Connect with us

Ambienti

‘Era dimën’, një publik i veçantë për cilësinë e ajrit në Kosovë

Published

on

‘Era dimën’ është një publikim që trajton çështjet e cilësisë së ajrit në Kosovë, përmes  një sërë një temash për ndotjen e ajrit, të kombinuar me përshkrime narrative personale, analizave profesionale, artit dhe aktivizmin për të frymëzuar ndryshimet mjedisore në Kosovë.

Publikimi ofron një qasje ndryshe për kuptimin e rëndësisë së cilësisë së ajrit, duke ofruar shembuj në nivel lokal dhe kombëtar dhe po ashtu vë në pah edhe rolin e akademisë në çështjet e cilësisë së ajrit, si dhe rolin e shoqërisë civile për të kërkuar ndryshime mjedisore duke shfrytëzuar të dhënat  për veprim qytetar.

Imazhet dhe tregimet e paraqitura në këtë publikim tregojnë aspektet e jetës sonë të përditshme të prirura për të ndryshuar—pa dëshirë—për shkak të degradimit të cilësisë së ajrit, rëndësia e cilësisë së ajrit në progresin individual dhe shoqëror, dhe se si shqetësimet e sotme, pyetjet, sjelljet dhe veprimet që duhet të ndryshojmë, për të siguruar një mjedis më të pastër nesër.

Publikimi ERA DIMËN është pjesë e aktiviteteve për Cilësinë e Ajrit, në kuadër të Programit për Transparencë dhe Përgjegjësi, të zbatuar nga Millennium Foundation Kosova, i mbështetur nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC).

Libri po ashtu prezanton edhe një raport te aktiviteteve të realizuara nga Millennium Foundation Kosova me mbështetjen e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit dhe aktorëve vendorë në fushën e cilësisë së ajrit./Media Ndërtimi.

Ambienti

Inspekcioni largon reklamat e bizneseve private të vendosura në hapësira publike

Published

on

Drejtoria e Inspekcionit – Komuna e Prishtinës po vazhdon largimin e reklamave të vendosura vend e pavend kudo në hapësira publike të kryeqytetit dhe pa leje të organeve kompetente komunale.

Aksioni do të vazhdojë edhe në ditët në vijim në gjithë Komuna e Prishtinës./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Ambienti

Miratohet vendimi për kufijtë e burimit ujorë “Puset e Konjuhit” në Lipjan

Published

on

Në mbledhjen e 92-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës u miratua vendimin për caktimin e zonave të mbrojtura sanitare dhe masat e tyre mbrojtëse të burimit ujorë nëntokësor që përdoret për pije – “Puset e Konjuhit” në Komunën e Lipjanit.

Qëllimi i përcaktimit të zonave të mbrojtura sanitare është që të mbrojë burimet e ujit nëntokësor – “Puset Konjuh”, Komuna Lipjanit, nga ndikimet negative të cilat mund të dëmtojnë gjendjen normale dhe të qëndrueshme të ujit nga aspekti i cilësisë dhe sasisë./Media Ndërtimi.

 

Continue Reading

Ambienti

Izraeli interesohet të investojë në përmirësimin e shërbimit të ujit për qytetarët e Kosovës

Published

on

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu u takua të enjten me  ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv.

“Në kuadër të këtij takimi e njoftova me punën dhe angazhimin tonë në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, dhe diskutuam në përgjithësi mbi marrëdhëniet dy-palëshe në mes dy vendeve tona, si në nivelin politik, ashtu edhe atë ekonomik.

Në frymën e thellimit të bashkëpunimit tonë, potencuam vullnetin e të dyja vendeve për çështje me interes të përbashkët, veçanërisht në sektorin e ujërave, me ç’rast diskutuam për bashkëpunimin e ndërsjellë të mundshëm për projekte që do të ndikonin në përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe ofrimin e shërbimeve më cilësore.”, deklaroi ministri Aliu./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending