Connect with us

Trashëgimia

Fillojnë punimet për restaurimin e shtëpive të familjes Morina në rrugën Marin Barleti në Prizren

Published

on

Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit përmes Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, ka filluar zbatimin e punimeve për Restaurimin e shtëpive të familjes Morina në rrugën “Marin Barleti në Prizren.

Siç bënë të ditur Qendra Rajonale për trashëgimi Kulturore në Prizren, aktualisht po zhvillohen punimet në këto dy ndërtesa, përderisa pritet që së shpejti të fillojnë ndërhyrjet emergjente edhe në ndërtesat tjera në këtë lagje.

Ndërhyrjet restauruese – konservuese në këtë lagje, vijnë si rezultat i nevojës së domosdoshme për ndërhyrje në disa prej ndërtesave, gjendja e të cilave ka degraduar për vite me radhë.

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, falënderon Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komunën e Prizrenit, shoqërinë civile në Prizren si dhe të gjitha palët e involvuara në këtë proces për angazhimin maksimal, përfshire këtu dhe pronarët e ndërtesave të lagjes të cilët treguan gatishmëri për t’u bërë palë në këtë proces tejet të ndërlikuar por shumë të rëndësishëm për të ardhmen e tyre por edhe të qytetit të Prizrenit.

Rruga “Marin Barleti” zë pjesën kyçe të Qendrës Historike të Prizrenit, ndaj dhe revitalizimi urban dhe shoqëror i tij, do të ndikon në krijimin e kushteve optimale për ruajtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore në qytetin e Pizrenit./Media Ndërtimi.

Trashëgimia

Në Bostan të Novobërdës fillojnë gërmimet arkeologjike

Published

on

Në lokalitetin arkeologjik të fshatit Bostan në Komunën e Novobërdës, kanë nisur hulumtimet dhe gërmimet arkeologjike.

“Përmes zbulimeve arkeologjike formësohet historia e lashtë e vendit tonë.”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Ky lokalitet  në mesin e banorëve njihet me emrin “Gumnishtë” dhe ndodhet në lartësi mbidetare 957m, ndërsa qëllim i këtij hulumtimi është konfirmimi i një qendre banimi që lidhet me periudhën e Mbretërisë Dardane.

Continue Reading

Trashëgimia

Gjendet një vend me përplot bukuri natyrore në Kalanë e Vuçakut në Drenas

Published

on

Gjendet në një vend me përplot bukuri natyrore dhe potenciali e rëndësia historike që ka e bën tejet të veçantë Kalanë e Vuçakut në Drenas.

Ndërhyrjet në këtë kala kanë nisur dhe në fokus kanë pastrimin, konservimin e strukturave dhe përgatitjet që ky monument të jetë në shërbim të turizmit kulturor.

“Ky do të jetë një vit intensiv me punë në arkeologji”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Restaurohet shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova si aset i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore

Published

on

Shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova, me arkitekturë tradicionale të fundit të shekullit VIII-të gjendet në pjesën e vjetër të qytetit dhe ka pamje mbresëlënëse.

Ndodhet mes Muzeut Historik dhe hapësirës ku është i vendosur busti i Sylejman Vokshit.

Gjakova njihet si qytet i kulturës, traditës dhe qytetërimit. Investimet në ruajtjen trashëgimisë kulturore nga MKRS nuk do të ndalen./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending