Connect with us

Ambienti

Furnizimi me ujë i Korfuzit, greket synojnë të ndërhyjnë te Syri i Kaltër

Published

on

Kryetari i Bashkisë së Korfuzit Verior ngre çështjen e transferimit të ujit nga Shqipëria, për të përballuar mungesën në dekadat e ardhshme, shkruan media greke ERT.

Siç thuhet në preambulën e propozimit të tij, “Menaxhimi i burimeve ujore është i lidhur drejtpërdrejt dhe i përfshirë në mënyrë aktive si me ekonominë dhe zhvillimin, ashtu edhe me mjedisin dhe është një parakusht për çdo formë të zhvillimit shoqëror, raporton Balkanweb.

Me saktësi matematikore dhe duke marrë parasysh si zhvillimet ashtu edhe situatën aktuale në vitet në vijim do të përballemi me krizën e ujit, krizë që po zvarritet me të njëjtat karakteristika për më shumë se 30 vite rresht.

Me ndjenjën e përgjegjësisë ndaj shoqërisë sonë, ndaj vizitorëve tanë, ne paraqesim një propozim/memorandum teknik për furnizimin me ujë me transferim uji nga SYRI I KALTËR i Shqipërisë fqinje, duke marrë parasysh dhe shfrytëzuar përvojën e tubacionit nëndetësor që lidh ujësjellësin e Aeginës me EYDAP në Salaminë, përvojën e akumuluar të pushtetit vendor dhe studimet ekzistuese si ai i Politeknikut (1991), që mund të përditësohet.

Deputetja e PD-së Ina Zhupa e ka ngritur këtë shqetësim sot dhe thotë se po përgatitet një marrëveshje mes Greqisë e Shqipërisë për të ndërhyrë te Syri i Kaltër.

“Syri i Kaltër është park natyror dhe ka statusin zonë e mbrojtur nga viti 2002. Punimet, tubacionet, ndërhyrjet do ishin kategorisht të ndaluara dhe në dëm të kësaj pasurie kulturore.

Saranda, Delvina, qytetet e tjera vuajnë nga mungesa e ujit të pijshëm por s’ka shkuar kurrë ndërmend një ndërhyrje e tillë e paligjshme në Syrin e Kaltër. Si mund të mendohej që kjo ndërhyrje e paligjshme të bëhej për të furnizuar Greqinë?!”, shkruan Zhupa./Media Ndërtimi.

Ambienti

Në Ulqin zhvillohet një aksion i madh pastrimi

Published

on

Me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit, Komuna e Ulqinit organizon fushatën e pastrimit të qytetit të quajtur “Sepse ne e duam Ulqinin” nga ora 09:00 deri në 13:00, njëkohësisht në gjashtë lokacione.

I lokacioni: Qyteti i vjetër – Pristan – pylli i Borovës;

Vendndodhja II: rruga Nova Mëhallë – Valdanos;

Vendndodhja III: Bijela Gora;

Lokacioni IV: qendra e Shtojit;

Vendndodhja V: qendra e Vladimir;

Vendndodhja VI: Midin Potok.

“Aksioni i pastrimit synon të rrisë ndërgjegjësimin e komunitetit lokal për rëndësinë e ruajtjes së hapësirës së përbashkët të banimit. Aksioni synon të përfshijë sa më shumë individë, institucione dhe organizata nga komuna e Ulqinit. Komuna e Ulqinit fton të gjithë individët, organizatat dhe institucionet e interesuara që të na bashkohen dhe të japin kontributin e tyre në realizimin me sukses të këtij aksioni të rëndësishëm për qytetin tonë”, kanë thënë nga Komuna e Ulqinit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ambienti

Organizohet debat publike për zgjerimin e shtigjeve të Gërmisë

Published

on

Drejtoria e Hapësirave Publike dhe Parqeve po organizon një seri të dëgjimeve publike rreth zgjerimit dhe shenjëzimit të shtigjeve të Gërmisë.

Ky është një projekt i rëndësishëm për qytetarët tonë, sepse do t’u mundësoj qytetarëve nga zonat periferike të qasen më lehtë në park në këmbë dhe me biçikletë.

Ftojmë të gjithë qytetarët dhe organizatat rekreative që të na bashkohen në dëgjime publike, për të diskutuar detajet e projektit dhe të dëgjojmë mendimet dhe sugjerimet tuaja.

📍Hajvali, 5 qershor, Shkolla ‘‘Shkëndija’’, ora 14:00

📍Vranjevc, 12 qershor, Shkolla ‘‘Asim Vokshi’’, ora 14:00

📍Mramor, 13 qershor, Shkolla ‘‘Avni Rrustemi’’, ora 14:00

📍Mat, 14 qershor, Shkolla ‘‘Mitrush Kuteli’’, ora 14:00./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ambienti

Hulumtimi që shpërfaq nxjerrjen e zhavorrit ilegalisht në lumin “Drini”, fitues për gazetari të gjelbër

Published

on

Gazetari i Kallxo.com, Behar Mustafa ka fituar çmimin e parë për gazetari të gjelbër, në kuadër të Javës për Zhvillim të Qëndrueshëm në Kosovë (KSDW).

Gazetari Mustafa publikoi hulumtimin me titull “Ujërat e korrupsionit” në KallxoPernime më 31 janar 2023, hulumtimi shpërfaq gjendjen e lumit “Drini” duke përfshirë ndotjen e tij por edhe nxjerrjen e zhavorrit në mënyrë ilegale.

Mustafa tha se degradimi i lumenjve po ndodh në sy të institucioneve.

“Përmes këtij hulumtimi ne kemi dashur të tregojmë se sa të bukura dhe të pasura ishin kanë lumenjtë e Kosovës sikur mos të kishte ekzistuar ky krim dhe korrupsion këtij lumi. Degradimi i lumenjve të Kosovës po ndodh në sytë e institucioneve të cilat që më shumë se 20 vite po e lejon me ndodhë atë. Shkatërrimet që i janë bërë lumit “Drini” janë të pa riparueshme për një kohë të gjatë. Ju falënderoj për vlerësimin”, deklaroi gazetari Behar Mustafa.

/Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending