Ferrari ka kaluar një periudhe fantasike në vitin 2022, kjo sipas rezultateve financiare të sapo publikuara nga prodhuesi italian i veturave. Ata kanë vendosur një rekord të ri personal të shitjeve duke bërë dërgimin e 13,221 veturave, duke kaluar shifrën e 11,155 modeleve në vitin 2021.
Fitimi neto gjithashtu arriti nivele të reja prej 939 milionë eurove (1,024 miliardë dollarë), ndërsa vitin e kaluar shifra ishte 833 milionë euro (909 milionë dollarë).
Rajoni i Evropës, Lindjes së Mesme dhe Afrikës (EMEA) ishte tregu më i madh i Ferrari për vitin 2022, me dërgesat që e arrinin shifrën e 5,958 veturave, shifër kjo e cila në vitin 2021 kapte numrin e 5,492 veturave. Shitjet në rajonet e 2 kontinenteve amerikane arrijnë numrin e 3,447 veturave të dërguara, duke tejkaluar shifrën e 2,831 njësive në vitin 2021, raporton Motor1.
Blerësit në pjesën qendrore të Kinës, në Hong Kong dhe Tajvan i blenë 1,552 vetura, në krahasim me 899 të tilla në vitin paraprak, ndërsa blerësit e tregut të Azi-Paqësorit bënë blerjen e 2,264 veturave shifër kjo në ngritje nga 1,933 vetura të blera në vitin 2021.
Të ardhurat totale të Ferrarit në vitin 2022 ishin 5,095 miliardë euro (5,563 miliardë dollarë), që ishte 19 për qind më shumë se vitin e kaluar. Shitja e veturave dhe pjesëve rezervë solli 4,341 miliardë euro (4,741 miliardë) – një rritje prej 22 për qind. Marrëveshjet e markës dhe sponsorizimit të The Prancing Horse përbënin pjesën e dytë më të madhe të biznesit duke sjellë 479 milionë euro (523 milionë dollarë).
Ferrari vlerëson se viti 2023 do të jetë edhe më i mirë se viti i kaluar. Kompania italiane pret që fitimi i saj neto të kapë shifrat prej afro 5.7 miliardë eurove (6.224 miliardë dollarë) duke përfshirë më shumë të holla që vijnë nga aktivitetet e garave. Kompania planifikon që të ngritë çmimet në mënyrë që kompensoj kostot e inflacionit./Media Ndërtimi