Attiko Metro SA ka publikuar disa pamje mbreslënëse nga disa gërmime në Greqi.
Ato nxjerrin në pah antikitetin e Greqisë së Lashtë.
Gërmimet janë kryer në Selanik gjatë krijimit të Metrosë së Selanikut.
Traseja e linjave të Metrosë, e cila përshkon qendrën e qytetit, ndjek aksin e rrugës kryesore të strukturës urbane të qytetit antik e cila ishte e veshur me kolona dhe arkada dhe kishte një sipërfaqe rrugore 16 metra të gjerë.
Fillonte nga Porta e Artë (Porta Aurea) në sheshin e sotëm Vardariou dhe përfundonte në Portën Kassandriotiya , pra në Sheshin e sotëm të Shatërvani.
Në zonën e këtyre dy portave qendrore të qytetit të vjetër jashtë të cilit u zhvilluan pjesët më të pasura të varrezave të tij punimet e ndërtimit të stacioneve të Metrosë nxjerrin në dritë antikitete të rëndësishme, që i përkasin periudhave të ndryshme kohore.
Antikitete të rëndësishme, dhe në të vërtetë përfaqësuese të shumë periudhave të jetës së qytetit, po “gërmohen” për herë të parë pas shekujsh për të përfunduar ndërtimin e dy stacioneve të tjera të metrosë që ndodhen brenda kufijve të qendrës historike të qytetit.
Këto janë “Venizelou” dhe “Ag. Sofias” , të cilat zënë pozicione të rëndësishme për tokat që fshihen nën qytetin aktual të Selanikut.
Në Selanik po zhvillohet gërmimi më i madh arkeologjik i kryer ndonjëherë në Greqinë e Veriut, me një sipërfaqe prej 20,000 m2.
Punimet arkeologjike, me një buxhet total prej 132.6 milionë eurosh , kanë nxjerrë në dritë 130 mijë gjetje arkeologjike./Media Ndërtimi