Connect with us

Aktuale

BQK: Kemi një situatë stabile dhe likuiditet të mjaftueshëm

Published

on

Fehmi Mehmeti nga BQK në një konferencë për media ka bërë të ditur se virusi covid-19 ka ndikuar koxha shumë në ekonominë e vendit.

Megjithatë, Mehmeti ka thënë se bankat janë në nivel të mirë të funksionimit dhe se likuiditeti i bankave është i mjaftueshëm, shkruan IndeksOnline.

Ai bëri të ditur se pagesat e kësteve të kredive do të rishikohen herë pas here dhe shtyrja e afateve të pagesës është deri më 30 prill.

Mehmeti ka thënë se qytetarët nuk duhet të brengosen për furnizimin me para të gatshme, pasiqë bankat kanë një furnizim normal.

“Sot ju kemi ftuar që të diskutojmë për ekonominë dhe me masat që ka marrë BQK-ja. Në kuadër të masave për të parandaluar shpërndarjen e virusit, Kosova ka marrë ca masa. Mbyllja e bizeneve ka ndikuar që bizneset të jenë pa të hyra që mund të t’I shtyjnë drejtë dështimit. Po ashtu që punëtorët të mesin pa punë.

Kërkesa pa kredi bie pritet të ketë edhe rënie të kreditimit duke ndikuar që të zvogelohet një burim i rëndësishëm.

Rënia e aktitiviteti ekonomik në vendet e jashtme pritet të ndikoj edhe në ekonominë e jashtme – remitencat.

Kemi një ulje të rritjes ekonomike reale në Kosovë nga 4.5 deri në 4.6 %.

Në renië pritet të karakterizohen edhe eksporti i Kosovës.

Pakoja e miratuar nga Kuvendit pritet të jetë një opsion relevant për ekonominë.

Me qëllim të zbutjes së pasojave ne kemi qenë shumë proaktiv duke marrë një sërë masash që të kemi një funksionim stabil.

Ne si BQK kemi marrë masa: Kemi arrit të marrim masat e nevojshme për një system efikas të pagesave, kemi arritur që vendi të furnizohet me para të gatshme, ju siguroj që bankat kanë likuiditet të mjaftuëshëm dhe nuk do të ketë asnjë problem me furnizimin me para të gatshme, po ashtu dezinfektimi i bankave ka ndodhur, evitoni paratë e gatshme kryeni pagesat përmes kartelave.

Deri më sot niveli i likuiditetit arrin që sot të ketë raport 35%, kemi një rritje të raportit. Bankat vazhdojnë të jenë mirëkuilde, përkundër krizës likudet janë në rritje,

Pezullimi i përkohshëm i pagesave të këstit të kredisë do të rishikohet  kohë pas kohë.

Interesat ndëshkuese në këtë periudhë nuk do të aplikohen. Asnjë masë ndaj përkeqësimit të kredisë nuk do të aplikohet  ndaj huamarrësit

Bankat nuk duhet t’i rrisin tafirat në asnjë rast në këtë kohë”, ka thënë ai./IndeksOnline/

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Aktuale

Shtyhet gjykimi në Prizren ndaj dy gjeodetëve të akuzuar për keqpërdorimin e detyrës

Published

on

Bajram Selmani dhe Luljeta Rizanaj, të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare janë ulur në bankën e të akuzuarve në Gjykatën e Prizrenit.

Seanca e sotme nuk është mbajtur pasi sipas kryetares së trupit Teuta Krusha në mungesë të ekspertit të gjeodezisë Faton Bajselmani nuk janë plotësuar kushte ligjore që të vazhdohej seanca.Gjithashtu, në seancë nuk ishte prezent as përfaqësuesi nga Prokuroria e Prizrenit.

Sipas Prokurorisë i akuzuari Bajram Selmani më datë 10.12.2017 në kohë të pacaktuar në cilësinë e personit zyrtar, gjeodet i licencuar, ka keqpërdorur detyrën e tij duke bërë ndarjen e parcelave pa lejen, dokumentin dhe kërkesën e njërit bashkëpronar, këtu njëherit edhe i dëmtuari Gjek Gjevlekaj, e me ç’rast parashtron kërkesën dhe realizon regjistrimin me ndryshime të pronës.

Sipas dosjes, thuhet që i akuzuari Bajram Selmani “me qëllim që të përfitoj çfarëdo dobie për persona të tjerë, vëllezërit Pran, Gjon dhe Mihil Gjevlekaj, e që pretendohet të ketë shkelur të drejtat e personit tjetër bashkëpronar Gjek Gjevlekaj ka ndërmarrë veprimet e lartcekura”.

Ndërsa, e akuzuara e dytë Luljeta Rizanaj pretendohet se më datë 12.02.2018 në Prizren në kohë të pacaktuar, si gjeodete në Drejtorinë për Gjeodezi dhe kadastër bën regjistrimin me ndryshime të pronës së bashkëpronarit Gjek Gjevlekaj në Kadastral-Map.E akuzuara në fjalë pretendohet që regjistrimin në Kadastral-Map, e ka bërë edhe pse lënda nuk ishte e kompletuar, mungonte dokumenti i identifikimit si dhe kërkesa dhe autorizuari i bashkëpronarit Gjek Gjevlekaj, pa pëlqimin e tij bën ndarjen e parcelave.

Continue Reading

Aktuale

Aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të Komunës së Suharekës për projektin e Ndërtimit dhe renovimit të objekteve sportive e kulturore

Published

on

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, sot më datë 20.06.2024, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve B. B., dhe B. K., për shkak se sipas Prokurorisë në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas aktakuzës, të pandehurit B. B., dhe B. K., kanë cilësinë e personave zyrtarë.

Sipas Prokurorisë i pandehuri B. B. në cilësinë e menaxherit të kontratës, për projektin: “Ndërtimi dhe renovimi i objekteve sportive dhe kulturore”, ndërsa i pandehuri B. K. në cilësinë e Mbikëqyrësit të projektit të njëjtë.

Gjithnjë sipas aktakuzës prej datës 22.05.2018  e deri më datë 22.10.2018, në Suharekë, të akuzuarit i kanë tejkaluar detyrat e tyre zyrtare lidhur me këtë projekt.

“Gjatë kësaj kohe në kundërshtim me Rregullat dhe udhëzuesit operativ të Prokurimit Publik, pa miratimin e kryetarit të Komunës së Suharekës, i pandehuri B. K., ndryshon, ndërsa i pandehuri B. B., i aprovon paramasat dhe parallogaritë gjatë ekzekutimit të punimeve”.

Tutje, në aktakuzë thuhet se të akuzuarit – poligonet sportive në fshatin Peqan, Sllapuzhan dhe Buzhalë, në vend të rrethojave të poligoneve sportive me profil metalik të plastifikuar ndryshojnë paramasat në rrethoja – profile metalike të zinkuara, në poligonin sportiv në fshatin Buzhalë, ndryshojnë paramasën dhe parallogarinë, ashtu që në vend të shtrimit të fushës sportive me beton, bëjnë shtrimin e fushës sportive me barë natyror.

“Me këto veprime Komunës së Suharekës i shkaktojnë dëm të material në shumë prej 6 mijë e 839 euro, ndërsa operatorit ekonomik me seli në Prishtinë, i mundësojnë përfitim të dobisë materiale në shumë prej 6 mijë e 839 euro|.

Lidhur me çështjen, prokurori i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Shpëlarja e parave e financimi i terrorizmit, rrezik nga Projektligji për kripto-asetet – BQK-ja do t’i mbikëqyr

Published

on

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të enjten ka mbajtur dëgjim publik për Projektligjin për kripto-asetet, me ç’rast u theksua nevoja për  miratimin e ligjit në Kuvend, raporton Ekonomia Online. Anëtarja e Komisionit për Ekonomia, Mimoza Kusari-Lila, tha se ky projektligj ka filluar nismën me dëgjimin e parë publik në muajin gusht të vitit 2021, ndërsa ka vazhduar në korrik 2022, teksa shtoi se këtë projektligj e ka mbështetur edhe Këshilli i Evropës.

“Janë bërë më shumë se dy vite kur nisma për kripto-asetet është filluar, deri më tani në këtë proces janë mbajtur dy dëgjime publike, i pari është mbajt në gusht 2021 për të diskutuar për idenë, i dyti është mbajt një vit më pas në korrik 2022-ës për një draft. KE-ja, përmes ekspertëve ka mbështetur grupet e punës, fokusi ka qenë të punohet kundër pastrimit të parave. Ky ligj ka për qëllim ruajtjen e kripto-aseteve”, tha Kusari-Lila.

Përfaqësuesi i BQK-së, Ervin Mala, tha se kanë filluar diskutimet për organizimin dhe ndarjen e resurseve dhe akteve ligjore.“Banka Qendrore do të ketë rolin për monitorimin e të gjithë operatorëve që do të merren në këto asete”, tha ai.

Deputeti nga AAK-ja, Pal Lekaj, tha se Qeveria duhet të ketë monitorimin e kësaj paraje në mënyrë që të mos keqpërdoret.

“Sa i përket kriptove, janë globale dhe ne duhet patjetër t’i standardizojmë ligjet në fjalë, ne duhet të kemi një licencim të tyre e kontroll, nuk besoj se ka dikush kompetencë tjetër përveç BQK-së. Qeveria duhet të ketë monitorim të parasë, të mos ketë shpëlarje të parave dhe të mos financohet terrorizmi. Duhet të regjistrohen individët qe kanë të bëjnë me asetet të mbrohen të dhënat dhe të ruhen transaksionet”, tha Lekaj.

Vyrtyt Ibrahimaga, avokat, tha se në draftin e parë janë përfshirë kushte që iu mungon rregullimi me akte nënligjore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending