Connect with us

Transport

Avioni elektrik për pasagjerë nis fluturimin për herë të parë

Published

on

Avioni i parë i pasagjerëve tërësisht elektrik në botë është ngritur me sukses në qiell.

Kompania izraelite Eviation Aircraft nisi me sukses avionin e quajtur Alice nga pista në Aeroportin Ndërkombëtar të Grant County në Uashington dhe qëndroi në qiell për 8 minuta.

Sipas kompanisë, avioni nuk prodhon emetime karboni, redukton ndjeshëm zhurmën dhe ka më pak kosto.

“Kjo është histori. Ne nuk e kemi parë ndryshimin e teknologjisë së shtytjes në avion që kur kaluam nga motori me piston në motorin e turbinës. Ishin vitet 1950 që ishte hera e fundit që pamë të bashkohej një teknologji krejtësisht e re si kjo”, tha Gregory Davis, president dhe CEO i Eviation, për CNN Business.

Me teknologjinë e baterive të ngjashme me atë të një makine elektrike, ose një celulari dhe 30 minuta karikim, Alice me nëntë pasagjerë do të jetë në gjendje të fluturojë për një orë dhe rreth 440 milje detare.

Avioni ka një shpejtësi maksimale lundrimi prej 287 miljesh në orë. Për referencë, një Boeing 737 ka një shpejtësi maksimale prej 588 milje në orë.

Eviation u themelua në vitin 2015. Kompania shpreson të përdorë informacionin e mbledhur gjatë fluturimit të së martës për të parë hapat e ardhshëm dhe për t’u dorëzuar aeroplanët te klientët deri në vitin 2027./Media Ndërtimi

Transport

Airbus po tenton të zhvillojë aeroplanin që furnizohet me hidrogjen

Published

on

Airbus ka njoftuar se po zhvillon një motor me qeliza karburanti me hidrogjen — dhe se planifikon ta testojë atë në aeroplanin më të madh komercial që është ngritur ndonjëherë në qiell.

Gjigandi francez i aviacionit zbuloi në “Airbus Summit 2022” më 30 nëntor se do të montojë motorin midis krahëve dhe bishtit të një aeroplani të modifikuar A380.

Fluturimet testuese vlerësohen për vitin 2026, si pjesë e nismës Airbus ZERO për të nisur një avion me emetim zero deri në vitin 2035.

“Për sa i përket aerodinamikës, A380 është një aeroplan shumë i qëndrueshëm. Kështu që kapaku i ngjitur në gypin e pasmë nëpërmjet cungit nuk përbën shumë problem,” tha Mathias Andriamisaina, kreu i demonstruesve dhe testeve ZEROe në Airbus, në një deklaratë.

Airbus kishte zbuluar më parë dizajne koncepti për një avion që përdor karburant të lëngshëm me hidrogjen dhe motorë me djegie, por nënkryetari i Aeroplanit me Emetim Zero, Glenn Llewellyn sugjeroi se vetëm qelizat e karburantit mund të jenë të mjaftueshme për të fuqizuar aeroplanët më të vegjël komercialë.

Motori përdor qelizat e karburantit për të kthyer hidrogjenin në energji elektrike, e cila më pas fuqizon një helikë. “Në shkallë, dhe nëse objektivat e teknologjisë do të arriheshin, motorët me qeliza karburanti mund të jenë në gjendje të fuqizojnë një avion me 100 pasagjerë me një rreze prej afërsisht 1000 milje detare,” tha ai.

Hidrogjeni është shpallur prej kohësh si një alternativë e qëndrueshme ndaj karburantit tradicional të avionëve, qoftë si lëndë djegëse e djegshme ose përdoret për të gjeneruar energji elektrike nëpërmjet qelizave të karburantit.

Industria e aviacionit prodhon 2.8% të emetimeve globale të CO2, por ajo përballet me sfida më të vështira se sektorët e tjerë në dekarbonizimin e vetvetes dhe progresi ka qenë i ngadaltë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Transport

Spanja bëhet vendi evropian me më së shumti operator hekurudhor, “Trenitalia” fillon operimin me trena të shpejtë

Published

on

Spanja është një ndër shtetet evropiane me më së shumti njerëz që përdorin trasnportin hekurudhor.

Dhe për këtë arsye, kompanitë hekurudhore çdo herë e më shumë po interesohen për fillimin e operimit në shtetin iberik.

E fundit që hyn në këtë lojë është kompania Iryo, duke bërë kështu që në Spanjë të operojnë tre konkurrentë zyrtarë siç është bashkëpunimi mes transportuesit shtetëror Renfe me kompaninë franceze Ouigo, dhe kompania që operon me kosto të ulët Avlo.

Kështu Spanja është bërë vendi i parë evropian me kaq shumë opsione transporti hekurudhor të shpejtësisë së lartë.

Iryo është në pronësi të disa partnerëve: operatori hekurudhor italian Trenitalia, kompanisë spanjolle të infrastrukturës Globalvia dhe linjës ajrore spanjolle Air Nostrum.

Trenitalia është përkujdesur që pas futjes në tregun spanjoll, të sjellë në Spanjë rreth 20 trena të “Frecciarossa” ose “shigjeta e kuqe”, treni kryesor ky në Itali, i cili kap një shpejtësi prej 360 kilometra në orë.

Operatori Iryo filloj operimet të premten e kaluar me linja në Madrid, Barcelonë dhe Zaragoza.

Ky operator synon të zhvillojë rreth 30 përqind të shërbimeve të transportit hekurudhor të shpejtësisë së lartë, me synim transportimin e tetë milionë pasagjerëve në vit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Transport

Komuna e Prishtinës miraton rregulloren e re për taksitë

Published

on

Në seancën e Kuvendit Komunal të Komunës së Prishtinës është bërë miratimi i rregullores së re për auto-taksitë.

Drejtori i shërbimeve publike, Iilirik Musliu ka ndarë disa detaje nga kjo rregullore.

Më poshtë gjeni disa nga detajet e kësaj rregulloreje:

-Veturat për taksi individual do të kenë ngjyrë të verdhë dhe do jenë në harmoni  me trafikun urban, kurse ngjyrë të bardhë për taksi kompani.

-Numri i licencave do jetë sipas rekomandimeve të planit të mobilitetit, viti i prodhimit të jetë jo më i vjetër se 8 vjet për licencat ekzistuese, kurse për licenca të reja,  vetura duhet të jetë hybrid apo elektrik.

-Taksi individ për licencë do paguajë 300 euro  për vit, pra 5 euro në muaj për 5 vite, taksi kompani 1000 euro për 5 vite.

-Për certifikatë, taksi individ duhet të paguajë 365 euro në vit, taksi kompani 547 euro në vit për secilën veturë.

-Të gjitha taksitë individ në pronësi të gjinisë femërore lirohen nga taska në vitin e parë.

-Kompanitë do kenë në maksimum 40 makina.

– Në janar 2023 hapen thirrjet për aplikim dhe deri në qershor rregullohet.

Sipas drejtorit Musliu, taksi individual, diku 30 % janë brenda kushtit 8 vjeçar, përqindjes tjeter u’a kane dhënë mundësinë e tranzicionit për të investuar./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending