Connect with us

Transport

Dogana e Kosovës për 2 orë e gjysmë zhdoganon një kamion të mallrave, konsiderohet sukses

Published

on

Është mbajtur prezantimi i matjes së kohës së zhdoganimit të mallrave, qëllimi i këtij studimi ishte që të masë aspektet përkatëse të efektivitetit të procedurave që kryhen nga Dogana dhe agjencione të tjera në përpunimin e importeve dhe eksporteve.

Sipas rezultateve të studimit, një kamionit që importon mallra i duhen mesatarisht 3 orë e 19 minuta për të marrë urdhrin zhdoganimit nga arritja në PKK, krahasuar me 5 orë e 3 minuta në vitin 2016. Gjithashtu, koha mesatare nga arritja e kamionit në PKK deri në momentin që del nga PKK është ulur nga 6 minuta në 2016 në 3 minuta në 2021.

Ndërsa sa i përket procesit të eskporit, koha mesatare nga momenti i dorëzimit të DUD-it tek dogana në terminal deri në momentin që kamioni del nga PKK është ulur nga 3 orë e 17 minuta në vitin 2016 në 2 orë e 44 minuta në vitin 2021.

Transport

”Ballkani i Hapur”, nis zbatimi në kufirin serbo-maqedon

Published

on

Në pikën kufitare të Tabanovcit midis Maqedonisë së veriut dhe Serbisë, kamionët kalojnë kontrollet policore dhe doganore për më pak se 4 minuta, ndërsa i gjithë procesi i verifikimit dhe lëshimit nuk zgjat më shumë se gjysmë ore.

Kështu deklaruan kryetarët e Odave ekonomike të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë pas takimit të punës në pikën kufitare Tabanovcit. Ata thanëse se tendenca e kësaj nisme është qarkullimi i lirë, raporton Rtsh.al.

Marko Çadezh tha se “Përparësia e “Ballkanit të Hapur” nuk është ajo që kamionët nuk do presin gjatë ose aspak, por bashkëpunimi mes të tre vendeve lidhur me furnizimin e ushqimit dhe sigurisë së saj, furnizimit me produkte ushqimore bazë. Është punë e madhe të mos mendojmë nëse kemi vaj, miell, sheqer ose drithëra, pasi secili prej nesh ka diçka. Nëse jemi pajtuar që të ndihmojmë, këtë edhe do ta bëjmë”.

Lidhur me ushqimin që vërtet është problem dhe çmimin e tregut që u bë pas sasive që vinin nga Rusia, Ukraina, Bjellorusia, kur është në pyetje “Ballkani i Hapur” rezultatet shihen- qytetarët e vendeve tona nuk duhet të mendojnë për punë për të cilat shumë vende duhet patjetër të mendojnë, tha ai.

Continue Reading

Trending