Connect with us

Trashëgimia

‘Europa Nostra’ vizitoi Kino Lumbardhin

Published

on

Lumbardhi të mërkurën ishte nikoqir i një delegacioni me përfaqësues nga Europa Nostra dhe Instituti i Bankës Europiane për Investim, të cilët gjenden në Kosovë në një vizitë zyrtare.

Me këtë rast vizitorët kishin mundësi të njihen për së afërmi me historinë e Kino Lumbardhit dhe procesin për rijetësimin e saj, i cili u zgjodh ndër projektet fituese të Çmimeve të Trashëgimisë Evropiane Çmimet Europa Nostra për vitin 2022.

Në takim palët patën mundësi të kordinojnë ceremoninë festive e cila do të mbahet në Prizren me 7 Gusht si dhe ceremoninë kryesore të çmimeve që do të zhvillohet me 26 shtator në ndërtesën monumentale të Operës Shtetërore në Pragë./Media Ndërtimi.

Trashëgimia

Ministri Çeku viziton Ulpianën, vend ku po kryhen kërkime arkeologjike

Published

on

Ministri i Kulturës, Rinisë e Sportit Hajrulla Çeku ka vizituar gjatë të premtes Lokalitetin Arkeologjik Ulpiana për të parë nga afër punimet që po kryhen në kuadër të kërkimeve arkeologjike.

Gjatë vizitës në këtë lokalitet, Çeku u takua me përfaqësuesin e Universitetit të Parisit “Ecole Normale Superieure”, Christophe Goddard si dhe arkeologët Arben Hajdari dhe Milot Berisha.

Aty ai u njoftua nga afër për ecurinë e punës, gjetjet e deritanishme dhe fazat e ardhshme të punimeve.

Programi për gërmime në Lokalitetin Arkeologjik Ulpiana po realizohet pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit mes Ministrisë së Kulturës, Universitetit të Prishtinës, Ambasadës së Francës në Kosovë dhe Shkollës së Lartë Normale pranë Universitetit të Parisit.

Përmes këtij programi është siguruar mbështetje teknike, shkencore dhe financiare me synim zhvillimin e Lokalitetit Arkeologjik Ulpiana si aset me vlera të rëndësishme historike, artistike, shkencore e ekonomike./ Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

3.4 milionë euro do të investohen në rinovimin e 13 shtëpive në Janjevë  

Published

on

Me 1.4 milion euro nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe 2 milion nga Bashkimi Evropian, projekti “Trashëgimia Kulturore si Nxitëse për Ringjallje Ekonomike të Janjevës” filloi zbatimin, me fokus në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe sigurimin e ringjalljes socio-ekonomike ku parashihen ndërhyrje restauruese dhe revitalizuese në 13 shtëpi të vjetra, hartimi i Strategjisë për Zhvillim të Turizmit Kulturor dhe Natyror, fuqizimi ekonomik dhe ngritja e kapaciteteve lokale për zhvillim të qëndrueshëm lokal, e mbështetja e komunitetit përmes granteve.

Në vizitë në Janjevë ishin prezent kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, të shoqëruar nga stafi i projektit të UNDP të cilët bënë një përditësim mbi gjendjen aktuale të projektit dhe punën që do të bëhet në vazhdim.

Si fshat multietnik, Janjeva ka rëndësi të madhe kulturore e historike, e puna në asetet e trashëgimisë kulturore në këtë vend ka rëndësi të veçantë për zhvillimin e mirëfilltë kulturor e promovimin sa më të mirë të potencialit të Kosovës./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trashëgimia

Janjeva destinacion unik dhe me kulturë të larmishme

Published

on

Kryetari i Parlamentit, Glauk Konjufca së bashku me Ministrin e Kulturës dhe Kryetarin e Komunës së Lipjanit vizituam objektet e trashëgimisë kulturore dhe u takuam me komunitetet lokale në Janjevë.

Janjeva është një fshat unik dhe me kulturë të larmishme që përballet me probleme socio-ekonomike, me popullsi në pakësim dhe humbje të trashëgimisë kulturore, e cila në të vërtetë është magjepsëse.

Për t’i adresuar këto sfida, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) u fut në partneritet me Bashkimin Evropian (BE)  dhe Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të Janjevës, përmirësimin e kushteve të jetesës së banorëve dhe promovimin e potencialit të saj turistik.

I shoqëruar nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, së bashku dhe me Kryetarin e Komunsë së Lipjanit, Imri Ahmeti, vizituam disa shtëpi brenda qendrës historike të Janjevës, të cilat do t’i nënshtrohen restaurimit dhe adaptimit për ripërdorim.

Ne gjithashtu takuam përfaqësues të komuniteteve të saj dhe diskutuam për ndërhyrjet që do të realizohen, me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës së Janjevës dhe hapsirave publike të saj, rehabilitimit dhe restaurimit të vendbanimeve të vjetra, tregtisë dhe zejtarisë, duke treguar përkushtimin për zbutjen e papunësisë përmes angazhimit ekonomik. Ne gjithashtu u shoqëruam edhe nga stafi i projektit të UNDP, të cilët bënë përditësimin e gjendjes aktuale të projektit dhe punës në vazhdim.

Projekti i titulluar “Trashëgimia kulturore si nxitëse për ringjallje ekonomike të Janjevës”, fokusohet në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe sigurimin e ringjalljes socio-ekonomike dhe zhvillimit të qëndrueshëm lokal.

Ai përfshin realizimin e punimeve për ruajtjen dhe forcimin e infrastrukturës turistike të objekteve të trashëgimisë, veçanërisht nëpërmjet investimeve në infrastrukturën turistike, asistencës për zhvillim institucional të turizmit dhe asistencës profesionale për investime që do ta rrisin ofertën e produkteve turistike.

Ndërhyrja e komunitetit dhe puna përgatitore për ndërhyrje në shtëpi, në infrastrukturën e ujësjellësit dhe të kanalizimit tashmë është duke u zhvilluar dhe rinovimi i shtëpive të përzgjedhura do të nisë në shtator./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending