Connect with us

Aktuale

Banka Botërore: Ekonomia e Ballkanit do të tkurret pesë për qind

Published

on

BB publikoi sot një raport periodik mbi Ballkanin Perëndimor, sipas të cilit, të 6 vendet e këtij rajoni pritet të bien në recesion këtë vit për shkak të pandemisë së COVID-19.

Parashikimi për Shqipërinë është se rritja ekonomike e saj mund të jetë nga – 5 në – 7 për qind. Në rastin e Shqipërisë, krahas pandemisë së marsit ka ndikuar ndjeshëm edhe tërmeti i nëntorit. Banka Botërore parashikoi në raportin periodik se rritja ekonomike rajonale për Ballkanin Perëndimor mund të jetë nga – 3 deri – 5,6 për qind.

Nëse pandemia ngadalësohet dhe masat kufizuese hiqen në fund të qershorit, ekonomia mund ta marrë veten gjysmën e dytë të vitit. Por nëse pandemia zgjat dhe e shtyn heqjen e masave kufizuese deri në fund të gushtit, atëherë rimëkëmbja e ekonomisë do të shihet në tremujorin e fundit të këtij viti.

Në të gjithë rajonin gjatë pandemisë ka rënë kërkesa e brendshme dhe e jashtme, duke dëmtuar prodhimin dhe investimet, ndërsa kufizimi i udhëtimeve dhe takimeve mes njerëzve ndikuan mbi turizmin dhe shërbimet. Raporti nënvizon se rececioni i Ballkanit do të varet nga shkalla e recesionit të Europës.

Në rastin e Shqipërisë theksohet se tërmeti i nëntorit dhe pandemia aktuale ishin dy goditje të njëpasnjëshme me pasoja shkatërruese, që kanë ngrirë një pjesë të madhe të ekonomisë. Recesioni dhe masat mbështetëse ekonomike parashikohet të zgjerojnë deficitin fiskal dhe të rritin borxhin e qeverisë deri në 75.8 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

“Shqipëria hyri në periudhën e krizës me pak hapësirë për të vepruar me politika fiskale dhe monetare. Borxhi publik në fund të 2019-s arriti në 68 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, është ende i lartë. Po ashtu të larta janë dhe detyrimet potenciale dhe rreziqet fiskale nga partneritetet publike-private dhe ndërmarrjet shtetërore të energjisë” – thuhet në raport.

Edhe nëse veprimtaria ekonomike mund të rinisë në fillim të verës, rritja vjetore e ekonomisë së Shqipërisë sërish do të jetë me -5 për qind. Banka Botërore thotë se kriza aktuale shëndetësore ka zbehur ndjeshëm perspektivën e rritjes ekonomike të Shqipërisë.

Ekonomia mund të ndikohet prej ndërprerjeve në zinxhirin global të furnizimit si dhe pakësimit të vendeve të reja të punës për shkak të karantinës dhe distancimit social. Një tjetër efekt negativ mund të jetë ulja e fitimeve nga puna e punëtorëve, veçanërisht në sektorët më të prekur, si turizmi dhe hoteleria, prodhimi dhe tregtia e artikujve jo jetik.

Ndërprerjet e tregtisë dhe ngurrimi i investitorëve të huaj ndaj rrezikut pritet ta shtojnë presionin ndaj Shqipërisë. Ajo ka lidhje të ngushta me ekonominë e Italisë, vendi më i prekur në BE. Shqipëria nis drejt Italisë afro gjysmën e eksporteve kombëtare dhe në tërësi ka me vendet e BE-së rreth 95 për qind të eksporteve. Kështu që, me përhapjen e recesionit në të gjithë BE-në, pritet që goditjet e jashtme ndaj Shqipërisë të jenë më të larta./Burimi: Balkanweb

Aktuale

Komuna e Prishtinës subvencionon ujitjen e 200 hektarëve tokë të mbjella me kultura bujqësore

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit me Faruk Mujkën, kryeshefin ekzekutiv të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër -Lepenc” për ujitjen e kulturave bujqësore në kryeqytet.

“Përmes këtij Memorandumi, Kryeqyteti do të ofrojë subvencionimin e ujitjes së 200 hektarëve tokë për fermerët në Kryeqytet. Me këtë bashkëpunim synojmë të përmirësojmë dhe të rrisim produktivitetin e bujqësisë së kryeqytetit duke ua lehtësuar punën bujqve tanë.”, deklaroi kryetari Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

“Architech Festival” sjell edicionin e 5-të  nga muaji Maj dhe do të zgjasë deri në Shtator

Published

on

Festivali i ArchiTech është zyrtarisht duke filluar nga muaji Maj dhe do të zgjasë deri në Shtator 2024.

Çfarë ju pret në këtë Edicion? Këtë Edicion do të ketë aktivitete inovative, projekte për hapësirat publike, takime me arkitektë/dizajnerë të ndryshëm dhe komunitetin, dhe shumë më tepër! Ky është momenti për tu angazhuar në krijimtarinë arkitekturore se si hapësirat publike përceptohen dhe mund të shfrytëzohen si dhe për të hulumtuar rreth sfidave dhe mundësive që ofron mjedisi ynë urban.

Ne jemi të gatshëm për të ndarë me ju ide dhe kohë për tu takuar e biseduar mbi nevojat, kërkesat dhe ide innovative mbi përkushtimin ndaj një hapësire urbane më të bukur, dinamike dhe funksionale./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjermanët punuan 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023

Published

on

Punëtorët në Gjermani punuan rreth 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023, tregojnë të dhënat e publikuara nga Instituti për Kërkime të Punësimit (IAB).Sipas tyre, më shumë se gjysma e kësaj kohe, 775 milionë orë, mbeti pa u paguar.

Ministria e Punës e Gjermanisë tha se mesatarisht, secili punëtor punoi 31.6 orë jashtë orarit në vitin 2023, prej të cilave 18.4 mbetën pa u paguar.

Komentet erdhën në përgjigje të një pyetjeje parlamentare nga Susanne Ferschl, ligjvënëse nga partia e majtë Die Linke.

“Punëdhënësit kursejnë miliarda në paga duke mos i paguar orët jashtë orarit, ndërsa punonjësit vuajnë nga zgjatja e orarit të punës dhe kërkesat e vazhdueshme për fleksibilitet” – tha Ferschl, raporton DPA.

Sipas të dhënave, totali i punës jashtë orarit vitin e kaluar korrespondon me 835.000 vende të punës me kohë të plotë.

Totali i orëve jashtë orarit në vitin 2023 ra për rreth 100 milionë orë nga viti paraprak, kur punëtorët regjistruan gjithsej 1.4 miliard orë jashtë orarit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending