Connect with us

Transport

Aeroporti i Singaporit me plan zgjerimi, do të pranojë 50 milionë pasagjerë më shumë

Published

on

Aeroporti Changi në Singapor prej kohësh është konsideruar më shumë si një pikë turistike, se sa thjesht një hapësirë ku njeriu kalon për të hipur në aeroplan dhe për të fluturuar diku tjetër.

Për një dekadë, ky aeroport mbeti i pamposhtur në çmimet vjetore të Skytrax për “Aeroportet më të mira në botë”, duke e humbur kurorën në vitin 2021 ndaj Aeroportit Ndërkombëtar Hamad të Katarit.

Ndërsa më 2022 ajo ra në vendin e tretë duke u kaluar edhe nga aeroporti Haneda i Tokios.

Teksa kufizimet e udhëtimeve shkaku i pandemisë tashmë janë hequr, zyrtarët e Singaporit kanë vendosur një qëllim të ri – zgjerimin e këtij aeroporti.

Dhe kohët e fundit janë zbuluar detaje për Terminalin 5, i cili do të jetë një shtrirje e re sociale për këtë shtet dhe jo vetëm zhvillim infrastrukturor.

Gjatë festimeve të njërës prej ditëve nacionale të këtij shteti, Kryeministri i Singaporit Lee Hsien Loong, tha se Terminali 5 do të shtojë kapacitetin për rreth 50 milionë pasagjerë në vit.

Numër i madh ky konsideruar se katër terminalet e tanishme mund të pranojnë rreth 82 milionë pasagjerë në vit.

Ndërtimi i këtij terminali pritet të nisë brenda dy viteve, me synim që objekti të hapet në mesin e viteve të 2030-ta.

E vendosur në Changi East, terminali i ri do të ketë 1080 hektar, një sistem me tre pista dhe do të lidhet me katër terminalet tjera.

Kryeministri Lee tha se planet për ndërtimin e këtij terminali u ndalën shkaku i pandemisë, kohë kjo e cila u shfrytëzua për rivlersimin e perspektivave afatgjata në transportin ajror.

“Në afat më të gjatë, udhëtimi ajror do të vazhdojë të rritet për shkak të një klase të mesme që po zgjerohet me shpejtësi në rajonin tonë. Prandaj vendosëm të vazhdojmë dhe të rifillojmë projektin T5” tha Lee

Aeroporti Changi u shërbeu 68.3 milionë pasagjerëve në vitin 2019, para pandemisë. Pas lehtësimit të kërkesave të karantinës dhe testimit, trafiku i pasagjerëve arriti në 55% të niveleve para pandemisë në korrik 2022, sipas shifrave zyrtare të aeroportit./Media Ndërtimi

 

Transport

Airbus po tenton të zhvillojë aeroplanin që furnizohet me hidrogjen

Published

on

Airbus ka njoftuar se po zhvillon një motor me qeliza karburanti me hidrogjen — dhe se planifikon ta testojë atë në aeroplanin më të madh komercial që është ngritur ndonjëherë në qiell.

Gjigandi francez i aviacionit zbuloi në “Airbus Summit 2022” më 30 nëntor se do të montojë motorin midis krahëve dhe bishtit të një aeroplani të modifikuar A380.

Fluturimet testuese vlerësohen për vitin 2026, si pjesë e nismës Airbus ZERO për të nisur një avion me emetim zero deri në vitin 2035.

“Për sa i përket aerodinamikës, A380 është një aeroplan shumë i qëndrueshëm. Kështu që kapaku i ngjitur në gypin e pasmë nëpërmjet cungit nuk përbën shumë problem,” tha Mathias Andriamisaina, kreu i demonstruesve dhe testeve ZEROe në Airbus, në një deklaratë.

Airbus kishte zbuluar më parë dizajne koncepti për një avion që përdor karburant të lëngshëm me hidrogjen dhe motorë me djegie, por nënkryetari i Aeroplanit me Emetim Zero, Glenn Llewellyn sugjeroi se vetëm qelizat e karburantit mund të jenë të mjaftueshme për të fuqizuar aeroplanët më të vegjël komercialë.

Motori përdor qelizat e karburantit për të kthyer hidrogjenin në energji elektrike, e cila më pas fuqizon një helikë. “Në shkallë, dhe nëse objektivat e teknologjisë do të arriheshin, motorët me qeliza karburanti mund të jenë në gjendje të fuqizojnë një avion me 100 pasagjerë me një rreze prej afërsisht 1000 milje detare,” tha ai.

Hidrogjeni është shpallur prej kohësh si një alternativë e qëndrueshme ndaj karburantit tradicional të avionëve, qoftë si lëndë djegëse e djegshme ose përdoret për të gjeneruar energji elektrike nëpërmjet qelizave të karburantit.

Industria e aviacionit prodhon 2.8% të emetimeve globale të CO2, por ajo përballet me sfida më të vështira se sektorët e tjerë në dekarbonizimin e vetvetes dhe progresi ka qenë i ngadaltë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Transport

Spanja bëhet vendi evropian me më së shumti operator hekurudhor, “Trenitalia” fillon operimin me trena të shpejtë

Published

on

Spanja është një ndër shtetet evropiane me më së shumti njerëz që përdorin trasnportin hekurudhor.

Dhe për këtë arsye, kompanitë hekurudhore çdo herë e më shumë po interesohen për fillimin e operimit në shtetin iberik.

E fundit që hyn në këtë lojë është kompania Iryo, duke bërë kështu që në Spanjë të operojnë tre konkurrentë zyrtarë siç është bashkëpunimi mes transportuesit shtetëror Renfe me kompaninë franceze Ouigo, dhe kompania që operon me kosto të ulët Avlo.

Kështu Spanja është bërë vendi i parë evropian me kaq shumë opsione transporti hekurudhor të shpejtësisë së lartë.

Iryo është në pronësi të disa partnerëve: operatori hekurudhor italian Trenitalia, kompanisë spanjolle të infrastrukturës Globalvia dhe linjës ajrore spanjolle Air Nostrum.

Trenitalia është përkujdesur që pas futjes në tregun spanjoll, të sjellë në Spanjë rreth 20 trena të “Frecciarossa” ose “shigjeta e kuqe”, treni kryesor ky në Itali, i cili kap një shpejtësi prej 360 kilometra në orë.

Operatori Iryo filloj operimet të premten e kaluar me linja në Madrid, Barcelonë dhe Zaragoza.

Ky operator synon të zhvillojë rreth 30 përqind të shërbimeve të transportit hekurudhor të shpejtësisë së lartë, me synim transportimin e tetë milionë pasagjerëve në vit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Transport

Komuna e Prishtinës miraton rregulloren e re për taksitë

Published

on

Në seancën e Kuvendit Komunal të Komunës së Prishtinës është bërë miratimi i rregullores së re për auto-taksitë.

Drejtori i shërbimeve publike, Iilirik Musliu ka ndarë disa detaje nga kjo rregullore.

Më poshtë gjeni disa nga detajet e kësaj rregulloreje:

-Veturat për taksi individual do të kenë ngjyrë të verdhë dhe do jenë në harmoni  me trafikun urban, kurse ngjyrë të bardhë për taksi kompani.

-Numri i licencave do jetë sipas rekomandimeve të planit të mobilitetit, viti i prodhimit të jetë jo më i vjetër se 8 vjet për licencat ekzistuese, kurse për licenca të reja,  vetura duhet të jetë hybrid apo elektrik.

-Taksi individ për licencë do paguajë 300 euro  për vit, pra 5 euro në muaj për 5 vite, taksi kompani 1000 euro për 5 vite.

-Për certifikatë, taksi individ duhet të paguajë 365 euro në vit, taksi kompani 547 euro në vit për secilën veturë.

-Të gjitha taksitë individ në pronësi të gjinisë femërore lirohen nga taska në vitin e parë.

-Kompanitë do kenë në maksimum 40 makina.

– Në janar 2023 hapen thirrjet për aplikim dhe deri në qershor rregullohet.

Sipas drejtorit Musliu, taksi individual, diku 30 % janë brenda kushtit 8 vjeçar, përqindjes tjeter u’a kane dhënë mundësinë e tranzicionit për të investuar./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending