Connect with us

Aktuale

Edi Rama: Ndërtimet pa leje ishin kancer i vendit, do ta eliminojmë këtë dukuri

Published

on

Kryeministri Rama po zhvillon një bashkëbisedim me qytetarët në  Facebook.

I pyetur “Sot t’i zuri syri pallatet?”, Rama tha: Ndërtimet pa leje kanë qenë kanceri i këtij vendi, nuk janë më. Ka ndërtime pa leje nuk diskutohet. Por po të vijmë te katet pa leje, abuzim mbi lejen e ndërtimin e kemi ulur 10 fish. Po të bëheshin gjërat sa hap e mbyll sytë, nuk do kishte ardhur nevoja të ndryshonin kaq qeveri dhe të më vinte radha mua këtu. As do t’i vinte radha të tjerëve që do vijnë mbrapa. E vërteta është që sot jemi në kushte kur duhet t’i japim një goditje përfundimtare këtij fenomeni kaq të shëmtuar.

Ai shtoi se “Kjo është një luftë që nuk ndodh vetëm në Shqipëri. Spanja e ka pasur këtë problem shumë vite më parë. ky është një problem që kërkon një zgjidhje. Për sa kohë ky sistem drejtësie nuk është akoma i pastruar plotësisht jemi të destinuar të turpërohemi”./Media Ndërtimi

Aktuale

Inspektorati në aksion në objektin e xhamisë në Shkabaj, një qytetar kundërshton rrënimin

Published

on

Policia e Kosovës ka rrethuar objektin në të cilin pretendohet se u nis si xhami në fshatin Shkabaj të Prishtinës.

Policia po asiston Inspektoratin në rrëzimin e themelit të saj, e cila pretendohet nga banorët se u nis pa leje. Ekipi i Kallxo.com po raporton nga vendi i ngjarjes.

Një qytetar po qëndron te ky objekt dhe po kundërshton rrëzimin e objektit..

“Jam i operuar, në hekra ngulem nëse tentoni me më rrëzu” – dëgjohet ai duke i thënë Policisë.

Ai po refuzon të negociojë me forcat e rendit dhe po “kërcënon me vetë-lëndim” nëse tentojnë ta largojnë nga objekti.

“Tre minuta i keni fore, nëse nuk largoni, kam mu gjujt me mytë veten” – dëgjohet duke thënë ai./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Persona zyrtar të Komunës së Obiliqit po akuzohen për tjetërsim prone

Published

on

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në gjykimin ku Arben Berisha, Nerimane Kelani-Sherifi dhe Ramadan Hasani po akuzohen për tjetërsim të një prone në Obiliq, janë dëgjuar dëshmitarët Musa Gashi, Rasim Jashari dhe Nexhmedin Osmanaj.

Fillimisht i akuzuari Berisha ka deklaruar se për shkak të obligimeve familjare nuk mund të qëndroj në seancën e sotme, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Lidhur me këtë, kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Naser Foniqi e ka njoftuar të njëjtit se sipas Kodit të Procedurës Penale shqyrtimi gjyqësor mund të vazhdoj në mungesë kur i akuzuari pajtohet me këtë dispozitë.

“Pasi që për këtë seancë kemi të ftuar 3 dëshmitarë të cilët vijnë nga një distancë, kërkoj mendimin e të akuzuarit nëse do të jetë i pranishëm gjatë gjithë shqyrtimit gjyqësorë apo është i mendimit që shqyrtimi të vazhdoj në mungesë të tij”, ka thënë gjykatësi Foniqi.

Kurse, i akuzuari ka dhënë pëlqimin e tij që shqyrtimi gjyqësor të vazhdoj pa praninë e tij për këtë seancë meqenëse është i pranishëm i mbrojturi i tij.

Më pas, seanca ka vazhduar me dëgjimin e dëshmitarit Musa Gashi i cili tha se në total të akuzuarit Hasani, për blerjen e tokës i kishte dhënë 4 mijë e 200 euro, pjesë pjesë në kohë të ndryshme, nga çmimi prej 19 mijë euro.

Pas kësaj ai tha se për këtë pronë i akuzuari Hasani i kishte bërë një autorizim, me të cilin ka pasur të drejtë ta shes, parcelizoj dhe ta ndërroj.

Gashi shtoi se këtë tokë më pas ia kishte shitur Rasim Jasharit (dëshmitari tjetër), me të cilin tha se kishin bërë një kontratë në zyrën e ndërmjetësimi dhe nga i cili kishte marrë 10 mijë euro, kurse pjesën tjetër kishte për ta marrë me kompensime.

Tutje, ai tha se pasi që prona kishte dal në emër të Jasharit, ai së bashku me të kishin gjetur blerësin e tretë i cili kishte paguar afërsisht 30 mijë euro.

Ai tha se në kadastër kishte kuptuar se kjo tokë nuk ishte në rregull dhe se policia dhe prokuroria kishin pyetur për të njëjtën tokë.

Një informatë të tillë tha se e kishte marr nga një femër dhe një mashkull duke shtuar se këta mund të jenë të akuzuarit Kelani dhe Berisha, por se për këtë tha se nuk është i sigurt.

Andaj, kjo sipas tij i kishte paraqitur problem me blerësin e ri, Astrit Jasharin, i cili pasi i kishte dëgjuar këto fjalë, ishte tërhequr nga blerja.

Sipas aktakuzës së përpiluar më 31 mars 2023, Prokuroria Themelore në Prishtinë, po akuzohen se në cilësinë e personave zyrtar, Nerimane Kelani-Sherifi- Udhëheqëse e sektorit të pronës në Komunën e Obiliqit, dhe Arben Berisha-Drejtor i Planifikimit Urban, Pronë dhe Kadastër në Komunën e Obiliqit, në bashkëkryerje duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar.

Siç thuhet në aktakuzë, të akuzuarit Kelani-Sherifi me dashje kanë tejkaluar kompetencat e tyre zyrtare, ashtu që më datë 18.03.2022, ka përpiluar dhe nënshkruar Aktvendimin me numër V-315, për bartjen e pronës, në Milloshevë, Komuna Obiliq, në sipërfaqe prej 11,034 m2, për bartjen e pronës nga pronari Xh.R, tek tani pandehuri Ramadan Hasani, duke u bazuar në “Parakontrata për shitblerjen e patundshmërisë LRP nr.1276/2022”, në kundërshtim me Ligjin 04/L-009 neni 4, për themelimin e regjistrit të të drejtave të pronës së paluajtshme.

Ndër të tjera në aktakuzë thuhet se për bartje të pronës duhet të paraqitet “Kontrata” mbi shitblerjen e patundshmërisë, dhe jo “Parakontrata”, e po të njëjtin Aktvendim me numër V-315 e ka nënshkruar edhe i akuzuari Arben Berisha, edhe pse ishte njoftuar nga e akuzuara Nerimane, se aktvendimi mbi bartjen e pronës ishte marrë duke u bazuar në parakontratë, me këtë i ka shkaktuar dëme personit tjetër, në këtë rast trashëgimtarëve te të ndjerit Xh.R.

Me këtë, të akuzuarit Kelani-Sherifi dhe Berisha në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Kosovës, vepër kjo e dënueshme me gjobë dhe burgim prej tre deri në dhjetë vjet.

Ndërkaq, në dipozitivin e dytë të akuzuarit Ramadan Hasani po akuzohet se me qëllim që vetit t’i sjellë përfitim të kundërligjshëm, ka fshehur fakte, ka paraqitur fakte të rreme, me çka e ka vënë në lajthim të dëmtuarin Musa Gashin, të cilin e ka mashtruar duke e nxitur të veprojë në dëm material te pasurisë së tij, kështu që me datë 21.09.2022, në fshatin Polac, Komuna Skenderaj, në pompën e derivateve “Kabashi Petroll” in ka shitur tokën, në vendin e quajtur “Shishkoviqa Logor” në sipërfaqe te përgjithshme 11, 034 m2, Zona Kadastrale Millosheve, Komuna Obiliq.

Siç thuhet në aktakuzë i dëmtuari Gashi për blerjen e kësaj toke ia ka dhënë të pandehurit Ramadanit 2 mijë euro, 800 euro pas tri dite, kohë pas kohe ia ka dhënë nga 200 euro, e tjera, në total 3 mijë 250 euro, kurse marrëveshje ka qenë të paguhen 18 mijë euro, e ka fshehur faktin se “Parakontrata për shitblerjen e patundshmërisë, është i falsifikuar, me ç’ rast blerësi, tani i dëmtuari Gashi ishte vënë në lajthim lidhur me këtë fakt si dhe është dëmtuar materialisht.

Me këtë, i akuzuari Hasni po akuzohet se ka kryer veprën penale “Mashtrimi nga neni 323 par. 1 te Kodit Penal të Kosovës, vepër kjo dënueshme me gjobë dhe me burgim prej tre muaj deri në pesë vjet./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

E ardhmja e pastrimit të parave përmes kriptomonedhave

Published

on

Krahas luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, një vend të veçantë në betejat e drejtësisë zë edhe pastrimi i parave përmes kriptovalutave.

Me qëllim moslejimin e avancimit të pastrimit të parave nëpërmjet këtyre metodave në dukje të sofistikuara, është e nevojshme ndërmarrja e hapave parandalues. Krimi përgjatë historisë ka njohur vazhdimisht evoluimin e metodave për pastrimin e produkteve kriminale, e në këtë rast, të parave. Po në këtë rrugëtim, parashikohet që kriptovaluta të jenë mjeti më efikas dhe anonim për të realizuar pastrimin e parave. Sigurisht, pastrimi i parave përmes kriptovalutave kërkon njohje të mirë të procesit më të rëndësishëm për mekanizmin e pastrimit të parave, “layering”.

Ky proces është një hap kyç në pastrimin e parave, duke e bërë të vështirë për autoritetet të gjurmojnë burimin e vërtetë të fondeve. Përmes kryerjes së transaksioneve të vazhdueshme në bursa të ndryshme të kriptomonedhave dhe përdorimit të llogarive të shumta për të maskuar origjinën e fondeve, tentohet për të pastruar paratë që mund të burojnë nga krimi. Ky proces përfshin konvertimin e fitimeve të paligjshme në fonde të ligjshme, duke maskuar burimin e tyre.

Shqipëria ka njohur një rritje të përdorimit të kriptomonedhave jo vetëm në sferën e biznesit dhe inovacionit, por edhe në fushën e krimit të organizuar. Persona të ndryshëm kanë filluar të shfrytëzojnë këto valuta digjitale për të financuar aktivitete të paligjshme, duke krijuar sfida të reja për autoritetet ligjzbatuese dhe rregullatore në vend. Në Shqipëri, grupet kriminale po përdorin kriptomonedhat për të transferuar para jashtë vendit, për të blerë mallra të paligjshme dhe për të financuar operacione të ndryshme të krimit të organizuar.

Një aspekt tjetër i rëndësishëm në luftën kundër përdorimit të kriptomonedhave për financimin e aktiviteteve të paligjshme është edukimi dhe ndërgjegjësimi i publikut dhe entiteteve tregtare. Ka rëndësi thelbësore që individët dhe sipërmarrjet të jenë të vetëdijshëm për rreziqet e lidhura me kriptomonedhat dhe të zbatojnë masa të verifikimit të klientëve (KYC) dhe masave kundër pastrimit të parave (AML). Ndërmarrjet që operojnë në sektorin e kriptovalutave duhet të jenë të pajisura me mjetet e duhura për të identifikuar dhe raportuar aktivitetet e dyshimta tek autoritetet përkatëse.

Përdorimi i kriptomonedhave për financimin e aktiviteteve të paligjshme përbën një sfidë të madhe për autoritetet ligjzbatuese dhe rregullatore në Shqipëri. Teknologjia e avancuar dhe anonimiteti që ofrojnë këto valuta digjitale kanë krijuar një terren ideal për krimin e organizuar që kërkojnë të fshehin burimet e fondeve të tyre dhe të financojnë operacionet e tyre të paligjshme. Duket sikur e vetmja rrugë për t’u përballur me këtë sfidë të re është bashkëpunimi i gjerë me qëllim zhvillimin e një strategjie sa më të imët filtrimi të parave që konvertohen apo që kthehen në vend./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending