Connect with us

Infrastrukturë

Fushë Kosova liron disa trotuare, opozita kritikon për vonesa të projekteve

Published

on

Qytetarët në Fushë Kosovë po ankohen se të gjitha trotuaret janë të zëna nga automjetet. Por, komunarët duket se e kanë gjetur një zgjidhje. Sipas tyre me zbatimin e Planit të Mobilitetit, në pesë rrugë ka filluar vendosja e pengesave metalike, duke krijuar parking gjatësor përgjatë këtyre rrugëve.

Qytetarët e Fushë Kosovës po ankohen se nga trotuaret e bllokuara nga veturat, po detyrohen të ecin në shiritin e automjeteve. E gjithë kjo po u shkakton vështirësi në lëvizje.

“Prej veturave duhet me dalë dikah, duhet me ec dikah, anena n trotuar s’po mundemi prej veturave dhe kështu që po duhet nëpër asfalt”, Hysen Sadiku, qytetar.

Për t’i liruar trotuaret, Komuna e Fushë Kosovës ka nisur vendosjen e pengesave metalike në rrugët që para disa muajsh i ka shndërruar në qarkullim njëkahor. Sipas komunarëve, kjo do të ndihmojë në përmirësimin e situatës.

“E para është një mosshfrytëzim i duhur i parkingjeve që i kanë këto objektet banesore ; e dyta është edhe një diçka tjetër që qytetarët nga jashtë qytetit, kemi evidentu raste edhe nga Prishtina, ka raste kur vijnë edhe i vendosin diku nëpër trotuare i vendosin veturat e tyre”, tha Ali Topalli, zyrtar në Komunën e Fushë Kosovës.

Vendosjen e pengesave për t’i liruar trotuaret, përfaqësuesit e opozitës e shohin zgjidhje të vonuar.

“Zgjidhja e vetme është që të lirohen të gjitha hapësirat në rrugën Dardania dhe rrugët e tjera të frekuentuara”, tha Durim Hajra, shef i asamblistëve të Vetëvendosjes në Fushë Kosovë.

Nga komuna thonë se me kalimin e kohës do të shohin për mundësitë e vendosjes së këtyre pengesave edhe në rrugë të tjera./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit

Published

on

Një kamion transportues dhe një ekskavator janë sekuestruar për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi për media, teksa ka bërë të ditur se në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, është duke u degraduar ambienti për shkak të aktivitetit të tillë ilegal.

“Prokurori koordinator për hetimin e krimeve kundër mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’ nga neni 338 i KPRK-së. Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive në drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se prokuroria mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor

Published

on

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit nga mbikalimi i Gostilit deri te ura e Kukësit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Plot tri javë iu deshën kompanisë koncensionare për vendosjen e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimin e njërit segment rrugor që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit, ndërsa po punohet për përgatitjen për asfaltimin e segmentit tjetër rrugor në hyrje të Urës së Re.

Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin, tashmë është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së projektit dhe vënien në funksion të plotë brenda muajit qershor, e gatshme për sezonin e verës.

I gjithë trafiku i mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, përgjatë tri javëve u devijua në qytetin e Kukësit përmes tri hyrjeve dhe një dalje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk u shënuan incidente që kishin të bënin me pengesa në qarkullim për shkak të fluksit, ndërsa u arrit të mirëmenaxhohej siç duhet e me një orar të paracaktuar për mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.

Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që janë zënë me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending