Connect with us

Kontestet Pronësore

Bëhet identifikimi i parcelave në rastin ku paditësi po kërkon hisen e trashëgimisë që ka lënë babai tij

Published

on

Të enjten, në fshatin Dubravë të Deçanit është bërë identifikimi i disa parcelave në rastin ku paditësi D.Ll po kërkon njohjen e të drejtës së bashkëpronësisë në bazë të trashëgimisë.

Paditësi Ll. po kërkon njohjen e të drejtës së bashkëpronësisë në bazë të trashëgimisë për disa parcela, nga të paditurit, përkatësisht ish-bashkëshortes së babait të tij të ndjerë, M.K. dhe vëllezërit e motrat e tij, G.K., G.K., M.K. dhe A.K, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Identifikimi ngastrave është bërë me ekspertin e gjeodezisë Xhelil Tertili, e ku prezent kanë qenë edhe përfaqësuesi i autorizuar i palës paditëse, avokati Sokol Dobruna dhe përfaqësuesi i përkohshëm i palës së paditur, avokati Drilon Hoxha.

Gjykatësi Fatmir Dobraj, e ka udhëzuar ekspertin që pas matjes me aparat dhe që pas përfundimit dhe marrjes së gjendjes faktike dhe shkresave gjeodezive gjykatës t’ia sjellë më shkrim.

Seanca e radhës është caktuar që të mbahet më 28 tetor 2022.

Në padinë të paprecizuar, të cilën e ka parashtruar paditësi D.Ll, ku të paditurit janë M.K., G.K., G.K., M.K. dhe A.K., po kërkohet njohja e të drejtës së bashkëpronësisë në bazë të trashëgimisë për disa parcela kadastrale, të cilat gjenden në Deçan.

Gjithnjë sipas padisë, paditësi po kërkon që t’i njihet e drejta në 1/6 pjesë ideale e trashëgimisë, të cilën të paditurit e kanë trashëguar nga babai i përbashkët me paditësin./Media Ndërtimi.

Kontestet Pronësore

Fytyra publike ‘menaxhojnë’ me tokat e Veternikut, një parcelë në vlerë 30 mijë euro u shit për 700 euro!

Published

on

Avokatja Saranda Keqekolla-Sadiku ka prezantuar skemën e personave të famshëm që janë bërë bashkëpronarë të pronave në Veternik.

“Në parcelën 1743 tash kanë hyrë fytyra shumë publike, të cilët mbajnë pozita shumë të larta shtetërore, ku në bazë të informacioneve që është bërë gjatë procedurave gjyqësore në Gjykatën Themelore në Prishtinë, eksperti Qemajl Hoda ka radhitur një numër të madh të personave që janë fytyra publike ku palët e kanë përgatit një skicë dhe e kanë shpjeguar lidhshmërinë potenciale të palëve se si kanë mundur të hynë”, tha Keqekolla-Sadiku në emisionin “Tempus”- “Betimi Për Drejtësi”.

Ajo shtoi se këta persona, sipas palëve dyshohet se kanë hyrë me qëllimin për ta mbrojtur aktgjykimin që ka dalë në mënyrë të kundërligjshme.

Në fund, ajo tha se trashëgimtari i kësaj parcele nuk e ka bërë trashëgiminë pasi që ka pasur dyshime se do të ndiqej penalisht.

“Ylber Hyseni nuk e ka bërë trashëgiminë në momentin kur i ka vdekur nëna, sepse lindin dyshime se i njëjti në të ardhmen duke e ditur se çfarë kanë bërë për të arritur deri tek ky aktgjykim do të ndiqet penalisht dhe derisa kanë përfunduar të gjitha procedurat gjyqësore, i njëjti nuk e ka bartë trashëgiminë që fundi fundit është trashëgimtar i nënës tha ajo.

Nga ana tjetër, avokati Florim Shefqeti, në emisionin “Tempus”, tha se dokumentet lidhur me pronën kontestuese në Veternik të Prishtinës janë falsifikuar, ngase të njëjtat rezulton se janë lëshuar në fundjavë.

Vetë aktgjykimi i kësaj gjykate bie në kundërshtim me njëri-tjetrin, për shembull ata i referohen provës kryesore, shkresës së datës 18 nëntor 1961. Sot nëse e hap kalendarin e vitit 1961, data 18 nëntor del që është ditë e shtune, e që nënkupton se ky dokument është falsifikuar, sepse nuk ka qenë ditë pune. Po ashtu, edhe fakti tjetër që i referohen vendimit të datës 19 shtator 1965, të gjitha këto janë pjesë të aktgjykimit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, që unë po i referohem dhe kjo datë 19 shtator 1965 rezulton ditë e diele”, tha Shefqeti në “Tempus“.

Tutje, ai theksoi se kanë shtuar edhe fakte të tjera, e njëri nga to është që djali i ish-pronarit, i cili ka qenë serb, ka deklaruar se kjo paluajtshmëri iu takon palëve të cilët këta i përfaqësojnë.

Avokati Florim Shefqeti tha se në Veternik është shitur një ari për 700 euro, ndërsa vlera reale ka qenë 30 mijë euro.

“Sipas asaj që kemi bisedu me zonjën Sadiku, aty është shitë ari për 700 euro, ndërsa vlera reale është 30 mijë euro. Prandaj, ka edhe baza të tjera për të cilat do të flasim më vonë. Ne me parashtresë të veçantë kemi kërku prej Prokurorisë dhe Gjykatës, përveç përsëritjes së procedurës, masën e sigurisë edhe nxjerrjen e paraprovës. Dhe në paraprovë kemi paraqitur disa propozime, konkretisht kemi kërkuar që të bëhet nxjerrja e ekspertizës grafologjike edhe dëgjimi i tre deri në katër dëshmitarë të kohës, të cilët kanë qenë në dijeni për dy çështje edhe për pjesën procedurale që dëshmohet kundërligjshmëria e këtyre aktgjykimeve, por edhe për pjesën përmbajtjesore materiale se kujt i takon e drejta e pronësisë”, tha Shefqeti në emisionin “Tempus”.

Tutje, ai përmendi se si njëra padi e vitit 2010 nuk u gjykua deri në vitin 2017, ndërsa tjetra e muajit dhjetor 2014, u gjykua në muajin nëntor të 2015-ës, duke mos verifikuar regjistrat kadastral./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Kontestet Pronësore

Si iu morën familjes Sadiku 3 hektarë tokë në Veternik, të përfshirë gjykatës, prokurorë, policë, avokatë…

Published

on

Nexhat dhe Gursel Sadiku, pretendojnë se përmes dallavereve të falsifikimit të dokumenteve dhe vendimeve të kundërligjshme, atyre iu janë marrë rreth 3 hektarë tokë në Veternik, të Prishtinës, vlera e të cilave kap shifra të mëdha, ndërsa sipas tyre, të përfshirë në këto dallavere janë zyrtarë e persona me ndikim, përfshirë gjykatës, prokurorë, policë, avokatë si dhe zyrtarë të tjerë.

Nexhat Sadiku pretendon se kjo pronë është pronë e tyre për gati një shekull.

Nexhat Sadiku thotë se këtë pronë e kanë prej vitit 1938, ku gjyshi i tij e kishte blerë nga një serb dhe se prej atëherë e kanë punuar tokën vazhdimisht deri në vitin 1962, ku pa dijeninë e tyre i kishte kaluar komunës.

“Na vazhdimisht e kemi pagu tatimin e pronës edhe e kemi punu tokën, kemi mbjellë drithërat, mandej deri në vitin 1983 kur është po ai euroftografimi, qathere e kemi kuptu që na u ka marrë toka, edhe menjëherë kemi bo padi në vitin 1984, në gjykatën komunale atëherë, janë majtë tri seanca, mas tri seancave për shkak të vlerës se tokës, është vazhdu në Gjykatën e Qarkut, në vitin 1987-88, mu më vdes baba, mandej landa ka pushue deri mas luftës”, ka thënë Sadiku për emisionin “Tempus”.

Sipas tij, pas luftës kishin gjetur lëndën dhe vazhduar me seanca gjyqësore, por që nuk ishte vendosur pasi konsiderohej pronë shoqërore, teksa në vitin 2010, padinë e tyre e kishin bërë në Dhomën e Posaçme e Gjykatës Supreme, ku deri në vitin 2017, nuk janë ftuar asnjëherë nga kjo gjykatë dhe se qysh në vitin 2015 kjo pronë i kishte kaluar dikujt tjetër./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending