Connect with us

Aktuale

Çfarë pasoja do të ketë koronavirusi në arkitekturë?

Published

on

Pandemia Covid-19 ka bërë që puna në disa profesione të ndalet, ndërsa në disa të zhvillohet nga distanca. Në arkitekturë puna e projektimit po realizohet në mënyrën online, derisa po konsiderohet se kjo mund të jetë mënyra e re e funksionimit edhe pas pandemisë.

Blerim Lutolli nga studio e arkitekturës Lutolli Architect + Partners, me seli në Kosovë dhe Gjetmani, ka treguar se pandemia nuk ka paraqitur ndonjë pengesë të theksur në procesin e punës për projektet aktuale.

Situata e krijuar si pasojë e pandemisë ka bërë që të shtyhet shpallja rezultati për dy projekte në Australi, për të cilat kishte aplikuar Lutolli Architects + Partners.

Kurse sa i përket ndikimit të kësaj situate në arkitekturën në përgjithësi, arkitekti Blerim Lutolli, për Ndërtimi.info ka thënë se ndikimi direkt në arkitekurë mund të jetë i përkohshëm, ndërsa në procesin e të bërit arkitekurë mund të jetë afatgjatë.

Sipas tij, si pasojë e pandemisë do të bien investimet në ndërtim, ndërsa procesi i punës në arkitekturë do të zhvillohet online.

“Alokimi i mjeteve të mëdha financare drejt situates aktuale, mund të shpie në uljen e investimeve në ndërtim, sidomos në sektorin publik dhe rrjedhimisht do të preket një pjesë të konsiderueshme e arkitekteve. Kjo nuk është edhe aq negative sa mund të tingëlloj. Me gjasë, kjo do të shpie drejt një ngadalësimi të procesit të betonizmit e mëtejshëm të qyteteve. Do ndërtohet më pak, me arsyeshëm, e rrjedhimisht më mirë. Zhvillimi i dytë, që lidhet me procesin e punës, do të ndikoj në pershpejtimin e tranformimit të formës së punës nga ajo tradicionale në atë online. Një formë e tillë e punës ka kohë që ka filluar të prakikohet në Gjeramani. Kjo, patjeter mund dhe duhet të shfrytëzohet nga arkitektët edhe në Kosovë duke u kyqur sa më herët në formën e shërbimeve online”, është shprehur ai.

Situata me virusin aktual, sipas Lutollit, ka dëshmuar edhe një herë se objektet duhet të jetë e adaptueshme.

“Kur them i adaptueshem, i referohem mundesisë së përshtatjes së funksionve të ndryshme brenda së njëjtes hapesirë. Shembull, inkorporimi i hapësirave të punës në objekte të banimit apo anasjelltas, i njohur ndryshe si lloj i objekteve ”working and living” i cili praktikohet në shtetet evropiane pothuasje që nga vitet e 90-ta. Apo objektet publike, të mund adaptohen lehtë në funksione tjera, ( si përshembull në ato shëndetësore, pasë parashyshe sfidën e fundit me virusin aktual dhe tentimin për akomodimin e nevojave shëndetësore në objekte alternative)”, ka shtuar ai.

Ai ka shtuar se një trajtim i tillë arkitektonik nuk është se i kushtohet edhe shumë rëndësi, ndërsa edhe kur trajtohet, shpeshherë mbetet thjeshtë në fazën konceptuale.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Aktuale

Komunat, ndërmarrjet publike e përmbaruesit privat – Ndër më të korruptuarat

Published

on

Institucionet më të korruptuara në vend janë komunat, ndërmarrjet publike dhe përmbaruesit privat, thotë anketa e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), e cila ka realizuar Studimin mbi Perceptimin e Korrupsionit në Kosovë.

Për të pestin vit me radhë, OEAK në bashkëpunim me programin e USAID për Drejtësi Komerciale, ka realizuar Studimin mbi Perceptimin e Korrupsionit në Kosovë.

Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), tha se krahas bizneseve që e shohin korrupsionin prezentë në Kosovë, ka edhe të atillë që e thonë të kundërtën, ndonëse me një përqindje të vogël.

“Mbi 46% të tyre e vlerësojnë korrupsionin si çështje kritike. Ekziston një numër i vogël i bizneseve që mendojnë se nuk ka korrupsion, vetëm 4.5% e thonë të kundërtën. Anketa është kryer me 198 biznese, në të gjithë rajonin e Kosovës, pra 7 rajone. Si ka lëvizur korrupsioni në 5 vite, ky është një indikatorët pozitiv, raporton Ekonomia Online.

Ndryshimet në Qeveri megjithatë kanë ndikuar në perceptimin e bizneseve. Ndër format më të zakonshme në vendin tonë është, nepotizmi është forma më e dytë më shprehur”, u shpreh Zeka, teksa tregoi edhe faktorët kryesor për nivelin e korrupsionit në vend.

“Tek faktorët që ndikojnë në korrupsion janë sundimi i dobët i ligjit, mungesa e vullnetit politik për ta luftuar korrupsionin. Institucionet më të korruptuara janë komunat, ndërmarrjet publike. 10 për qind e respondentëve vlerësojnë se përmbaruesit privat janë të korruptuar. Dallimi më i madh është ndërmjet atyre që besojnë se ka korrupsion me ata që nuk besojnë. 31 për qind janë ballafaquar me korrupsioni ndërsa 36 për qind jo”, tha Zekaj.

Nefije Latifi, nga USAID, tha se arsyet e mosraportimit të korrupsionit nga bizneset, është hakmarrja.

“Sa i përket zyrave të prokurorisë nga vendi i tetë kanë lëvizur në vendin e dytë sivjet. Në sektorin privat, këto janë rezultate që kanë ardhur nga bizneset. Arsyeja se pse bizneset ngurrojnë ta raportojnë korrupsionin, është frika e hakmarrjes ndaj biznesit nga ai institucion”, tha Latifi.

Continue Reading

Aktuale

Hapet në Tiranë Panairi dhe Forumi Ndërkombëtar i Energjisë

Published

on

Në datat 29-31 Mars 2023, Expocity Albania organizon Edicionin e 5-të të Panairit dhe Forumit Ndërkombëtar të Energjisë.

“Mundësi në vorbullën e krizës”: Energy Expo & Forum 2023 do të trajtojë situatën aktuale të sektorit të energjisë, krizën në të cilën ndodhet sot bota, ndaj të cilës nuk është imune as Shqipëria.

Ekonomistët botërorë e kanë cilësuar këtë një moment kulminant që do të formësojë të ardhmen e energjisë duke e bërë këtë sektor më fleksibël ndaj goditjeve, më të larmishëm dhe ku roli i burimeve të rinovueshme do të jetë thelbësor. Energy Expo & Forum 2023 ka në fokus politikat energjetike dhe aspektet ligjore në Shqipëri dhe rajon,

orientimin dhe konsolidimin e planit kombëtar të energjisë, sfidat e bashkëpunimit rajonal të tregjeve, risitë, skemat mbështetëse që ofrohen nga qeveritë për promovimin e investimeve në këtë fushë, efikasitetin e përdorimit të energjisë; planifikimin ekologjik; zhvillimet klimatike; tregun dhe aktorët e tij; teknologjinë e ndërtimit në funksion të ruajtjes së energjisë; trajtimin e hidrokarbureve, investimet në naftë dhe gaz; riciklimin;

informacionet për të rejat e procedurave dhe legjislacionit, bursën e energjisë, etj. Edhe në këtë edicion, energjia e rinovueshme do të jetë temë kryesore. Synimi është diversifikimi i burimeve të energjisë, rritja e sigurisë së furnizimit dhe zvogëlimi i importeve./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Gastronomia dhe hoteleria paguajnë 117.08 % më shumë tatim

Published

on

Monitorimi i fokusuar i hotelerisë/gastronomisë dhe funksioneve që lidhen me to, si këngëtarëve, stilistëve etj, ka nis përmes projektit specifik për përmbushje tatimore në vitin e kaluar. Ky projekt ka dhënë rezultatet e veta në trajtimin e sektorëve të lartcekur, të cilët në sistemin e Administratës Tatimore të Kosovës  kanë paraqitur nivel të konsiderueshëm të riskut.

Thirrjet e shpeshta nga ATK për të përmubushur detyrimet dhe puna në teren, kanë rezultuar që statistikat nga ky sektorë të jenë në një nivel të kënaqshëm, duke filluar nga qarkullimi i deklaruar me 24.24% ose 64 milion euro, pagesa 117.08% ose 10 milion euro dhe numri punëtorëve 14.45% ose 2,820 punëtorë më shumë se viti i kaluar. Pastaj, duke vazhduar me gjetjet nga tereni, si qarkullimi shtesë nga vizitat me dallim enorm prej 321.95% më shumë se vitin e kaluar.

Dihet që në sektorin e gastronomisë dhe hotelerisë përveç atyre që u përmend, si dukuri e cila mbetet ndër faktorët kyç të informalitetit janë edhe punëtorët e padeklaruar, e kjo është dëshmuar edhe nga puna e inspektorëve, të cilët për 2022 kanë formalizuar 111.84% punëtorë më shumë se vitin e kaluar. Ajo çka vlen të potencohet është se ky sektor prin me statistika sa i përket fiskalizimit, por mbetet sfidë lëshimi i kuponëve fiskal.

Projekti për përmbushje tatimore në hoteleri dhe gastronomi, si dhe zinxhirin e tyre bashkëpunues do të vazhdoj të  implementohet,  me qëllim të formalizimit plotë të aktiviteteve.

Administrata Tatimore e Kosovës vazhdon me kërkesën për tatimpaguesit, që të përmbushin obligimet e tyre tatimore, si një e mirë e gjithmbarshme./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending