Connect with us

Aktuale

Çfarë do të përfitojnë qytetarët dhe bizneset nga buxheti i rishikuar?

Published

on

Me rishikimin e buxhetit të vitit 2020 janë mobilizuar mbi 600 milionë euro, prej tyre 232 milionë euro për të mbuluar mungesën e të hyrave tatimore dhe 385 milionë euro për zbatim të plotë të Pakos fiskale emergjente dhe të Pakos për rimëkëmbje ekonomike.

Këto mjete janë ndarë për të zbutur problemet ekonomike dhe sociale që janë shkaktuar nga masat që Qeveria e Kosovës ka marrë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Projektligji për rishikimin e buxhetit 2020 është miratuar në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës më 13 korrik dhe është proceduar në komisione parlamentare në mënyrë që i njëjti të sillet në Kuvend për votimin përfundimtar.

Mimoza Kusari-Lila, anëtare Komisioni për buxhet dhe transfere, tha për Radion Evropa e Lirë se projektligji për rishikim të buxhetit i ka dy javë në mes të dy leximeve – fillon me Komisionin funksional që është Komision për buxhet dhe transfere, dhe pastaj përcillet në komisionet që janë në procedurë të rregullt, siç është ai për legjislacion.

“Besoj që së shpejti ky projektligj me amendamentet dhe plotësimet e deputetëve do të vjen në Komision”, tha Kusari – Lila.

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami në një prononcim për Radion Evropa e Lirë tha se në momentin kur do të miratohet buxheti i rishikuar, do të fillohet edhe me ndarjen e mjeteve për bizneset dhe qytetarët, ashtu siç është premtuar.

Nga Pakoja emergjente fiskale në vlerë prej rreth 180 milionë euro, shton Bajrami deri më tani janë shpërndarë rreth 80 milionë euro.

Ndërkaq, pas miratimit të buxhetit të rishikuar thotë ministrja Bajrami, brenda tre – katër ditëve do të disbursohen tek qytetarët dhe bizneset edhe rreth 100 milionë euro të tjera.

“Kemi një fond prej 385 milionë euro nga i cili do të përmbushen të gjitha obligimet të dala nga Pakoja fiskale emergjente, do të kryhen të gjitha pagesat për të gjithë aplikacionet e qytetarëve dhe bizneseve që janë pranuar nga komisionet përkatëse”.

“Pastaj janë masat e rimëkëmbjes ekonomike që përfshijnë disa lloje të masave, siç janë qasja e lirë ebizneseve në financa, dyfishim i subvencioneve, subvencionim i kamatave, kapitalizmi i fondeve për garanci kreditore dhe masat të tjera të cilat do t’i mbulojnë ministri apo sektorë të caktuar”, tha Bajrami.

Përfaqësuesit e bizneseve në vazhdimësi u kanë bërë thirrje autoriteteve të Kosovës që sa më shpejtë të ndihmojnë në rimëkëmbjen ekonomike pasi që çdo vonesë do të sillte probleme më të mëdha për bizneset dhe rrezik të falimentimit të tyre.

Miliona euro për qytetarë dhe bizneseve të parapara me Pakon fiskale emergjente

Në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) mbi 200 mijë punëtorë të kompanive të ndryshme private në Kosovë, kanë parashtruar kërkesa për kompensim të pagave, ndërkaq për kompensim dhe subvencionim të qirasë kanë paraqitur kërkesë mbi 15 mijë biznese.

Pagat e punëtorëve në vlerë prej 170 euro në muaj që u janë shpërndarë punëtorëve vetëm për një muaj, me miratim të buxhetit do të ndahen edhe për një muaj tjetër. Po ashtu, do të bëhet pagesa e mbetur e asistencës mujore prej 130 euro për qytetarët që humbën vendin e tyre të punës.

Për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme menjëherë pas rishikimit të buxhetit do të bëhet subvencioni i qirasë deri në pesëdhjetë për qind të vlerës së qirasë.

Në vlerë prej 2 milionë euro, sipas Pakos emergjente fiskale do të mbështeten iniciativat dhe projektet që synojnë përmirësimin e jetës së komuniteteve jo shumicë në Republikë e Kosovës, e të cilët janë goditur nga situata e emergjencës së shëndetit publik.

Në vlerë prej pesë milionë euro sipas Pakos emergjente fiskale do të rritet buxheti për grante dhe subvencione për Ministrinë e Bujqësisë për rritje të prodhimit bujqësor.

Në shumën deri në dhjetë mijë euro për periudhën 2 vjeçare, sipas Pakos emergjente fiskale në vlerë deri në 15 milionë euro do të mbështeten mikro-ndërmarrjet dhe të vetpunësuarit nëpërmjet programeve të caktuara të Fondit Kosovar për Garanci të Kredive.

Deri në 10 milionë euro do të mbështeten eksportuesit.

Pakoja emergjente fiskale parasheh edhe masa tjera që mbështet qytetarët dhe bizneset.

Humbjet ekonomike nga COVID-19 ende nuk dihen

Për të zbutur dëmet ekonomike të shkaktuara nga pandemia e COVID-19 Oda Ekonomike e Kosovë (OEK), në një hulumtim të bërë ka vlerësuar se Kosovës do t’i duheshin deri në 600 milionë euro.

Kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi pati thënë se shifra deri në 600 milionë euro do të ndihmonte bizneset të dalin nga kriza ekonomike që janë futur.

“Kjo shifër mund të jetë një kontribut i duhur dhe që mund të ndikojë në rimëkëmbjen të shpejtë ekonomike”, ka thënë Rukiqi.

Kosova ende nuk ka bërë një përllogaritje se sa mund të jenë shkaktuar humbje ekonomike vendit si pasojë e pandemisë.

Ministrja Hykmete Bajrami thotë se sipas parashikimeve ekonomia e Kosovës do të ketë një tkurrje ekonomike në vitin 2020 minus tre për qind, por që një kalkulim i saktë, sipas saj, do mund të bëhet në fund të vitit.

“Duhet të jemi të kujdesshëm pasi që nëse nuk respektohen rekomandimet e ISHPK-së nëse vjen mbyllja e sektorëve të tjerë apo lëvizja e qytetarëve humbjet ekonomike do të jenë më të mëdha dhe kjo është brenga e gjithë neve”, thotë Bajrami.

Ndryshe, sipas parashikimeve të mekanizmave ndërkombëtarë ekonomia e Kosovës mund të shënojë rënie ekonomike mbi 5 për qind/REL.

Aktuale

Komuna e Prishtinës subvencionon ujitjen e 200 hektarëve tokë të mbjella me kultura bujqësore

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit me Faruk Mujkën, kryeshefin ekzekutiv të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër -Lepenc” për ujitjen e kulturave bujqësore në kryeqytet.

“Përmes këtij Memorandumi, Kryeqyteti do të ofrojë subvencionimin e ujitjes së 200 hektarëve tokë për fermerët në Kryeqytet. Me këtë bashkëpunim synojmë të përmirësojmë dhe të rrisim produktivitetin e bujqësisë së kryeqytetit duke ua lehtësuar punën bujqve tanë.”, deklaroi kryetari Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

“Architech Festival” sjell edicionin e 5-të  nga muaji Maj dhe do të zgjasë deri në Shtator

Published

on

Festivali i ArchiTech është zyrtarisht duke filluar nga muaji Maj dhe do të zgjasë deri në Shtator 2024.

Çfarë ju pret në këtë Edicion? Këtë Edicion do të ketë aktivitete inovative, projekte për hapësirat publike, takime me arkitektë/dizajnerë të ndryshëm dhe komunitetin, dhe shumë më tepër! Ky është momenti për tu angazhuar në krijimtarinë arkitekturore se si hapësirat publike përceptohen dhe mund të shfrytëzohen si dhe për të hulumtuar rreth sfidave dhe mundësive që ofron mjedisi ynë urban.

Ne jemi të gatshëm për të ndarë me ju ide dhe kohë për tu takuar e biseduar mbi nevojat, kërkesat dhe ide innovative mbi përkushtimin ndaj një hapësire urbane më të bukur, dinamike dhe funksionale./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjermanët punuan 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023

Published

on

Punëtorët në Gjermani punuan rreth 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023, tregojnë të dhënat e publikuara nga Instituti për Kërkime të Punësimit (IAB).Sipas tyre, më shumë se gjysma e kësaj kohe, 775 milionë orë, mbeti pa u paguar.

Ministria e Punës e Gjermanisë tha se mesatarisht, secili punëtor punoi 31.6 orë jashtë orarit në vitin 2023, prej të cilave 18.4 mbetën pa u paguar.

Komentet erdhën në përgjigje të një pyetjeje parlamentare nga Susanne Ferschl, ligjvënëse nga partia e majtë Die Linke.

“Punëdhënësit kursejnë miliarda në paga duke mos i paguar orët jashtë orarit, ndërsa punonjësit vuajnë nga zgjatja e orarit të punës dhe kërkesat e vazhdueshme për fleksibilitet” – tha Ferschl, raporton DPA.

Sipas të dhënave, totali i punës jashtë orarit vitin e kaluar korrespondon me 835.000 vende të punës me kohë të plotë.

Totali i orëve jashtë orarit në vitin 2023 ra për rreth 100 milionë orë nga viti paraprak, kur punëtorët regjistruan gjithsej 1.4 miliard orë jashtë orarit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending