Connect with us

Aktuale

Bordi i “Infrakos”-it paralajmëron masa nëse shkarkohet nga Qeveria e Kosovës

Published

on

Në mbledhjen e nesërme të Qeverisë së Kosovës është paraparë “Shqyrtimi i Propozim-vendimit për shkarkimin e Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore – Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës – ‘Infrakos’”. Përmes një komunikate ka reaguar “Infrakos”, duke theksuar se në rast se Qeveria e Kosovës merr vendim për shkarkim, bordi  do të ndjek të gjitha rrugët ligjore kundër këtij vendimi, deri ne realizimin e të drejtës ligjore si dhe me qëllim te ruajtjes se integritetit tonë.

Bordi i Infrakos-i thotë se është përzgjedhur sipas procedurave ligjore dhe konkursit me datë 02.04.2019 dhe nuk ka një vit të plotë që nga marrja e detyrës.

“Gjatë kësaj periudhe Bordi ka kryer te gjitha detyrat me përkushtim dhe përgjegjësi te larte ligjore dhe etike. Në lidhje me këtë nuk kemi pranuar asnjëherë ndonjë vërejtje nga aksionari, auditorët e brendshëm apo te jashtëm. Andaj, shtrohet pyetja si ka mundësi te behet shkarkimi i Bordit ende pa u dorëzuar Raporti Vjetor i Punës i vitit 2019 nga ndërmarrja, pa u mbajtur Takimi Vjetor i Aksionarit (përfaqësuesit te Qeverise) si dhe pa u bere vlerësimi i performances se Bordit. Për me tepër, ne si Bord nuk jemi thirrur asnjëherë nga aksionari ne ndonjë takim konsultues apo te punës për te diskutuar ne detaje rreth punëve, rezultateve, te arriturave dhe sfidave ne këtë ndërmarrje”, thuhet në njoftim.

Bordi i “Infraskos”-it  ka cituar Ligjin për Ndërmarrje Publike , duke theksuar se përcakton qarte mbikëqyrjen e Bordit nga Qeveria, si dhe sqaron mënyrën e vlerësimit te performances

“Neni 7 paragrafi 7.2:  Nëse performanca e NP-se devijon nga caqet e përcaktuara nga Plani I Biznesit te miratuar nga BoD për vitin perkates financiar, Aksionari do te kërkojë nga BoD te përgatis dhe dërgoj një raport i cili shpjegon arsyet për performances e dobët. Neni 7 paragrafi 7.3: Nëse një ndërmarrje publike dështon në arritjen e caqeve të saj të performancës për dy vite financiare radhazi, personi(at) përgjegjës për ushtrimin e të drejtave përkatëse të aksionarit është i detyruar që të marrë parasysh shkarkimin dhe zëvendësimin e Bordit të Drejtorëve ose shumicës së anëtarëve të tij. Një veprim i këtillë mund të ndërmerret edhe në mungesë të provave bindëse të neglizhencës nga Bordi ose anëtarët përkatës të bordit, përveç nëse Aksionari(ët) konstatojnë se performanca e dobët ka ndodhur kryesisht për shkak të rrethanave ose ngjarjeve negative të paparashikueshme “, citohet ligji në njoftim.

Bordi i drejtoreve thotë se gjatë kësaj periudhe disa muajshe te ushtrimit te detyrës ka marrë vendime të cilat kanë shkuar në dobi të ndërmarrjes, duke ulur shpenzimet në masën rreth 25%, ka realizuar te hyrat qe varen nga ndërmarrja mbi 95% nga planifikimi, si dhe ka ruajtur stabilitetin e ndërmarrjes përkundër mos mbështetjes nga Qeveria. Këto fakte i kemi bere te njohura me dhjeta here përmes shkresave zyrtare.

 

Aktuale

Këta janë top 10 prodhuesit më të mëdhenj të pajisjeve të ndërtimit në botë

Published

on

Renditja vjetore e International Construction e 50 prodhuesve më të mëdhenj të pajisjeve të ndërtimit në botë sipas shifrave të shitjeve, ka zbuluar se shitjet për vitin 2022 ishin 230.6 miliardë dollarë, një nga shifrat më të larta të regjistruara ndonjëherë në listë.

Një arsye e madhe për këtë rritje është performanca e prodhuesve me bazë në SHBA. OEM me bazë në SHBA përbënin mbi 26% të të ardhurave totale të Tabelës së Verdhë, nga 21% në listën e fundit.

Dhjetë prodhuesit më të mëdhenj të pajisjeve të ndërtimit në botë për vitin 2022 ishin:

10. JCB, MB

JCB hyn në dhjetëshen e parë për herë të parë në disa vite, me shitje të forta në tregun kryesor të OEM-ve të Indisë duke rritur vlerën e saj përfundimtare. OEM po investon shumë në teknologjinë e hidrogjenit.

  1. Sandvik, Suedi

Një tjetër ngritje në tabelë për Sandvik – kompania ishte në vendin e dhjetë vitin e kaluar. Kompania ka bërë blerje të shumta, me OEM që ka bërë dhjetë blerje në 2022, duke ndihmuar në shpjegimin e rritjes së renditjes së tyre.

  1. Hitachi, Japoni

Hitachi kishte shitje të pajisjeve të ndërtimit prej 9.2 miliardë dollarësh, një rritje e qëndrueshme nga rezultatet e saj përfundimtare vitin e kaluar. Në vitin 2022, marka pa fundin e sipërmarrjes së saj të përbashkët me John Deere, me kryetarin e Hitachi, Sonny Ishii, duke thënë në ConExpo se, “Tregu i Amerikës është tregu i vetëm më i rëndësishëm, ose prioriteti, për Makineritë e Ndërtimit Hitachi”.

  1. Liebherr, Gjermani

Liebherr pa një rritje të mirë në vitin 2022. Në raportin e vet ajo tha se segmentet e saj të ndërtimit dhe minierave – lëvizja e tokës, teknologjia e trajtimit të materialeve, makineritë e thella të themeleve, vinçat e lëvizshëm dhe zvarritës, vinçat kulla, teknologjia e betonit dhe pajisjet e minierave – kishin një rritje mesatare në qarkullim prej 6.9%. Liebherr thotë se po merr një qasje neutrale ndaj teknologjisë për kërkimin e saj, e cila përfshin rritjen e përdorimit të vajrave vegjetale të hidrogjenizuara (HVO), për përdorim të mundshëm në pajisjet e ndërtimit.

6.Pajisjet e konstruksionit Volvo

Kur u rregullua për ndryshimet e monedhës, Volvo Construction Equipment (Volvo CE) pati shitje prej 9.9 miliardë dollarësh, duke e mbajtur atë në vendin e gjashtë. Kompania është një nga OEM-të kryesore kur bëhet fjalë për pajisjet e ndërtimit elektrik, me një nga sferat më të mëdha të disponueshme komerciale duke përfshirë ekskavatorin e ri elektrik me bateri 23 tonësh.

  1. Sany, Kinë

Sany me bazë në Kinë zbret një vend në tabelë, nga numri katër në numrin pesë. Tregu kinez i ndërtimit u përball me sfida në vitin 2022 pas dy viteve të forta, kështu që pritej një rënie e përgjithshme e OEM-ve me bazë në Kinë në tryezë.

  1. John Deere, SHBA

John Deere me bazë në SHBA e rriti renditjen e saj në Tabelën e Verdhë me një vend, siç bëri në tabelën e mëparshme. Blerja e Wirtgen Group nga kompania ka qenë një sukses dhe i ka siguruar kompanisë akses në tregje të reja.

  1. XCMG, Kinë

Pavarësisht rënies së shitjeve, XCMG mbetet OEM i tretë më i madh në botë. Siç është rasti me të gjitha OEM-të kryesore kineze, kompania po kërkon në mënyrë aktive të rrisë pjesën e saj në tregun ndërkombëtar dhe rezultatet e saj më të fundit treguan shitje rekord jashtë shtetit. Një nga drejtuesit kryesorë të tyre beson se ka më shumë rritje në këto tregje.

  1. Komatsu, Japoni

Komatsu mbetet në vendin e dytë në listë dhe ka zgjeruar hendekun mes tij dhe pjesës tjetër të tabelës me shitje që, kur u rregulluan për monedhën, ishin të ngjashme me tabelën e fundit të verdhë. OEM njoftoi së fundmi zhvillimin e një koncepti të ekskavatorit hidraulik me madhësi të mesme, të mundësuar nga një qelizë karburanti hidrogjeni. Prodhuesi tha se zhvillimi i makinës është në përputhje me qëllimin e saj për të arritur neutralitetin e karbonit në pajisjet e ndërtimit.

  1. Caterpillar, SHBA

Caterpillar ruan pozicionin e saj tradicional si prodhuesi më i madh i ndërtimit në botë me shitje me shitje prej 37.5 miliardë dollarësh – afërsisht 16% e totalit të të gjithë tabelës. Një ekzekutiv i lartë në OEM i tha kohët e fundit International Construction për planet e OEM-ve në lidhje me qëndrueshmërinë dhe teknologjinë e re./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Mbahet gara e maturantëve me biçikleta “Siguria në rrugë 2023”

Published

on

Akademia “Tempulli”  dhe AMRKS me sukses organizuan Garat me Biçikleta në kuadër të edicionit të tetë të revistës shkollore “Siguria në rrugë 2023”.

Garat u mbajtën në  sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë, ku pjesëmarrës ishin maturantë të shumë shkollave në Kosovë si përfaqësues të shkollave.

Drejtori i Akademisë “Tempulli”, Muhamed Krasniqi tha se këtë vit bëhen një dekadë prej kur kanë nisur këto aktivitete për sigurinë në rrugë. Si të tilla, ai ka shtuar se tashmë kanë marrë karakter edukativ dhe arsimor. Pjesëmarrës në këto aktivitete për 10 vjet, kanë qenë më shumë se 10 mijë nxënës.

“Është edicioni i tetë me radhë. Sot do të garojnë maturantët nga shkollat përfaqësuese të Republikës së Kosovës, për të fituar njërin nga shpërblimet që janë, biçikleta për vendin e parë, dytë dhe të tretë”, ka thënë Krasniqi.

Nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu ka theksuar se janë duke punuar për zgjerimin e shtigjeve për biçikletat dhe do të vazhdojnë të promovojnë sigurinë dhe lëvizjet me biçikleta në kryeqytet dhe komuna vazhdon të jetë e zotuar të punoj në sigurinë e shtigjeve për biçikleta.

Nënkoloneli i Policisë së Kosovës, Jeton Rexhepi theksoi se mbështesin çdo aktivitet, me qëllim të uljes së rasteve të aksidenteve në rrugë.

Në garat e sotshme pjesëmarrës ishin 19 garues në 12 shtigje, ku vendi i parë, dytë dhe i tretë u shpërblyen me nga një biçikletë, dhe shkolla e tyre fituese u pajis më kupë.

  • Fituesi i vendit të parë u shpall Darsei Gashi, përfaqësues i shkollës së mesme teknike Skënder Luarasi nga Suhareka, i cili shtegun e kaloi pa asnjë penallti, brenda 40 sekondave.
  • Fituesi vendit të dytë u shpall Enris Xhelili nga shkolla e mesme teknike Mehmet Isai nga Gjilani, i cili shtegun e kaloi me sukses dhe pa asnjë penallti për 46 sekonda.
  • Fituesi i vendit të tretë u shpall Anit Kololli, përfaqësues i shkollës së mesme teknike Skënder Luarasi nga Suhareka, i cili shtegun e kaloj pa asnjë penallti, brenda 48 sekondave./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Shtëpitë e qytetit bregdetar ‘fantazëm’ po dalin në shitje për £5,000 në Britani

Published

on

Qyteti bregdetar i Horden, në verilindje të Anglisë ka mbetur një qytet “fantazmë” që prej mbylljes së minierës së tij teksa banorët e mbetur në varfëri dhe problemet sociale të drogave e krimit, kanë bërë që disa nga shtëpitë e zbrazura të dalin në shtije për vetëm 5,000 paundë.

E përditshmja vendase The Mirror shkruan se që prej mbylljes së papritur industrisë së gjerë të minierave vendi nuk ka gjetur më identitetin e tij dhe vijon degradimin.

Më parë Horden, në kontenë e Durham, thyente rekorde për produktivitetin e tij dhe punësonte mijëra njerëz të zonës.

Miniera është mbyllur nga autoritetet në që në 1987, dhe tashmë rrugët janë të mbushura me shtëpi të mbyllura me dërrasa, që mund të bihen secila për 5000 paundë secila teksa vendasit vijojnë të largohen nga zona.

E përditshmja tjetër britanike  Daily Star  raporton për transformimin negativ të Horden ashtu si të shumë qytezave të tjera ku industritë janë zhdukur pas viteve 1980s, siç është ilustruar dhe në një dokumentar të komentuesit David Burnip, injohur me emrin në rrjet Wandering Turnip, i cili vizitoi qytezën së fundmi në një përshkrim keqardhjeje.

Një vendas që foli me Burnip tha se qyteza ishte “fundosur që prej mbylljes s ëminierës”.

“Gjithçka kishte ishin klubet e burrave dhe punëtorëve të minierës dhe me mbylljen e saj nuk mbetet më asgjë”.

Ai shtonte se tashmë kontrollin e kanë marrë drogat që kanë prekur të mbeturit në moshat 40 e 50 vjeçare.

Rrjedhimisht kostot e pronave në Horden kanë rënë drastikisht, teksa katër shtëpi ishin në shitje sivjet për vetëm 5000 paundë.

Gjithsesi mes pronave në Horden, disa në rrugën Tees Street ishin shitur për £30,250 – edhe pse ishin blerë në vitin 2006 për më pak se gjysmën e çmimit.

Një tjetër ishte shitur në maj për £22,750, teksa ishte blerë pesë vjet më parë për £36,000.

Kështu që jo të gjitha shtëpitë kanë dalë në treg me çmime të rrënuara duke bere qe vendasit te shpresojnë ende për një rimëkëmbje te qytezës se tyre.

Continue Reading

Trending