Connect with us

Aktuale

Blenë 31 restorante, 2 hotele dhe klub futbolli në Itali, SPAK godet grupin kriminal shqiptar

Published

on

Prokuroria e Posaçme në bashkëpunim me autoritetet partnere si Antimafian italiane, kanë goditur një grup kriminal me aktivitet në fushën e mashtrimit me tatim taksat. Sipas një komunikate të shkurtër dhënë nga SPAK, bëhet fjalë për shuma nga 1.1 milionë euro në vit ose një total prej 13.5 milionë euro në 12 vite përmes mashtrimit me tatim taksat, pastrimin e parave dhe faturat fiktive, hetuar nga Antimafia e Firences.

SPAK dhe Antimafia kanë regjistruar procedim penal dhe po kryhen verifikime në mgarkim të shtetasve Gazment Koçiu, Redon Marku, Samir Houjeiri, Eros Gjona, Orkes Kamami, Eluent Kamami, dhe Albiona Zaj.

Eulent Kamami qëndronte në krye të grupit ndërsa Albiona Ziaj, mblidhte paratë që vinin nga aktiviteti tregtar duke mos lëshuar fatura fiskale.

“Në bashkëpunim me Prokurorinë Publike të Firenzes, koordinuar nga Eurojust, janë kryer kontrolle në 4 qytete të Shqipërisë dhe 23 kontrolle në disa qytete të Italisë. Është zbuluar një investim prej 13.5 milionë euro në 31 restorante, 2 hotele dhe biznese të tjera të ndryshme. Hetimi po vijon në mbledhjen e provave dhe përgjegjësinë penale të subjekteve nën hetim”, tha SPAK shkurtimisht në platformën “X”.

Pjesë e aktiviteteve të këtij grupi, janë krime përmes blerjeve ose dhënien me qira të 31 bizneseve, restorantesh në qendër të Firences, dy hoteleve, bizneseve të makinave me qira, një kompanie prodhimi birre, Aksionet e një klubi futbolli amator në Ischia u blenë gjithashtu me të ardhura të paligjshme. Kontrollet në Shqipëri janë kryer në Tiranë, Vlorë, Durrës dhe Elbasan.

Paratë e pista sipas Antimafias përveç rasteve të investuara bizneset që janë radhitur më poshtë, janë riinvestuar nga të dyshuarit në mallra luksi. Kontrollet u kryen edhe me përdorimin e qenve, njësitë e qenve cash në Bolonja, Rimini dhe Firence. Janë një sërë restorantesh e hotelesh që po kalojnë në sitë, ku shumica prej tyre janë në pronësi të shqiptarëve:

Osteria del Proconsolo,

Il Cavallino,

Gustavino Enoteca Ristorante,

Braceria dei Tre Amici,

Ponte Vecchio,

Osteria del Fiore Ristorante Pizzeria,

Bisteccheria Santa Croce,

Trattoria de Pitti, Orcagna,

Hosteria Antico Bottaio,

Sasso di Dante,

Santa Maria Novella,

Casa del Vin Santo,

Osteria da Caterina,

Locanda Fiorentina,

Trattoria Giovanni,

Lo Spuntino di Pesce,

Museo della Bistecca,

Osteria San Fiorenzo,

Borgo Saccardi,

Tre Pepi,

Osteria Le Pietre Bisteccheria,

La Tenda Rossa (ex Rossopomodoro),

Cimatori 30 Osteria,

Il Caminetto, Palapa,

l’hotel Ferdinando II De’ Medici,

Il bed & breakfast Black 5 Florence/Media Ndërtimi

Aktuale

Skica e ndërtimit të Pallatit të Rinisë, tashmë edhe në versionin i BIM

Published

on

Ndërtuar mbi skicat dhe vizatimet origjinale, versioni i BIM-izuar (Building Information Modeling) i Pallatit të Rinisë e ka kthyer këtë ikonë të qytetit në ndërtesën e parë digjitale në vend.

Në këtë mënyrë, të gjitha informacionet e nevojshme mbi çfarëdo detaji konstruktiv, cilindo dimension dhe çdo të dhënë tjetër të rëndësishme, është e qasshme menjëherë dhe në çdo kohë, shkruan në njoftimin e Agjencisë këshillimore Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit.

Kjo bën të mundur që, për çfarëdo ndërhyrjeje të nevojshme, institucionet komunale dhe palët tjera të interesit, ta kenë informacionin e plotë dhe qind për qind të saktë.

Duke i digjitalizuar ndërtesat publike, të gjitha ndërhyrjet e nevojshme dhe kostot e tyre, mund të dihen në avans. Po ashtu, për çdonjërën ka një historik, i cili ruhet dhe nuk mund të tjetërsohet.

Kjo do të jetë Prishtina digjitale./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

‘Muret janë përgjigja e gabuar arkitekturore ndaj migrimit masiv’, thotë arkitektja meksikane Carrillo

Published

on

Muret janë përgjigja e gabuar arkitekturore ndaj migrimit masiv dhe dhunës në qytetet kufitare, thotë arkitektja meksikane Gabriela Carrillo.

“[Emigrantët] po ikin nga çështje shumë komplekse në vendet nga janë,” deklaroi në një intervistë për Dezeen, fituesja e Çmimit Dorfman të Akademisë Mbretërore 2023 Carrillo.

“Ne besojmë se ky fenomen ka ndikim në qytetet dhe arkitekturën dhe mënyrën e banimit.

Duhet të ketë burime që mund të lehtësojnë vërshimin e njerëzve që janë pjesë e botës sonë sot – jo vetëm në Meksikë, por kudo”, shtoi ajo.

Infrastruktura dhe shërbimet sociale në qytetet kufitare të Amerikës së Veriut janë nën presion të vazhdueshëm mes një rritjeje të dukshme të migrimit, veçanërisht nga Meksika në SHBA, me gati 2.5 milionë njerëz që përpiqen të kalojnë në vitin 2023.

Carrillo tha se meksikanët po ikin gjithnjë e më shumë “krizës humanitare të fatkeqësive natyrore dhe zhvendosjeve të detyruara për shkak të dhunës”.

Shumë nga emigrantët që tentojnë të kalojnë në SHBA janë nga vende të tjera përveç Meksikës dhe shpesh përfundojnë të mbërthyer dhe të varfër në qytetet kufitare meksikane pasi u larguan nga forcat amerikane të sigurisë.

Megjithatë, Carrillo vuri në dukje gjithashtu se projektet e mëdha arkitekturore nuk janë gjithmonë zgjidhja më e mirë.

“Operimi, mirëmbajtja, organizimi i një projekti në shkallë më të gjerë kërkon logjistikë më komplekse,” tha ajo.

Ajo beson se një pjesë e instinktit për të përdorur muret si masë sigurie është më shumë një çështje zakoni sesa e rrënjosur në idetë për arkitekturën apo urbanizmin.

“Problemi është se ne jemi mësuar dhe përsërisim veprime; ne e përsërisim atë arkitekturë dhe ne përsërisim atë mënyrë të të bërit arkitekturë. Kjo ide e ndërtimit të madh është gjithashtu ideja e një bote kapitaliste dhe perëndimore, por ne kemi një mundësi për të rikrijuar veten. Ka shumë optimizëm pas punës sonë.”, tha Carrillo./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Prokuroria e Pejës sekuestron ekskavatorë e kamionë nga një eksploatues i zhavorrit

Published

on

Pesë bagerë, tre nga ta ekskavatorë dhe dy lugë ngarkuese si dhe katër kamionë janë sekuestruar gjatë një aksioni që është realizuar të mërkurën, më 12.06.2024, me urdhër të Prokurorisë së Pejës.

Makineritë e rënda për përpunimin e zhavorrit e gurit dyshohet se janë përdorur për të shkatërruar apo degraduar natyrën.

Kallxo.com ka kontaktuar me zëdhënësin e Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçin, i cili konfirmoi aksionin e të mërkurës.

Sipas tij, një kompani po kryente vepër penale në seperacionin i cili gjendet në fshatin Ozdrim të Pejës.

Pronari i kompanisë dyshohet se ka kryer veprën penale të ndotjes, degradimit ose shkatërrimit të mjedisit.

Në fotografitë të cilat i ka siguruar Kallxo.com janë disa prej makinerive që janë sekuestruar nga njëri nga prokurorët e Pejës në një rast që ka trajtuar ditëve të fundit.

“Janë në kuadër të veprimeve të shumta hetimore që janë bërë në lidhje me këto çështje që prekin degradimin e natyrës. Mund të ju konfirmoj se janë sekuestruar makineri nga një kompani në lidhje me këtë rast” – tha Nikçi./Media Ndërtimi

 

Continue Reading

Trending