promovuar produktet dhe shërbimet e tyre.

Drejtoresha e “Pan Expo Group”, Elisa Stefa tha se pavarësisht sfidave të kaluara për organizmin e një panairi të tillë, është e kënaqur me pjesëmarrjen, kualitetin dhe cilësinë e bizneseve. Ajo tregoi se në këtë panair po marrin pjesë biznese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe vende të tjera jashtë rajonit.

Panairi “Pan Expo Group-Kosova 2024” do të jetë i hapur deri më datën 19 maj. Përgjatë ditëve të panairit do të ketë showroom-e, prezantime live, seminare, aktivitete dhe konferenca./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending