Connect with us

Auto

Formula 1 po punon në uljen e emetimit të karbonit, por veturat nuk do të kalojnë asnjëherë në elektrike

Published

on

Drejtori ekzekutiv i Formula 1 – nivelit më të lartë global të garave me vetura – ka përjashtuar çdo mundësi që sporti të bëhet elektrik, duke thënë se karburantet e qëndrueshme do ta lejojnë atë të arrijë objektivin e tij për neutralitetin e karbonit deri në vitin 2030.

Në një intervistë me gazetën italiane Il Sole 24 Ore, drejtori ekzekutiv i Formula 1, Stefano Domenicali raportohet se deklaroi se sporti “nuk do të bëhet kurrë elektrik” pavarësisht nga përpjekjet për të prodhuar emetime neto zero para fundit të dekadës.

Në vend të kësaj, Formula 1 do të reduktojë emetimet e bolidëve në pistë duke detyruar përdorimin e karburanteve të qëndrueshme nga veturat garuese, raporton Drive, transmeton Telegrafi.

Momentalisht, të gjitha veturat e Formula 1 fuqinë e marrin nga derivatet E10 – e cila përbëhet prej 90 për qind nga derivatet e fosileve dhe 10 për qind nga etanoli, e që është e njëjtë me derivatet të cilat mund t’i gjeni në stacionin lokal të benzinës, megjithëse karburantet e garave prodhohen me një standard shumë më të lartë.

Nga viti 2026, të gjithë motorët e veturave të Formula 1 do të furnizohen me karburant sintetik “100 për qind të qëndrueshëm”, duke bërë që prodhuesit e veturave si Ford, Audi dhe Cadillac të hyjnë në seri për të rikthyer imazhin “të gjelbër” të sportit.

Veturat do të vazhdojnë të fuqizohen nga motorë me benzinë 1.6 litra V6 me “turbocharge” – edhe pse nga viti 2026 sistemi hibrid i makinës do të prodhojë afërsisht trefishin e fuqisë aktuale, duke e rritur atë nga 120kW në 350kW.

Kjo do të thotë se motori V6 me benzinë – i cili tani prodhon fuqi prej 400kW – pothuajse do të përputhet me sistemin hibrid. Pavarësisht shtytjes së Formula 1 për t’u “bërë e gjelbër” gjatë dekadës së fundit – dhe duke qenë një adoptues i hershëm i teknologjisë hibride në garat globale të motorëve – nuk ka qenë aq i shpejtë për të adoptuar karburante të qëndrueshme sa seritë e tjera të sporteve motorike./Media Ndërtimi

Auto

Volkswagen ka një markë dhe veturë të re – kompania gjermane synon tregjet e mëdha

Published

on

Si pjesë e strategjisë së saj Në Kinë, për Kinën, marka Volkswagen po përpiqet të stabilizojë pjesën e saj të tregut, e cila është në rrezik për shkak të një sulmi frontal nga një sërë markash kineze.

Prodhuesi gjerman i makinave prezantoi modelin e parë të nën-markës së re Volkswagen: ID. UNYX.

Marka e re dhe SUV-ja e re ndajnë një emër, kështu që SUV-i elektrik coupe do të quhet ID. UNYX, si dhe një nën-markë krejt e re makinash, të cilat së shpejti do të pasohen nga automjete të reja.

Volkswagen thotë se makina e re ka një dizajn progresiv, një ndërfaqe inteligjente njeri-makinë (HMI) me një avatar të personalizuar 3D dhe një distancë prej më shumë se 600 kilometrash. ID. UNYX është menduar për tregun kinez dhe është faza më e fundit në zhvillimin e automjeteve inteligjente të rrjetit nga Volkswagen. Me modelin e ri, Volkswagen po hap edhe 40 dyqane në 20 qytete që do të mbajnë emrin UNYX.

Është planifikuar të zgjerohet gama e modeleve të nën-markës së re të Volkswagen ID. UNYX me katër automjete të tjera në tre vitet e ardhshme përveç makinës së re të zbuluar. Kjo do të përfshijë SUV-të, si dhe sedanët.

  1. UNYX u krijua në qendrën e re të inovacionit dhe zhvillimit të Volkswagen në Hefei, në Kinën lindore. Ky lokacion është i fokusuar ekskluzivisht në zhvillimin e gjeneratës së fundit të automjeteve elektrike inteligjente për tregun vendas. ID. UNYX prodhohet gjithashtu në Hefei, një nga fabrikat më të avancuara të automjeteve elektrike të Grupit Volkswagen.

Vetura fuqizohet nga një motor elektrik 210 kW (286 kuaj/fuqi) në boshtin e pasmë. Motori mundësohet nga një bateri 77 kWh (neto). Sistemi i shtytjes mund të arrijë një distancë deri në 621 km. Është planifikuar gjithashtu një version me të gjitha rrotat me dy motorë elektrikë dhe një fuqi prej 250 kW (340 kuaj/fuqi)./Media Ndërtimi

Continue Reading

Auto

Mercedes vjen me një plan të veçantë për karikimin e veturës

Published

on

Mercedes-Benz ka në mendje një lloj tjetër skenari për karikimin e veturës.

Ndërsa jeni duke shijuar një kafe në pikat e Starbucks, ju mund edhe të karikoni veturën në parking.

Nëse gjërat shkojnë sipas planit, përfundimisht do të gjeni karikues të shpejtë Mercedes në mbi 100 lokacione të Starbucks në Shtetet e Bashkuara.

Dhe gjithçka fillon në Bregun Perëndimor me Interstate 5, duke kaluar në veri dhe në jug përmes Kalifornisë, Oregonit dhe Uashingtonit, përcjell Telegrafi.

Duke marrë parasysh se Starbucks u themelua në Seattle, është një vend i përshtatshëm për fillimin e këtij partneriteti.

Bëhet e ditur se karikimi me fuqi të lartë është forca shtytëse e këtij bashkëpunimi.

“Bashkëpunimi midis dy markave kryesore si Mercedes-Benz dhe Starbucks do të përmirësojë përvojën e karikimit për të gjithë drejtuesit e EV”, tha Andrew Cornelia nga Mercedes-Benz.

“Ne parashikojmë një të ardhme ku karikimi i automjetit tuaj është po aq i lehtë sa të shijoni Starbucks-in tuaj të preferuar”, shtoi ai.

Ky partneritet fillon në Bregun Perëndimor, por është një përpjekje mbarëkombëtare që do të shohë rrjetin e karikimit të mbështetur nga Mercedes të zgjerohet gjatë 12 deri në 18 muajt e ardhshëm.

Sa i përket kohës kur karikuesi i parë Starbucks do të fillojë ose ku do të ndodhë, ky informacion nuk është bërë i ditur./Media Ndërtimi

Continue Reading

Auto

Audi A4 ‘bëhet’ A5?

Published

on

Gjenerata e re e modelit të njohur tani ka emër të ri, i cili sjell një karakter sportiv më të theksuar, por edhe veturën e parë hibride në gamë.

Që nga lansimi i tij tre dekada më parë, Audi A4 ka evoluar në një limuzinë ideale për aspiratat e biznesit dhe familjes, së bashku me një model karavan që, me versionin Allroad, përmbushi dëshirat e aventurierëve.

Tashmë me elektrifikimin ka pasur ndryshime edhe në nomenklaturën e modelit, kështu që A4 e ardhshme do të jetë model elektrik, transmeton Telegrafi.

Në të njëjtën kohë, A5 coupe dhe kabriolet hyjnë në histori, ashtu si A5 Sportback i mëparshëm. Nga ana tjetër, ka limuzina dhe karavan të cilët me rritjen e shkallës (emrave) të modeleve kanë marrë një karakter mjaft sportiv.

Ai do të ofrohet në katër variante: si A5 dhe S5 dhe si karavan  A5 dhe S5 Avant. Këto janë edhe modelet e para që do të prezantohen në platformën PPC (Premium Platform Combustion).

Më i madh se paraardhësi i tij, A5 i ri hyn në segmentin e klasës së mesme, sipas njoftimit zyrtar. Nuk ka dyshim, pamja e të dy versioneve të trupit është mbresëlënëse, me një karakter të theksuar sportiv, duke ndjekur në mënyrë progresive trendet aktuale në formën e rrotave me diametër më të madh dhe dritave LED të përshtatura në mënyrë tërheqëse.

Motorët ofrohen në një version të butë hibrid MHEV, i cili sjell një reduktim deri në 10 g CO2/km ose 0,38 l/100 km në 2.0 TDI (150 kW, me rrota të përparme/quattro) dhe deri në 17 g CO2 /km ose 0,74 l/100 km në V6 3,0 TFSI (270 kW, quattro), sipas ciklit WLTP./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending