Connect with us

Infrastrukturë

Toka e dhënë me qira nga AKP shfrytëzohej për eksploatim të gurit gëlqeror

Published

on

Toka e dhënë me qira për shfrytëzim afarist u përdor edhe për eksploatim të gurit gelqeror.

AKP më 25.08.2016 përmes negocimit direkt e kishte dhënë me qira tokën afariste (ngastra kadastrale nr.154) të NSh Zhupa Reqanë – Prizren me sipërfaqe prej 5.486 hektar me çmim prej 100€ për hektar për një vit apo 54,864m2 me 0.01€/m2 (5.4864*100=548.6€).

Procedura e negocimit direkt ishte aplikuar pasi që ky qiramarrës ka qenë duke e shfrytëzuar në mënyrë ilegale që nga viti 2005 këtë parcelë. Përcaktimi i çmimit të qirasë ishte bërë me vendim të bordit të AKP-ës, i cili ishte bazuar në rekomandimin e komisionit për hulumtimin/vlerësimin e çmimit të tregut të qirave.

Komisioni me 28.06.2016 i kishte rekomanduar bordit të AKP çmimin e qirasë 100€ për hektar ku kishte përshkruar arsyetimin se nuk ka pasur të dhëna të disponueshme të çmimit të qirave të pronave për rreth andaj vlerësimin e çmimit të tregut, komisioni e kishte përcaktuar duke iu referuar Rregullores komunale për ngarkesa tarifa dhe gjoba të komunës së Prizrenit por pa e specifikuar numrin e rregullores dhe tarifën referente.

Vlenë të theksohet se komisioni kishte hartuar raportin e vlerësimit në qershor të vitit 2016 por në atë kohë në fuqi ishte Rregullorja komunale me nr. 58333 të datës 08.04.2016 për ngarkesa tarifa dhe gjoba të komunës së Prizrenit, ku shfrytëzimi apo përdorimi i pronës komunale nga individët për afarizëm i nënshtrohet pagesës së qirasë mujore: për zonën I – 4€/m2; Zonën II – 3€/m2; Zonën III – 2€/m2.

Komisioni edhe pse iu kishte referuar rregullores komunale, nuk kishte dhënë asnjë sqarim në raportin e tij se pse është bërë përcaktimi i çmimit prej 0.01€/m2 apo 100€/ha e jo ndonjë tarife refente të rregullores.

Me këtë kontratë të qiradhënies, kjo parcelë ishte dhënë për shfrytëzim afarist, mirëpo qiramarrësi kishte bërë eksploatimin e gurit gëlqeror. Edhe pse AKP kishte pasur njohuri që ky qiramarrës ka bërë eksploatimin e gurit, në marrëdhënien kontraktuale për qëllim të shfrytëzimit afarist të tokës, nuk kishte shqyrtuar edhe eksploatimin e gurit gelqeror.

Me rastin e nënshkrimit të kësaj kontrate, qiramarrësi ishte pajtuar që për shfrytëzimin ilegal të paguante qiranë për 10.5 vite nga Tetori 2005 deri në Prill 2016 për 0.69 hektar të kësaj parcele. Mirëpo sipas ortofotove të siguruara nga geoportali i Agjencionit Kadastral të Kosovës kemi vërejtur se në vitin 2004 ky qiramarrës ka qenë duke i shfrytëzuar 1.11 hektar, në vitin 2009 ka qenë duke i shfrytëzuar 2.40 hektar, në vitin 2012 ka qenë duke i shfrytëzuar 3.4 hektar dhe jo 0.69 hektar ashtu siç është nënshkruar marrëveshja.

Për më shumë, ky qiramarrës në vitin 2000 kishte të nënshkruar një marrëveshje për ngastrën kadastrale nr. 154 me Komunën e Prizrenit për eksploatimin e rërës dhe zhavorrit ku ishte përcaktuar çmimi i eksploatimit për çdo m3 në vlerë 2 DM.

Qiramarrësi kishte licencë nga KPMM për eksploatim të gurit gelqeror për periudhat 2005-2017 dhe 2016-2025 por kjo e fundit ishte pezulluar me 05.09.2022 nga KPMM me arsyetimin se qiramarrësi nuk e ka sjellë Kontratën/Aneksin e Kontratës për vazhdimin e shfrytëzimit të pronës me pronarin e tokës – AKP.

Në bazë të raporteve të siguruara nga Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale për periudhën 2012-2021 kishte eksploatuar 337,765m3 gurë gëlqeror ndërsa AKP për këtë pronë kishte arkëtuar të hyra nga qiraja në vlerë totale prej 4,511€. Neni 2.3 i kontratës në mes të AKP dhe qiramamrrësit përcakton se: qiramamrrësi është i obliguar dhe pajtohet që të mirëmbajë tokën afariste në atë gjendje ekzistuese që ka qenë në fillim të periudhës fillestare. Prandaj duke pas parasysh eksploatimin e gurit gëlqeror pothuajse është e pa mundur të kthehet në gjendjen fillestare./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Drejtuesit e ndërtimit përcaktuan udhërrëfyesin për dekarbonizimin e industrisë

Published

on

Gati 100 udhëheqës të industrisë së ndërtimit nga Evropa, Amerika e Veriut dhe Azia raportohet se kanë kontribuar në zhvillimin e një udhërrëfyesi të industrisë për të dekarbonizuar zinxhirin e vlerës së ndërtimit në një raport të ri të kryer nga Shell dhe Deloitte, të quajtur “Dekarbonizimi i ndërtimit: Ndërtimi i rrugës përpara”.

Raporti ofron një vlerësim të zinxhirit të vlerës së emetimeve të sektorit të ndërtimit dhe heton madhësinë e emetimeve nga ‘karboni i mishëruar’. Për më tepër, raporti ofron një analizë të detajuar të barrierave ekonomike, rregullatore dhe organizative që ndikojnë në aftësinë e sektorit për të dekarbonizuar.

Për të inkurajuar përparimin në të gjithë industrinë, raporti paraqet një udhërrëfyes drejt dekarbonizimit, i cili përmban 15 zgjidhje që industria duhet të miratojë për të arritur zero neto. Këto zgjidhje janë zhvilluar së bashku me drejtuesit e industrisë dhe theksojnë rëndësinë e shkallëzimit të zgjidhjeve ekzistuese dhe bashkëpunimit nga palët e interesuara në të gjithë zinxhirin e vlerës për të zhvilluar zgjidhje të reja./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Infrastrukturë

Hapet tenderi për ndërtimin e çerdhes në Godanc të Shtimes

Published

on

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se tashmë kanë filluar procedurat për ndërtimin e çerdhes në Godanc të Shtimes.

Ky institucion edukativ, përveçse do t’iu shërbejë fëmijëve për zhvillim e parapërgatitje për arsimim, do t’ua lehtësojë edhe prindërve mundësinë që të punojnë.

“Investimet në sistemin arsimor do t’i shtojmë edhe më shumë sepse janë të domosdoshme dhe në këtë drejtim e kemi mbështetjen e plotë të Qeverisë së Republikës së Kosovës.”, deklaroi kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Infrastrukturë

Miratohet projektligjin për kredinë për projektin e Ngrohtores Solare të Prishtinës

Published

on

Qeveria e Kosovë ka miratuar sot Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për Projektin e Ngrohtores Solare të Prishtinës, në mes Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Kryeministri Albin Kurti tha se vlera e huazimit të kësaj marrëveshje është 23.2 milionë euro, raporton Kallxo.com.

“Kjo marrëveshje do të shërbejë për të siguruar kapacitete shtesë të energjisë termike dhe për zgjerimin e rrjetit të ngrohtores së qytetit të Prishtinës.

Vlera e huazimit është 23.2 milionë euro nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim” – tha ai.

Ndërsa, prezantimin para kabinetit qeveritar e ka bërë ministri i Financave, Hekuran Murati.

“Kosova ka potencial të madh për prodhimin e energjisë nga panelet diellore, në këtë rast përdorimi i energjisë diellore për furnizimin me energji termike ndikon pozitivisht edhe në ekonomitë familjare” – tha Murati.

Kosova është vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që do përdorë panelet solare për ngrohje të shtëpive.

Qeveria sot po ashtu ka miratuar edhe Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë dhe Projektit ndërmjet Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, KOSTT (Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut Sh. A.) dhe KfW, Frankfurt Am Main(kfW”) për Projektin “Zhvillimi i Sektorit të Energjisë VII-Përmirësimi i Rrjetit të Transmetimit.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se kjo marrëveshje parasheh huazim prej 25.5 milionë euro.

“Kjo marrëveshje parasheh huazimin prej 25.5 milionë euro nga KFW që do të nënhuazohet tek KOSTT për realizimin e projektit që ka për qëllim përmirësimin e sistemit të transmisionit në Kosovë”, tha kryeministri Kurti./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending