Connect with us

Ambienti

Pishtarët: Pas 10 viteve shkatërrim dhe shfrytëzim nga Kelkosi është rasti të ndërrojmë qasje

Published

on

Sot u bënë 10 vjet që Komuna e Deçanit dhe Kelkos Energji Sh.P.K kanë lidhur kontratë për shfrytëzimin e pronës së komunës për projektin e hidrocentraleve, ndërsa Kelkosi ka marrë përsipër të përmbushë një varg detyrimesh ndaj Deçanit.

Edhe pse kanë kaluar 10 vjet që Kelkosi nuk e ka zbatuar këtë kontratë, sipas Ligjit për Marrëdhëniet e Detyrimeve, komuna ende ka të drejtë që Kelkos-it ose t’i caktojë afat për përmbushjen e obligimeve ose të shkëputet dhe të shikohet baza për kërkesë për shpërblimin e dëmit. Fatkeqësisht kjo nuk ka ndodhur asnjëherë.

Shumica e detyrimeve në kontratë janë detyrime që Kelkosi duhet të i përmbushë që të marrë lejet e nevojshme nga Ministria Ambientit. Prandaj, adresimi i kësaj kontrate është edhe themeli i zgjidhjes së kësaj çështje.

Për të arritur zgjidhje që mund të jetë e qëndrueshme, dhe të mos rrezikojmë humbjet që i kemi pësuar deri tani, ne kemi kërkuar që si pikë e parë të bëhet hartimi i një plani punues nga institucionet publike, shoqëria civile dhe Kelkosi, dhe që ky plan:

të i bëjë të qarta përgjegjësitë e Kelkosit që duhet të përmbushen për të arritur që hidrocentralet të operojnë në mënyrë ligjore,

cakton kohë të kufizuar për përmbushje të këtyre përgjegjësive, dhe

të ndahet dhe të jetë i sigurt buxheti për rehabilitim dhe kompensim të dëmeve.

Pas 10 viteve shkatërrim dhe shfrytëzim nga ana e Kelkosit nuk mund të pretendohet se nuk ka ndodhur asgjë në Grykë të Deçanit. Përpjekjet e shoqërisë civile nga e gjithë Kosova më në fund kanë krijuar rast që të ndërtojmë standard të ri të qasjes dhe operimit të Kelkosit në Kosovë.

Institucionet publike duhet të shfrytëzojnë këtë rast në interes të popullit./Media Ndërtimi.

Ambienti

Sipërfaqja degraduese e lumenjve të Kosovës është rrit për 414.78 hektarë

Published

on

Lumenjtë tanë me vite të tëra ju kanë nënshtruar një presioni të vazhdueshëm të eksploatimit të rërës dhe zhavorrit dhe si pasojë janë degraduar sipërfaqe të tëra të shtretërve dhe tokave për rreth tyre.

Sipërfaqet e degraduar nga eksploatimi i rërës dhe zhavorrit deri në vitin 2018 është vlerësuar se është 1421.06 ha. Që nga vitit 2008 e deri në vitin 2018, sipërfaqja degraduese e lumenjve është rrit për 414.78 hektarë, shkruan në Raporti per gjendjen e lumenjeve 2022.

Mënyra dhe metoda e vlerësimit të pjesëve të degraduara është bërë mbi bazën e modeleve krahasuese të imazheve satelitore të ortofotove 2008/2012/2018, si dhe imazheve nga terreni.

Pas rivektorizimit të sipërfaqeve të degradueshme për 2018 është vlerësuar së kjo sipërfaqe e degraduar është rritur edhe për 341.65 ha, që do të thotë në total është 1762.71 hektarë

Nxjerrja e rërës dhe zhavorrit përgjatë shtratit të Lumit Ibër nuk është e nivelit të theksuar. Në rrjedhën e poshtme te lumit në lokacionin Zupçë vrehen sipërfaqe te prekura nga eksploatimi për shkak të vëllimeve më të mëdha te sedimenteve te përziera.

Veçanërisht vrehet një degradim i sipërfaqeve të tokës punuese përgjatë Lumit Ibër. Sipërfaqja e degraduar për përiudhën kohore 2009-2018 vlerësohet së është 8.48 ha.

Erozioni – është prezent në tërë territorin e Kosovës. Erozioni shfaqet në forma të ndryshme, si gërryerje sipërfaqësore e tokës, brigjeve të lumenjve, e përrenjve, transport i depozitimeve të ngurta e të rërës, zhavorreve, lymit etj.

Erozioni në Kosovë me fuqinë e vetë gërryese brenda një viti krijohet produkt për bartje ~12mil/m³/vit.

Nga ky material i eroduar për bartje arrihet të bartet rreth 5 mil/m³ në vit ose rreth 460m³/km² ose rreth 5m³/ha.9 Kosova krahasuar me Shqipërinë 20-25 t/ha/vit ose rreth 60 mil/vit ka shkallë më të ulët eroziv.

Shkaqet e erozionit si fenomen shkaktohen nga një kombinim faktorësh siç janë: kushtet meteorologjike-reshurat, shkalla e pjerrtësisë së terrenit, përdorimi i pa përshtatshëm i tokës, shkatërrimet ekologjike të tokës, siç janë: djegia e bimësisë, prerja e pa kontrolluar e pyjeve, shpyllëzimet, mungesa e investimeve për mbrojtjen e tokave, për ndërtimin e pritave malore, etj./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Ambienti

‘Mos e merr Malin’ tematizon shpyllëzimin në edicionin e dytë të Sharrfest

Published

on

MoseMerrMalin vjen në qytetin e bukur të Prizrenit, duke vazhduar turin në këtë rajon, këtë herë MoseMerrMalin vjen në bashkëpunim me ekipin e jashtëzakonshëm të Sharrfest, edicioni i dytë

Gjatë këtyre dy ngjarjeve të organizuara nga Sustainability Leadership Kosova (SLK) do të kemi mundësinë të dëgjojmë një ligjëratë nga Indira Kartallozi mbi krizat klimatike, ngrohjen globale dhe problemin e shpyllëzimit, pastaj do të vazhdojë me trajnimin En-Roads nga Blerinda Veliu dhe si përfundim do të kemi mundësinë të shohim nga afër se si të gjejmë të dhënat e shpyllëzimit nga Faruk Foniqi.

Ndërkaq, të premten në mbrëmje do të shënojmë një ngjarje publike e cila shënon vazhdimësinë e lëvizjes sonë për mbrojtjen dhe rigjenerimin e pyjeve të Kosovës. Ne do të ndajmë me ju hulumtimin e bërë dhe hartën interaktive e cila shpjegon vizualisht humbjen e pyjeve tona në 20 vitet e fundit.

Me shumë kënaqësi ju presim të na bashkoheni në këto evente shumë të rëndësishme për malet tona. #MoseMerrMalin po rritet me bashkëpunëtorë dhe ambasadorë nga i gjithë vendi dhe më gjerë. Ju mirëpresim më 12 gusht 2022, e premte, në malet e bukura të Sharrit.

Ky hulumtim për shpyllëzimin udhëhiqet nga Sustainability Leadership Kosova (SLK) në bashkëpunim me @Insituti për GIS dhe Teknologji./Media Ndërtimi.

 

Continue Reading

Ambienti

“Si po degradohet peizazhi i Gërmisë para syve të deputetëve që vrapojnë në këtë park dhe nuk reagojnë!”

Published

on

Vazhdojnë reagimet për organizimin e Festivalit muzikor “Sunny Hill” në Parkun e Mbrojtur të Gërmisë.

Është ambientalisit Bekë Fetahu i cili përmes një reagimi të tij në rrjetin social facebook na sjell dëshmi se si po degradohet peisazhi i mbrojtur i Gërmisë nga instalimi i skenës së Festivalit të “Sunny Hill”, i cili do të mbahet nga data 4 deri më 7 Gusht 2022.

“Edhe një mëngjes më gjënë tek vendi ku ndihem mirë, ku e shijoj natyrën me plot ngjyra e plot jetë.

Krejt po doket idilë e bukur e magjepsëse deri një kilometër prej ku e fillova vrapin.

Booom si nëpër filma aksion do tel  i kacavirren nëpër drunj bash si uverturë ma bën me dije se këtu veç qenka kantier ndërtimi e ku? Në një vend ku njerëzit dalin të ikin prej zhurmës së bagerëve, kamionëve transportues e zhurmave të turli aparature.

Një muri i ndërtuar tash së fundi tregon shpërfaqjen e mungesës së empatisë për botën bimore e shtazore që e kanë poashtu habitat peizazhin e mbrojtur të Gërmisë.

Ju siguroj se vet i kam pa, secila shtyllë e një bine gjigande është e ngulitur thellë në tokë e për mbajtjen e tyre janë hapur gropa e betonuar që ky festival të jetë i përvitshëm.

Unë së pari habitem prej plot fytyrave publike, deputetëve që dalin në Gërmi e as edhe një status nuk e shkruajnë për rastin në fjalë.

MARRE, hipokrizi është me iu bo qefi kujtdo qoftë në dëm të njerëzve që sa do pak mundohen me e liru veten prej presionit të punës, jetës dinamike në qytet.

Mua nuk më pengon shtegu i pandriquem, rrënjët e drunjve e gurt përgjatë shtegut, besa as folea e grerëzve e anzave që me kan thumbu plot herë, më pengon teli, betoni, kamionat me plot material, skele, që padrejtësisht i keni sjell në vendin që bile qetësi duhet të ketë.

A për juve dostave, ftyrave publike kur të vie koha e zgjedhjeve po gaboni e po na thirrni në tubime në Gërmi. HORË ko me ju bo dijeni./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending