Connect with us

Aktuale

Dyshohet se janë keqpërdorur 8 milionë euro nga pakoja emergjente, të hënën protestë

Published

on

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat te Kosovës ka tërhequr edhe njëherë vëmendjen se në emër të punëtorëve po bëhet zhvatje e pakos emergjente, ku pronarët e kompanive edhe ata që kanë punuar gjatë gjithë kohës së pandemisë kanë aplikuar për pagat e punëtorëve e që këto paga pastaj i kanë kompensuar për gjepat e tyre.

Sipas tij, punëtorët e kanë vërejtur këtë keqpërdorim dhe tani janë duke u përgatitur për protesta dhe me shumë mundësi të martën do ta kemi të parën në Gjilan.

“Janë numër marramendës i kompanive që shumë qartë po bëjnë këtë lloj keqpërdorimesh. Këtë ja kemi shpjeguar edhe shtetit po si duket edhe atyre po u shkon përshtati. Ne kemi presione të jashtëzakonshme për veprime sepse nuk bën të keqpërdorën punëtorët në këtë mënyrë. Ne po përgatitemi për veprime, por edhe jemi në bashkëpunim me prokurorinë e shtetit për argumentimin e keqpërdorimeve”, thuhet në komunikatën e SPSPK-së.

Sipas tyre, është mjerim atakimi i buxhetit dhe pafytyrësi së ç’po ndodh me ketë pako, pasi në vend se të shkojnë për kompensimin e punëtorëve këto mjete, ato në shumë raste po shkojnë në gjepat e pronarëve dhe se kjo mund të ndodhe në një shtet pa shtet.

“Mendojmë se rreth 8 milionë euro shkuan aty ku nuk duhet shkuar dhe jemi të sigurt se nuk do të ketë mjete për pagesën e muajit të dytë. Kot po bërtasin se po bëjnë punë të mira, në teren realiteti është tjetër. Por ndoshta ka marrëveshje në mes shtetit dhe pronarëve të kompanive që kjo çështje të kalojë në heshtje dhe me rëndësi që pronarët dhe individ shtetëror të pasurohen, e punëtorët të sakrifikohen për të tjerët si çdoherë. Marre!”, përfundon komunikata e SPSPK-së.

Aktuale

KAWA Group, tashmë pjesë e industrisë së ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar

Published

on

Kompania e njohur e ndërtimit KAWA Group, sapo ka inauguruar hapësirën në qendër të Londrës.

Përmes një ceremonie festive është hapur hapësira më e re e KAWA Group, e cila edhe zyrtarisht do të operoj në Mbretërinë e Bashkuar,

KAWA Group do të bëj eksportin e shtëpive modulare, kabinave, kontejnerëve, përpunimin e kuzhinave, dyerve dritareve dhe gjithçka tjetër rreth produkteve të drurit e metalit.

https://www.facebook.com/profile.php?id=61554337212013

https://www.instagram.com/kawagroup.uk/

Këtë vit, KAWA Group do të shënoj vitin jubilar, 15 vjetorin e themelimit, ndërsa si kompani vazhdon të jetë liderë në tregun e ndërtimeve.

Përgjatë viteve, KAWA i ka shtuar gamës së gjerë të ndërtimeve, njësi tejet inovative të banimit dhe biznesit.

Pas zyrës së hapur në Londër, KAWA Group shumë shpejt pritet që rrjetin e operimit ta zgjeroj edhe në qendrat kryesore të Evropës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Përfaqësuesit e personave me nevoja të veçanta kërkojnë t’iu sigurohet transporti për punë

Published

on

Në Komisionin për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media është mbajtur dëgjim publik për ndryshim plotësimin e Ligjit për zyrtarët publik. Kërkesa për votimin e këtij projektligji patën personat me aftësi të kufizuar, të cilët me anë të saj kërkojnë transport dhe mundësimi i punës online.

Përfaqësuesi i personave me aftësi të veçanta, Gentrit Zeqiri, është shprehur se mungesa e kushteve për transport po ua vështirëson krijimin e kushteve për punë të këtyre zyrtarëve.

“Propozimi i parë ka qenë sigurimi i transportit të zyrtarëve me nevoja të veçanta nga shtëpia në punë dhe anasjelltas dhe propozimi i dytë, është të ju lejohet zyrtarëve me aftësi të veçanta të punojnë edhe nga shtëpia së paku 3 ditë në javë. Sa i përket propozimit të parë është t’iu sigurohet transporti për shkak të mungesës së qasjes ku kemi shume raste, ankesa të këtyre zyrtarëve përkundër faktit që pranohen në shumë punë…për shkak të transportit ata detyrohen t’i lënë këto punë për shkak të vështirësive që kanë”, tha Zeqiri.

Për Zeqirin është e rëndësishme edhe mundësimi i punës online për këta zyrtarë, sipas tij kërkesa e këtij grupi është të mundësohet puna nga shtëpia së paku për tri ditë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Mbi 70 biznese promovohen në panairin “Pan Expo Group-Kosova 2024”

Published

on

Është hapur Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Pan Expo Group-Kosova 2024”, në Prishtina Mall, për herë të parë në Kosovë, ku po marrin pjesë mbi 70 biznese nga vendi, rajoni dhe më gjerë.

Qëllimi i këtij panairi është që kompanitë pjesëmarrëse të ndajnë eksperiencën e tyre me njëra- tjetrën, të mund të shpalosin ofertat e tyre, si dhe të tërheqin klientë dhe bashkëpunëtorë rinj.

Përveç kësaj, qëllim tjetër i këtij organizimi është promovimi i ndërmarrësisë, inovacionit si dhe edukimit të gjeneratave të reja për iniciativën e lirë në biznes.

Organizimi i këtij panairi u vlerësua shumë i rëndësishëm edhe nga vetë bizneset pjesëmarrëse, për çka edhe u shprehën të kënaqur me mundësinë e dhënë për të promovuar produktet dhe shërbimet e tyre.

Drejtoresha e “Pan Expo Group”, Elisa Stefa tha se pavarësisht sfidave të kaluara për organizmin e një panairi të tillë, është e kënaqur me pjesëmarrjen, kualitetin dhe cilësinë e bizneseve. Ajo tregoi se në këtë panair po marrin pjesë biznese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe vende të tjera jashtë rajonit.

Panairi “Pan Expo Group-Kosova 2024” do të jetë i hapur deri më datën 19 maj. Përgjatë ditëve të panairit do të ketë showroom-e, prezantime live, seminare, aktivitete dhe konferenca./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending