Connect with us

Trashëgimia

Dy fshatrat e Lezhës që kanë nevojë për ndërhyrje urgjente, potenciali që zona të kthehet në një vend pelegrinazhi

Published

on

Spiteni është një fshat në Lezhë, si shumë të tjerë që jeton me bujqësi e blegtori, dhe ka tre lokale ku kuvendi i burrave ndan çështjet e ditës, të punës dhe politikës, dhe ku bëhet humor i madh e prodhohen batuta të reja çdo sezon.

Spiteni, fushor dhe pak kodrinor, lindi prej Prullit malor. Banorët e parë zbritën prej aty. I varfër ka qenë ky katund, dhe në kohën e partisë së punës, një kooperativë që mbijetonte. Mirditorë shumica e banorëve, punëtorë dhe besimtarë.

Lezhe2.jpg

E grurit nuk përtypej, shumë e fortë, dhe vetëm bukë misri kishte në dyqanin pranë mensës. Për mish nuk bëhej fjalë, dhe me fat ai që gjente ndonjë konservë peshku.

Lezhe6_copy_copy.jpg

Ka pasur një privilegj fshati, sepse shtrihej buzë aksit nacional dhe përpara se liria të vinte, fëmijët rrinin ndanë rrugës në pritje të makinave të mëdha të transportit ndërkombëtar, që dallonin prej targave dhe mjekrave të shoferëve. Dallonin shumë me fifat e zakonshme me vaj e pluhur.

Lezhe3.jpg

Shpesh ndodhte që drejtuesit e mauneve, austriakë ndoshta, lëshonin nga dritaret pako me çamçakëza, ose ndonjë gjë që u ndodhej aty, pasi mirë e dinin se camërdhokët e vegjël, ishin spektatorë që ëndërronin.

Lezhe-kisha.jpg

Një nga këta djemtë e rrugës, me vuajtje shumë, që ëndërronte ishte dhe Marjani. Ai është sot 40 vjeç dhe ka familjen e tij dhe jeton në Belgjikë. Pasi ka kaluar shumë kohë në emigracion, ai ka vendosur të bëjë diçka për fshatin e lindjes. Marjani është iniciatori për rindërtimin e Kishës së vjetër dhe të simbolit të lartë 15 metra. Kanë kontribuar edhe shumë banorë, të gjithë, me aq mundësi sa kanë pasur, e sidomos duke e mirëpritur këtë projekt.

Lezhe9.jpg

Spiteni dhe Prulli kishin nevojë për identitet. Një identitet që tashmë gjendet mbi mal, ku sot më 13 maj, festohet dita e kalendarit fetar të zonës, Shllezhdri. Festohet me Kishën e re, dhe një kryq të madh impresionues që duket nga kilometra larg dhe që vezullon edhe natën.

Lezhe10_copy.jpg

Kisha e Shën Llezhdrit, është sot e përfunduar, pasi është punuar prej më shumë se 1 viti. Janë përdorur gurët dhe rrasat e vjetra. Kjo kishë ka histori. Ka të dhëna që ekziston prej vitit të largët 1402.

Lezhe5_copy.jpg

Nëse do të punohet edhe me rrugën, është potenciali që zona të kthehet në një vend pelegrinazhi dhe dy fshatrat, e pak më shumë se 3 mijë banorë, të përfitojnë jo vetëm nga ana shpirtërore. Tashmë, kush kalon në Lezhë, në vajtje për në Veri, apo kthim drejt Tiranës, do ta dallojë kryqin e lartë, ditën dhe natën. Spiteni dhe Prulli, kanë një identitet./ Gazeta Mapo

Trashëgimia

Në Bostan të Novobërdës fillojnë gërmimet arkeologjike

Published

on

Në lokalitetin arkeologjik të fshatit Bostan në Komunën e Novobërdës, kanë nisur hulumtimet dhe gërmimet arkeologjike.

“Përmes zbulimeve arkeologjike formësohet historia e lashtë e vendit tonë.”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Ky lokalitet  në mesin e banorëve njihet me emrin “Gumnishtë” dhe ndodhet në lartësi mbidetare 957m, ndërsa qëllim i këtij hulumtimi është konfirmimi i një qendre banimi që lidhet me periudhën e Mbretërisë Dardane.

Continue Reading

Trashëgimia

Gjendet një vend me përplot bukuri natyrore në Kalanë e Vuçakut në Drenas

Published

on

Gjendet në një vend me përplot bukuri natyrore dhe potenciali e rëndësia historike që ka e bën tejet të veçantë Kalanë e Vuçakut në Drenas.

Ndërhyrjet në këtë kala kanë nisur dhe në fokus kanë pastrimin, konservimin e strukturave dhe përgatitjet që ky monument të jetë në shërbim të turizmit kulturor.

“Ky do të jetë një vit intensiv me punë në arkeologji”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Restaurohet shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova si aset i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore

Published

on

Shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova, me arkitekturë tradicionale të fundit të shekullit VIII-të gjendet në pjesën e vjetër të qytetit dhe ka pamje mbresëlënëse.

Ndodhet mes Muzeut Historik dhe hapësirës ku është i vendosur busti i Sylejman Vokshit.

Gjakova njihet si qytet i kulturës, traditës dhe qytetërimit. Investimet në ruajtjen trashëgimisë kulturore nga MKRS nuk do të ndalen./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending