Connect with us

Infrastrukturë

By Pass-i i Gjirokastrës përfundon në dhjetor

Published

on

Ndërtimi i by –pass-it në Gjirokastër ka hasur përherë kundërshtimet e specialistëve vendas e të huaj të cilët arritën të shmangnin ndërtimin e parë, i shpallur fitues në vitin 2016 duke e detyruar qeverinë të tërhiqej përkohësisht dhe të premtonte gjetje alternative për stabilizimin e qarkullimit në zonën muzeale.

By pass-i i Gjirokastrës do të përfundojë në dhjetor të këtij viti. Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama, mëngjesin e sotëm në Facebook, duke publikuar edhe video nga punimet.

“Mirëmëngjes dhe me bajpasin e Gjirokastrës, që do të përfundojë në fund të këtij viti e do t’i japë frymëmarrje qendrës historike, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Rruga për ndërtimin e këtij projekti u hap në 2020 dhe objektivi kryesor i tij është rivitalizimi i sheshit të Çerçizit dhe ndërtimi i parkimit nëntokësor në sheshin “Çerciz Topulli”, për të akomoduar dhe ndihmuar menaxhimin e rritjes së flukseve turistike, njëkohësisht duke sjellë koherencë në hapësirat urbane pa ndryshuar trashëgiminë kulturore të Gjirokastrës.

Projekti synon të sjellë lehtësimin e qarkullimit si dhe orientimin e mjeteve që do të sjellin turistë në zonën muzeale të qytetit duke e bërë funksional këtë shesh. Parkimi nëntokësor do të jetë trekatësh dhe do të ketë një kapacitet prej 300 mjetesh. Projekti synon gjithashtu t’i sjellë zonës një aset strategjik për përmirësimin dhe rritjen e kapaciteteve të infrastrukturës turistike, duke ruajtur asetet kombëtare të trashëgimisë kulturore./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Pjesa e jashtme e klimës vendoset brenda objektit të Spitalit në Ferizaj (VIDEO)

Published

on

Një pamje e pazakontë është raportuar nga Spitali i Ferizajt. Pajisja e klimatizimit, e cila vendoset jashtë objekteve, është parë e vendosur brenda hapësirës së spitalit në njërin repart.

Një qytetar ka dërguar në adresë të Kallxo.com pamje të pajisjes.

Sipas qytetarit anonim, brenda objektit është temperatura e lartë nga pajisja në fjalë.

Kallxo.com ka kontaktuar me ushtruesin e detyrës së drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj, Fikret Arifi i cili thotë se pajisja ka kohë që është e vendosur aty.

Sipas tij, në hapësirën e brendshme të spitalit është i vendosur “Autoklavi” pajisje kjo e cila kryen sterilizimin e manteleve, fashave e pajisjeve të tjera kirurgjike.

https://www.facebook.com/watch/?ref=embed_video&v=2115359122163589

Arifi shtoi se kjo pajisje ka nevojë që të ketë hapësirë të ftohtë dhe objekti ua ka pamundësuar që pajisjen e jashtme të klimatizimit ta vendosin jashtë objektit.

“Objekti i Ferizajt është veç i adaptuar. Nuk është spital ai, ajo ka qenë Mjekësi Familjare dhe tërë kohën vetëm është meremetu.

Qajo pjesa e ‘Autklavit’ i bie bash në mes të Spitalit, nuk ka shansë këto gypat a çka janë me i qitë jashtë. Ata e kanë qitë me e zbut situatën për një ‘Autoklav’ që është aty e temperaturat e larta që po bëhen brenda aty kanë bërë defekte të shpesha”- deklaroi Arifi.

Ai shtoi se presin një pajisje të re të ‘Autoklavit’ dhe se planifikojnë për ta vendosur në një objekt jashtë spitalit.“

Dje (27.05.2024) e dhamë idenë që me e shpu tavanin dhe me e qitë krejt naltë, punëtorët na thanë që s’munden me dhanë garancion që nuk pikë shiu”- shtoi Arifi./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Banorët e Sibovcit e Shipitullës në hall me shpronësimet: Thonë se po u vështirësohet jeta me mbylljen e rrugës

Published

on

Banorët e fshatrave që janë afër hapësira të mihjes së KEK-ut, vazhdojnë të kenë probleme të shumta.

Shipitulla e Sibovci tash janë në hall me mbylljen e rrugës.

Sipas tyre, në këtë formë, jeta po u bëhet e pamundur.

Continue Reading

Infrastrukturë

Qasje e pamundur nëpër objektet publike, sfidat e personave me Aftësi të Kufizuara në Kosovë e Shqipëri

Published

on

Stigmatizimi në shoqëri, mos trajtimi adekuat në institucionet shëndetësore shtetërore dhe mungesa e hapësirave për të gjetur një vend pune, janë vetëm disa prej problemeve me të cilat ballafaqohet personat me aftësi të kufizuara në Shqipëri e Kosovë.

Të dhëna e grumbulluara në Shqipëri e Kosovë tregojnë se institucionet publike nuk ju ofrojnë shërbimet e nevojshme shëndetësore, e madje në shumë prej objekteve të institucioneve publike as nuk është ofruar mundësia për qasje fizike nga këta persona.

Në anën tjetër, një nga sfidat kryesore të identifikuar në Shqipëri është edhe mungesa e infrastrukturës së përshtatshme në shërbimet shëndetësore.

Spitalet dhe qendrat shëndetësore shpeshherë nuk janë të pajisura me rampa dhe ashensorë, duke bërë që personat me aftësi të kufizuara të kenë akses të pamjaftueshëm ose të pamundur në këto ambiente.

“Ende vazhdoj të has probleme në qendrat shërbimeve shëndetësore. Mbaj mend që në një rast ne një zonë tjetër të Tiranës, më është dashur qe të bëj një nga vaksinat në oborrin e qendrës shëndetësore sepse qendra nuk ishte e aksesueshme”- shprehet zonja Lala.

Mënyra e trajtimit të këtyre personave ndikon edhe në aspektin psikologjik. Sipas psikologes Manjola Çollaku, mungesa e këtyre aseteve dhe infrastrukturës, mund të ndikojë negativisht në gjendjen emocionale të personave me aftësi të kufizuara.

“Kufizimet në qasjen në shërbime shëndetësore dhe asistencën sociale, mungesa e mundësive për arsim dhe punësim, si dhe stigma sociale dhe diskriminimi, të gjitha këto mund të përkeqësojnë gjendjen emocionale dhe të rrisin ndjenjën e izolimit dhe mungesës së vetëbesimit, mungesa e infrastrukturës gjithashtu mund të krijojë pengesa për të arritur qasjen në shërbimet dhe resurset që ata kanë nevojë, duke rritur ndjesinë e izolimit dhe ndjenjën e pakënaqësisë me situatën e tyre.”- u shpreh ajo.

Ky artikull është prodhuar me përkrahjen financiare të Bashkimit Europian në kuadër të projektit “Fuqizimi i lajmeve cilësore dhe gazetarisë së pavarur në Ballkanin perëndimor dhe Turqi II”. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN Kosova dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending