Connect with us

Aktuale

Filluan punimet për ndërtimin e ujësjellësit për 12 fshatrat në Istog

Published

on

Te burimi i lumit Istog, të mërkurën me vënien simbolike të gurthemelit, kanë filluar punimet për ndërtimin ujësjellësit për zonën lindore të komunës së Istogut.

Nga ky projekt do të përfitojnë 12 fshatra të kësaj zone, që në Istog e quajnë Mbivada, raporton Koha Ditore.

Në ceremoninë e organizuar për fillimin e këtyre punimeve, kreu i komunës së Istogut, Haki Rugova, para qytetarëve të shumtë të mbledhur në këtë ngjarje të pritur me vite nga banorët e atyre fshatrave, ka thënë se ky është projekt jashtëzakonisht i mirë, i cili sipas tij me një menaxhimin të mirë do të ketë një furnizim me ujë të pijes për krejt territorin e komunës së Istogut, me gjithë fshatrat.

“Nga ky projekt komuna e Istogut do të sigurojë 24 orë ujë të pijshëm për qytetarët e saj me çdo cep. Do vazhdojmë të bashkëpunojmë me qeverinë austriake për projektet tjera me rëndësi të cilat do i marrim në formë kreditimi, që jemi të orientuar më shumë tek kanalizimet që të zgjidhet çështja e kanalizimeve”, tha ndër të tjera Rugova.

Në këtë ngjarje i pranishëm ishte edhe Andreas Vieler, përfaqësues kryesor i kompanive austriake zbatuese të këtij projekti “OSTAP GMBH” dhe “Tirohler Rohre GMBH”, i cili e ka vlerësuar këtë projekt si shumë të rëndësishëm për zonën dhe ka falënderuar drejtuesit e komunës së Istogut e veçanërisht numrin e madh të qytetarëve që ishin sot të pranishëm në shënimin e fillimit të projektit.

Ky projekt në vlerë prej pesë milionë euro, ka nisur në letër para pesë vitesh dhe në kërkim të mjeteve për realizmin e këtij projekti, komuna ka siguruar financimin e tij me një kredi të butë pa interes nga marrëveshja e arritur për kredi ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Austrisë për lejimin e kredive të buta për institucionet e Kosovës në kuadër të programit “soft loan”.

Nga kjo marrëveshje kjo komunë ka përfituar mbi 5 milionë euro për këtë projekt që parasheh ndërtimin e sistemit të ujësjellësit dhe rinovimin e një rrjeti të vjetër ekzistues në një pjesë të asaj ane të Istogut.

Komuna e Istogut kishte përfunduar të gjitha obligimet ligjore në gusht të vitit 2017 për të hyrë në këtë kredi për të cilën Komuna e Istogut nuk ka obligime financiare ndaj kredisë, pasi Ministria e Financave i merr të gjitha përsipër. Projekti është tenderuar nga austriakët dhe për kryerjen e punimeve është kontraktuar një operator vendor.

Kurse kompania austriake ÖSTAP, që e ka hartuar këtë projekt, është edhe mbikëqyrëse e realizimit të projektit për ndërtimin e ujësjellësit, i cili pasi të ndërtohet kalon në menaxhim të kompanisë rajonale të ujësjellësit “Hidrodrini”.

Sipas Genc Ademaj, zyrtar në Drejtorinë e Financave, i cili ka qenë i përfshirë drejtpërdrejtë nga fillimi në këtë projekt, nëse punimet shkojnë sipas planit dinamik, tash një vit pritet të kryhet projekti.

“Nga momentin kur nisin punimet, për një vit duhet të përmbyllet projekti se aq është paraparë dinamika e punimeve me projekt”, tregon Ademaj kohëgjatësinë e punimeve ndërtuese të ujësjellësit.

Nga ky projekt përfitojnë fshatrat në pjesën më të thatë të kësaj komunë, ku ndodhen 12 fshatrat përfituese të këtij projekti: Shushicë, Rakosh, Zhakovë, Uçë, Bollopojë, Veriq, Mojstir, Syne, Cerkolez, Syriganë, Kerrninë dhe Padalishtë.

Në këto fshatra jetojnë rreth 1 mijë e 645 familje me mbi 10 mijë anëtarë, prej të cilave 1 mijë e 99 familje me mbi 7 mijë anëtarë, nuk kanë fare qasje në sistem të ujësjellësit dhe kanë konsumuar gjithmonë deri tash vetëm ujë të puseve.

Kurse 546 familjet tjera të katër fshatrave të asaj pjese lindore të Istogut, kanë qasje në një sistem të vjetër të ujësjellësit, që ishte ndërtuar menjëherë pasluftës, e i cili do të rinovohet me këtë projekt, pasi banorët asnjëherë nuk ishte rehatuar me atë ujësjellës.

Me këtë projekt pesë milionësh parashihet të shtrihen gjithsejtë 65 kilometra gypa, prej të cilëve 37 kilometra gypa kryesor dhe rreth 28 kilometra gypa shpërndarës. Gjithashtu do të ndërtohen tre rezervarë të rinj me 600, 300 dhe 150 metra kub ujë, si dhe do të ndërtohen edhe tre stacione pompimi, të cilat do të shpenzojnë mjaftë rrymë për pompimin e ujit në këto fshatra.

Shpenzimet e rrymës për pompa të ujit, sipas drejtorit të “Hidrodrini”, Agron Tigani, i heq “Hidrodrini”, e qytetarët do ta paguajnë vetëm faturën mujore për ujë.

Aktuale

“Termokos’’ për herë të parë ndan 15 bursa për studentët e Inxhinierisë Mekanike

Published

on

Për herë të parë në historinë e ekzistimit NP “Termokos” SH.A.,  ka ndarë sot bursa për 15 studentë të dalluar të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike të Universitetit të Prishtinës.

Në një ceremoni rasti, të mbajtur sot në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës, kanë marrë pjesë Rektori i Universitetit të Prishtinës, prof. dr. Qerim Qerimi, Kryetari i Komunës së Prishtinës z. Përparim Rama, Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos”, z. Fisnik Osmani, Dekani i Fakultetit të Inxhinerisë Mekanike, prof.Ahmet Shala, Aksionarët e ndërmarrjes, Bordi i Drejtorëve, anëtarë të Këshillit Drejtues e prorektorë të UP-së, menaxhmenti i ndërmarrjes dhe strudentët përfitues të bursave.

Rektori prof. Qerim Qerimi ka përshëndetur këtë hap të NP “Termokos”, për ndarjen e bursave për studentët e UP-së. Ai u nda optimist se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tutje në funksion të rritjes së cilësisë në arsim dhe ndërlidhjes së industrisë me universitetin.

Kryetari i Prishtinës, z. Përparim Rama ka shprehur kënaqësinë e tij, që NP “Termokos”, përveç sukseseve në operim e zgjerim të rrjetit të ngrohjes, kësaj here është nismëtare e një kontributi tjetër, siç është ndarja e këtyre bursave. Kryetari Rama tha se mbase këta studentë në të ardhmen mund të udhëheqin ndërmarrjen apo edhe Komunën e Prishtinës.

Kryeshefi Ekzekutiv, z.Fisnik Osmani tha se ndarjen bursave, ndërmarrja planifikon ta shndërrojë në traditë, duke ndihmuar studentët, që të përgatiten sa më mirë për rrugëtimin e mëtutjeshëm.

Kryeshefi Osmani tha se kemi dashur të japim një shembull të mirë dhe konkret të bashkëpunimit, të cilin synojmë ta shndërrojmë në traditë. Ai rikujtoi se kriteret dhe procedurat për përzgjedhjen e studentëve përfitues të bursave janë udhëhequr nga FIM.

Ndërkaq, Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, prof.Ahmet Shala ka falenderuar “Termokos”-in për ndarjen e këtyre bursave, otptimist se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe viteve të ardhshme edhe për më shumë studentë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Ra nga skelet teksa ishte duke punuar, humb jetën 19-vjeçari në Prizren

Published

on

Një person raportohet se ka humbur jetën tragjikisht gjatë ditës së sotme në Prizren.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës, ku zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka dhënë detaje për Sinjalin.

Sipas policisë, një person i moshës 19-vjeçare (K.Z), në një objekt banesor në ndërtim, gjatë punimeve dyshohet se ka humbur jetën, duke rënë nga kati i tretë nga skelet.

Në vendngjarje kanë dalë policia dhe mjekët nga emergjenca, të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij.

Me datën 26.05.2023, rreth orës 14:50 dyshohet se në rrugën “Ekrem Rexha” në një objekt banesor në ndërtim e sipër, një person i moshës 19 vjeçare (K.Z.), gjatë punimeve dyshohet se ka humbur jetën, duke rënë nga një lartësi e konsiderueshme”, ka deklaruar Bytyqi.

“Policia ka dal ne vendngjarje dhe është duke u marr me rastin. Viktima ka rene nga Kati i tret nga skelet. Ne vendngjarje kan dal edhe mjeket nga emergjenca të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij”, shton Bytyqi.

Continue Reading

Aktuale

“Po amnistoni mafinë e betonit me Ligjin që sollët në Kuvend “, kritikohet ministri Aliu për ndërtimet pa leje

Published

on

Deputeti i Kuvendi të Kosovës, Dimal Basha tha se Ligjit në momentin që i ndryshohet data e hyrjes në fuqi, legalizohen të gjitha objektet e ndërtuara deri më atë datë.

“Tash ky ligj ndryshohet edhe i ndërrohet edhe hyrja në fuqi. Që ta zëmë, ky ligj hyn në fuqi në mars 2023, legalizohen të gjitha ndërtimet deri në mars 2023. Pra, e bëjmë legalizimin e të gjitha ndërtimeve pa leje, sidomos ndërtesat”, u shpreh basha.

Deputeti pati kritika të ashpra edhe në lidhje me çmimet, duke thënë se 500 metra katrorë do të legalizoheshin për 4 mijë euro.

“Cili është interesi që një ndërtimtar ta legalizojë ndërtesën? Mendoj që qikjo s’është parimore, dhe kjo s’duhet me shku përpara. Puna kryesore e këtij ligji, mendoj unë është se e bën amnistimin e këtyre keqpërdoruesve që ndonjëherë janë quajtur edhe “mafi e betonit”. Këta jo që nuk dënohen por legalizohen”, tha Basha.

Deputeti i VV-së i u shpreh edhe se po amnistohen edhe nga hetimet kriminale keqpërdoruesit në fjalë.

Ndërkohë, edhe deputeti Haki Abazi pati kritika të ashpra duke i kërkuar ministrit që fjalimin e deputetit Dimal Basha ta merrte seriozisht.

Continue Reading

Trending