Connect with us

Infrastrukturë

Greqia shpall tenderin për ndërtimin e autostradës në kufij me Shqipërinë

Published

on

Greqia me autostradë drejt Shqipërisë, do të ndërtohet rruga Janinë-Kakavijë

Greqia ka shpallur tenderin për ndërtimin e autostradës Janinë – Kakavijë pas 20 vjet diskutime.

Projekti ka qenë gjithmonë pjesë e diskutimeve në institucionet greke, por asnjëherë nuk ishte marrë një vendim final për ndërtimin e tij. Ministri grek i Transporteve, Kostas Karamanlis tha se “ky është një projekt emblematik, i cili filloi të planifikohej dhe diskutohej para vitit 2005, por më së fundi u bë realitet.”

Autostrada 70 km e gjatë është një nyje kryesore për flukset turistike dhe do të lehtësojë trafikun mes Shqipërisë dhe Greqisë, ndërsa një kilometër i saj do të kushtojë 4.5 milionë euro. Ajo është planifikuar për tu ndërtuar me të njëjtat standarde si autostrada  e Kapshticë – Selanik, me dy korsi nga të dyja krahët, për të qenë një rrugë e nivelit A1 me pagesë.

Shteti helen e ka konsideruar me përparësi vijimin e tij pasi tashmë pasi është përfshirë nga Bashkimi Europian edhe si pjesë e Korridorit Blu, ku bëjnë pjesë 8 vende Bosnje-Hercegovina, Kroacia, Greqia, Italia, Mali i Zi, Serbia dhe Sllovenia. Fondi i vendosur në dispozicion është 320 milion dollarë. Kroacia deri më tani ka përparua më shumë në ndërtimin e akseve në territorin e saj, shkruan Gazeta Tema, përcjell Klankosova.tv.

Nga Korridori Blu edhe në Shqipëri kalojnë rreth 315 km nga pika kufitare në Muriqan deri në lidhjen me Kakavijën. Momentalisht Ministria e Infrastrukturës ka hapur fazën e tenderimit për akset nga Miloti në Fier./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Si do të evoluojë infrastruktura përmes inteligjencës artificiale

Published

on

Vetëm 150 vjet më parë, veturat ishin një koncept i largët. Që atëherë, ne kemi kaluar nga karrocat me kuaj në automobila me motor gjersa kjo industri po zhvillohet – nga airbag dhe Bluetooth – te automjetet elektrike pa shofer sikur në filmat fantastiko-shkencor.

Deri në vitin 2050, numri i veturave në rrugë pritet të arrijë në tre miliardë.

Dhe me shumicën e popullsisë së botës që pritet të jetojë në qytete urbane deri atëherë, do të ketë një kërkesë në rritje për rrugë të zgjuara.

Rrugët tona do të duhet të rindërtohen, ashtu si vetë veturat.

Ndërsa shikojmë nga e ardhmja, CNN eksploron katër mënyra të mundshme se si do të evoluojë teknologjia e rrugëve.

Infrastruktura e inteligjencës artificiale (AI)

Nga asistentët e zërit tek algoritmet e mediave sociale, AI është bërë pjesë integrale e jetës sonë të përditshme. Dhe kur bëhet fjalë për qytetet, ai tashmë po luan një rol vendimtar me teknologjinë në kohë reale që mund të ndihmojë në informimin e masave dhe efikasiteteve të reja të sigurisë urbane – dhe shumë nga këto të dhëna vijnë nga rrugët tona, transmeton Telegrafi.

“Ne shohim mundësi të mëdha që përmes AI të përmirësojmë ofrimin e shërbimeve dhe rritjen e cilësisë së jetës”, thotë Chris Carson, themelues dhe CEO i Hayden AI me bazë në SHBA.

Softueri i perceptimit i fuqizuar nga AI, kap dhe analizon të dhënat nga rrugët e qytetit. Në vitin 2022, softueri u përdor në bashkëpunim me New York City Transit për të zbuluar parkimin e paligjshëm në korsitë e autobusëve.

Carson shton se sensorët e fuqizuar prej AI në qytete kapin gjithçka, nga shpejtësia e automjetit dhe vëllimi i trafikut deri te marka e modelit të veturave. Sensorët mund të analizojnë dhe optimizojnë rrjedhën e trafikut, të reduktojnë mbipopullimin dhe të minimizojnë aksidentet, të gjitha në kohë reale.

“Kjo teknologji përfundimisht do të revolucionarizojë mënyrën se si planifikuesit e qytetit dhe udhëheqësit e teknologjisë ndërtojnë qytetet inteligjente të së nesërmes”, thotë Carson.

Carlo Ratti, profesor i planifikimit urban dhe drejtor i Senseable City Lab të MIT, paralajmëron se paragjykimet e natyrshme për AI dhe mungesa e transparencës, mund të funksionojnë kundër interesave të qytetarëve. Megjithatë, ai pranon se rrjedha e paprecedentë e të dhënave do të ndihmojë në përmirësimin e jetesës urbane./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Infrastrukturë

Këto janë lagjet që pritet të futen në sistemin e Termokos-it

Published

on

Kryeshefi ekzekutiv i Termokosit, Fisnik Osmani në një intervistë për Telegrafin ka folur për vazhdimin e disa projekteve të kësaj ndërmarrje si dhe zgjerimin e ngrohtores nëpër disa lagje të Prishtinës.

Sipas tij, projekti i matësve të energjisë ka filluar që nga viti i kaluar dhe instalimi i tyre siç tha ai ka arritur deri në 70 përqind.

Osmani tha se aktualisht me instalimin e matësve të energjisë janë mbi 20 mijë konsumatorë aktiv të cilët i faturojnë në ngrohtore.

“Njëri prej projekteve që po zhvillon Termokosi kohët e fundit është edhe projekti i matësve të energjisë…Ky projekt ka filluar vitin e kaluar, mirëpo për shkak të sezonës ngrohëse jemi detyruar për me ndal për një periudhë të caktuar të cilin e kemi rifilluar të hënën. Deri tash kemi mbërri deri 60-70 përqind ta përfundojmë instalimin e matësve të energjisë, edhe vlen të ceket se ky instalim do të përfshijë diku rreth 17 mijë konsumatorë të Termokosit, numër i cili ka qenë kur është bërë planifikimi i këtij projekti. Sot kur po flasim ky numër 17 mijë nuk është më, pasi kemi arrit mbi 20 mijë konsumatorë aktiv të cilët i faturojmë në ngrohtore që nënkupton, do të duhet që projektin e tillë ta zgjerojmë në pjesë tjera dhe në lagje tjera, ku po zgjerohemi”, ka thënë ai për Telegrafi.com

I pyetur se në cilat lagje do të ketë shtim të sistemit të ngrohjes, Osmani theksoi: “Sivjet kemi fillu me operu me maksimumin e kapacitetit, në lagjen ‘Muharrem Fejza’, ku gjatë kësaj periudhe mbi 500 metra katrorë të ri, i kemi fut në sistem, po i faturojmë dhe po marrin shërbim cilësor prej nesh. Gjithashtu në projektin e zgjerimit është edhe lagja

‘Arbëria’, po i referohemi ‘Arbëria 1’, e cila është rruga ‘Ahmet Krasniqi’, ndër Komunën e Prishtinës e tutje.

Më poshtë deri tek hekurudha parashihen mbi 40 objekte të larta banesore të cilat në total arrijnë deri 250 mijë metra katrorë të ri, të cilët do të futen në sistem prej sezonit të ardhshëm të datës 15 tetor. Në ‘Arbëri’ kemi përfundu të gjithë pjesën e tubacionit, pra i kemi mbyll, po e kthejmë asfaltin në pjesë të rrugës që është dëmtu, ndërsa jemi duke bo instalimin e nënstacioneve i cili fatbardhësisht po shkon më mirë se sa që e kemi pa dinamikën. Pra, jemi para planit”, tha Osmani./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Infrastrukturë

Inaugurohet ‘rruga për fëmijë’ tek shkolla ‘Elena Gjika’ në kryeqytet – Fotogaleri

Published

on

Në prezencë të shumë qytetarëve dhe një programi festiv të nxënësve është bërë inaugurimi i “rrugës për fëmijë” tek shkolla “Elena Gjika” në Prishtinë.

Të pranishëm ishin edhe kryetari Përparim Rama, nënkryetarja Donjeta Sahatçiu dhe shumë drejtorë të drejtorive në komunë, raporton Kallxo.com.

“Po bëjmë lirim të hapësira ashtu siç kemi premtuar, këto rrugë janë për ju fëmijë, makinat duhet të sillen më rrugët përreth.

Dua të falënderoj edhe Bashkinë e Tiranës për këshillat pasi ata e kanë nisur më herët projektet për rrugët për fëmijë. Për të zgjidh kaosin urban duhet të ndërtojmë më shumë hapësira publike”, tha kryetari Rama.

Komuna e Prishtinës gjatë këtij muaji nisi punimet për punimet në këtë rrugë e cila do jetë hapësirë e dedikuar për fëmijët e jo makinat siç ka qenë deri më tash.

Kjo shkollë sot shënoi edhe 78-vjetorin e hapjes. Rruga është shtruar me kubëza, në formë të një sheshi të vogël ku janë vënë edhe ulëse e kënde për aktivitete e lojëra.

Komuna e Prishtinës ka në plan që kjo pjesë sheshi me kubëza të zgjerohet edhe në pjesën e xhamive dhe Sahat kullës.

/Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending