Trajnimi për Zhvillimin e Aftësive për Udhërrëfyesit Turistik (Ciceronëve) në Janjevë ka vazhduar me vizita në pikat turistike të Prishtinës dhe në ato të Novobërdës.
Gjatë këtyre vizitave në terren, pjesëmarrësit kanë pasur mundësinë që të vëzhgojnë por edhe ti zbatojnë drejtpërdrejtë njohuritë dhe praktikat e mira të përfituara deri më tani.
Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit “Hartëzimi i turizmit rural në Janjevë”.
Projekti synon promovimin e trashëgimisë së pasur kulturore dhe natyrore të kësaj zone, përmes zhvillimit të aftësive të banorëve, përmes ofrimit të shërbimeve të guidave turistike, si dhe identifikimin dhe hartëzimin e objekteve kulturore dhe natyrore të këtij fshati dhe promovimin e tyre përmes një platforme online./Media Ndërtimi.