Connect with us

Trashëgimia

Francezët interesohen të gjurmojnë në lokalitetin e Ulpianës

Published

on

Bashkëpunim ndër-institucional dhe ndërkombëtar në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore për zhvillimin e kërkimeve arkeologjike shkencore në Lokalitetin arkeologjik Ulpiana-Justiniana Secunda.

Duke u bazuar në përvojën e bashkëpunimit të frytshëm shkencor në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore arkeologjike, respektivisht Lokalitetin arkeologjik Ulpiana-Justiniana Secunda, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Universiteti i Prishtinës dhe Ecole Normale Superieure konfirmojnë përkushtimin për vazhdim të këtij bashkëpunimi.

Në mjediset e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, u nënshkrua vazhdimi i marrëveshjes fillestare të nënshkruar në vitin 2017, ndërmjet MKRS, Universitetit të Prishtinës dhe Ecole Normale Superiere, për Projektin e kërkimeve arkeologjike në Lokalitetin Arkeologjik të Ulpianës.

Ky bashkëpunim krijon kushtet për të siguruar mbështetje teknike, shkencore dhe financiare për zhvillim të lokaliteti Arkeologjik Ulpiana si aset me vlera të rëndësishme historike, artistike, shkencore dhe ekonomike.

Përpos mbështetjes teknike dhe shkencore, ky bashkëpunim ndikon në ngritje të kapaciteteve profesionale shkencore, përmes programit të shkëmbimit të studiuesve, profesorëve, arkeologëve dhe studentëve, dhe  trajnimeve të përbashkëta.

Në vijim të partneritetit me Universitetin e Prishtinës dhe Institutet shkencore të Republikës së Francës, gjatë këtij viti fillon zbatimi i projektit të përbashkët i cili financohet nga fondet IPA II të Bashkimit Evropian./Media Ndërtimi.

Trashëgimia

Në Bostan të Novobërdës fillojnë gërmimet arkeologjike

Published

on

Në lokalitetin arkeologjik të fshatit Bostan në Komunën e Novobërdës, kanë nisur hulumtimet dhe gërmimet arkeologjike.

“Përmes zbulimeve arkeologjike formësohet historia e lashtë e vendit tonë.”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Ky lokalitet  në mesin e banorëve njihet me emrin “Gumnishtë” dhe ndodhet në lartësi mbidetare 957m, ndërsa qëllim i këtij hulumtimi është konfirmimi i një qendre banimi që lidhet me periudhën e Mbretërisë Dardane.

Continue Reading

Trashëgimia

Gjendet një vend me përplot bukuri natyrore në Kalanë e Vuçakut në Drenas

Published

on

Gjendet në një vend me përplot bukuri natyrore dhe potenciali e rëndësia historike që ka e bën tejet të veçantë Kalanë e Vuçakut në Drenas.

Ndërhyrjet në këtë kala kanë nisur dhe në fokus kanë pastrimin, konservimin e strukturave dhe përgatitjet që ky monument të jetë në shërbim të turizmit kulturor.

“Ky do të jetë një vit intensiv me punë në arkeologji”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Restaurohet shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova si aset i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore

Published

on

Shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova, me arkitekturë tradicionale të fundit të shekullit VIII-të gjendet në pjesën e vjetër të qytetit dhe ka pamje mbresëlënëse.

Ndodhet mes Muzeut Historik dhe hapësirës ku është i vendosur busti i Sylejman Vokshit.

Gjakova njihet si qytet i kulturës, traditës dhe qytetërimit. Investimet në ruajtjen trashëgimisë kulturore nga MKRS nuk do të ndalen./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending