Connect with us

Aktuale

“Dyshime për falsifikim të dokumenteve”, Zyra e Kryeministrit detyrohet ta pezullojë tenderin për furnizim me vitrina

Published

on

Në fillim të këtij muaji Zyra e Kryeministrit të Kosovës shpalli fituese kompaninë ” WOOD CORPORATION L.L.C” në tenderin për “Furnizim me lloje të ndryshme vitrinash”. Por, i njëjti përfundoi në Gjykatën e Tenderëve nën dyshimet për falsifikim të dokumenteve nga kompania që u shpërblye me tender. Më pas ZKM-ja u detyrua që ta pezullojë aktivitetin.

Në garë ishin tre kompani.

Ndërsa me 7 maj ZKM-ja ka shpallur fitues të tenderit “Furnizim me vitrina të ndryshme”, kompaninë ” WOOD CORPORATION L.L.C”.

Vlera e kontratës është 30 mijë euro, raporton Insajderi.org

Por, kjo kontratë e dhënë për ” WOOD CORPORATION L.L.C” i nxori punë Zyra se Kryeministrit në Gjykatën e Tenderëve.

Kompania që fitoi tenderin nga ZKM-ja, po akuzohet për falsifikim të dokumenteve nga një kompani tjetër ofertuese. Në Organin Shqyrtues të Prokurimit, kompania “Mobelland” SH.P.K. u ankua për parregullsi.

Sipas kësaj kompanie kryeministria ka shpërblyer një kompani që ka manipuluar në numra të certifikatës që ka dorëzuar për tender.

“Gjatë vlerësimit të dokumentacionit të tenderit vërejtëm që ishin bërë disa lëshime të cilat e bëjnë të pa përgjegjshëm Operatorin Ekonomik “Wood Corporation” SH.P.K. për shkak se tek certifikatat ISO dhe EN ka pasur manipulime në numrin e certifikatës dhe në data të cilat janë përmirësuar pas datës 11.04.2024 pra pas datës së fundit për dorëzimin e tenderit. Kështu që tek certifikata EN 10901:2009 A1 2011 ka pasur manipulim tek numri, me ç’rast numri është shënuar EN 19091:2009 A1 2011. Pas datës së dorëzimit të tenderit ne kemi hulumtuar në internet dhe kemi gjetur se i njejti O.E. kishte dorëzuar një certifikat Tjetër me numër EN 19091:2009 A1 2011 tek Autoriteti Kontraktues Policia e Kosovës”, thuhet në ankesë.

Në ankesë tutje thuhet se ekzistojnë dyshimet se kompania fituese ka falsifikuar dokumentet, madje kompania ankuese ka kërkuar verifikim të dokumenteve nga krimet ekonomike.

“Andaj gjatë hulumtimit në internet ne e gjetëm këtë certifikat dhe vërejtëm që O.E. kishte manipuluar pasi që në sistem të certifikimit Bel Cert me datën 18.04.2024 figuronte ende certifikata me nr. të njejtë EN 19091:2009 A1 2011 sipas numri serik të certifikatës A154981. Ndërsa O.E. e vë në lajthitje Autoritetin Kontraktues duke paraqitur një vërtetim nga Bel Cert se është bërë një gabim teknik sa i përketë numrit të certifikatës i cili mbanë datën 29.03.2024 me të cilin deklaron që është korigjaur gabimi. Kjo na bënë të dyshojmë që ky dokument është falsifikuar andaj kërkojmë që të dërgohet për verifikim në polici apo krime ekonomike për ta verifikuar“, thuhet aty.

Duke parë ankesën e dorëzuar në Gjykatën e Tenderëve, Kryeministria u detyrua që ta pezullojë aktivitetin për këtë tender./Media Ndërtimi

Aktuale

Skica e ndërtimit të Pallatit të Rinisë, tashmë edhe në versionin i BIM

Published

on

Ndërtuar mbi skicat dhe vizatimet origjinale, versioni i BIM-izuar (Building Information Modeling) i Pallatit të Rinisë e ka kthyer këtë ikonë të qytetit në ndërtesën e parë digjitale në vend.

Në këtë mënyrë, të gjitha informacionet e nevojshme mbi çfarëdo detaji konstruktiv, cilindo dimension dhe çdo të dhënë tjetër të rëndësishme, është e qasshme menjëherë dhe në çdo kohë, shkruan në njoftimin e Agjencisë këshillimore Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit.

Kjo bën të mundur që, për çfarëdo ndërhyrjeje të nevojshme, institucionet komunale dhe palët tjera të interesit, ta kenë informacionin e plotë dhe qind për qind të saktë.

Duke i digjitalizuar ndërtesat publike, të gjitha ndërhyrjet e nevojshme dhe kostot e tyre, mund të dihen në avans. Po ashtu, për çdonjërën ka një historik, i cili ruhet dhe nuk mund të tjetërsohet.

Kjo do të jetë Prishtina digjitale./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

‘Muret janë përgjigja e gabuar arkitekturore ndaj migrimit masiv’, thotë arkitektja meksikane Carrillo

Published

on

Muret janë përgjigja e gabuar arkitekturore ndaj migrimit masiv dhe dhunës në qytetet kufitare, thotë arkitektja meksikane Gabriela Carrillo.

“[Emigrantët] po ikin nga çështje shumë komplekse në vendet nga janë,” deklaroi në një intervistë për Dezeen, fituesja e Çmimit Dorfman të Akademisë Mbretërore 2023 Carrillo.

“Ne besojmë se ky fenomen ka ndikim në qytetet dhe arkitekturën dhe mënyrën e banimit.

Duhet të ketë burime që mund të lehtësojnë vërshimin e njerëzve që janë pjesë e botës sonë sot – jo vetëm në Meksikë, por kudo”, shtoi ajo.

Infrastruktura dhe shërbimet sociale në qytetet kufitare të Amerikës së Veriut janë nën presion të vazhdueshëm mes një rritjeje të dukshme të migrimit, veçanërisht nga Meksika në SHBA, me gati 2.5 milionë njerëz që përpiqen të kalojnë në vitin 2023.

Carrillo tha se meksikanët po ikin gjithnjë e më shumë “krizës humanitare të fatkeqësive natyrore dhe zhvendosjeve të detyruara për shkak të dhunës”.

Shumë nga emigrantët që tentojnë të kalojnë në SHBA janë nga vende të tjera përveç Meksikës dhe shpesh përfundojnë të mbërthyer dhe të varfër në qytetet kufitare meksikane pasi u larguan nga forcat amerikane të sigurisë.

Megjithatë, Carrillo vuri në dukje gjithashtu se projektet e mëdha arkitekturore nuk janë gjithmonë zgjidhja më e mirë.

“Operimi, mirëmbajtja, organizimi i një projekti në shkallë më të gjerë kërkon logjistikë më komplekse,” tha ajo.

Ajo beson se një pjesë e instinktit për të përdorur muret si masë sigurie është më shumë një çështje zakoni sesa e rrënjosur në idetë për arkitekturën apo urbanizmin.

“Problemi është se ne jemi mësuar dhe përsërisim veprime; ne e përsërisim atë arkitekturë dhe ne përsërisim atë mënyrë të të bërit arkitekturë. Kjo ide e ndërtimit të madh është gjithashtu ideja e një bote kapitaliste dhe perëndimore, por ne kemi një mundësi për të rikrijuar veten. Ka shumë optimizëm pas punës sonë.”, tha Carrillo./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Prokuroria e Pejës sekuestron ekskavatorë e kamionë nga një eksploatues i zhavorrit

Published

on

Pesë bagerë, tre nga ta ekskavatorë dhe dy lugë ngarkuese si dhe katër kamionë janë sekuestruar gjatë një aksioni që është realizuar të mërkurën, më 12.06.2024, me urdhër të Prokurorisë së Pejës.

Makineritë e rënda për përpunimin e zhavorrit e gurit dyshohet se janë përdorur për të shkatërruar apo degraduar natyrën.

Kallxo.com ka kontaktuar me zëdhënësin e Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçin, i cili konfirmoi aksionin e të mërkurës.

Sipas tij, një kompani po kryente vepër penale në seperacionin i cili gjendet në fshatin Ozdrim të Pejës.

Pronari i kompanisë dyshohet se ka kryer veprën penale të ndotjes, degradimit ose shkatërrimit të mjedisit.

Në fotografitë të cilat i ka siguruar Kallxo.com janë disa prej makinerive që janë sekuestruar nga njëri nga prokurorët e Pejës në një rast që ka trajtuar ditëve të fundit.

“Janë në kuadër të veprimeve të shumta hetimore që janë bërë në lidhje me këto çështje që prekin degradimin e natyrës. Mund të ju konfirmoj se janë sekuestruar makineri nga një kompani në lidhje me këtë rast” – tha Nikçi./Media Ndërtimi

 

Continue Reading

Trending