Connect with us

Infrastrukturë

Auditori gjen parregullsi në projektet e rinovimit të tri stadiumeve

Published

on

Renovimi dhe rikonfigurimi i stadiumit të qytetit në Mitrovicë, Gjilan dhe Gjakovë, ishte temë diskutimi ndërmjet ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku me anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, raporton Ekonomia Online.

Probleme me shpronësimin, vonesa në zbatimin e punëve si dhe plotësimin e kushteve kontraktuale, ishin disa nga të gjeturat e raportit të Zyrës së Auditorit për stadiumin “Adem Jashari në Mitrovicë”, atë të Gjilanit si dhe të Gjakovës.

Aty, fillimisht u prezantuan shumë të gjetura nga Raporti i Auditimit, si me shpronësimin, vonesa në zbatimin e punëve si dhe plotësimin e kushteve kontraktuale.Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mirlinda Tishukaj-Sadiku, duke dhënë detaje nga të gjeturat e këtij raporti ka thënë se për stadiumin “Adem Jashari” problemi kryesor ka qenë shpronësimi.

Parregullsi me pronën auditori ka gjetur edhe tek stadiumi i qytetit të Gjilanit, ndërsa vonesa të shumta dhe mos realizim të kontratave janë gjetjet sa i përket stadiumit të qytetit në Gjakovë.Ajo tha se ZKA ka dhënë edhe nëntë rekomandime në lidhje me këto.

“Infrastruktura sportive është kushti themelor për ngritjen e sportit në nivelin ndërkombëtarë. Përgjegjës për të krijuar kushte janë MKRS si dhe komunat. ZKA ka kryer auditimin nëse Ministria dhe këto komina a ishin efikase për rinovim. MKRS kishte lidhur marrëveshje me komunat në vlerë prej 16.7 milionë euro.

Ky auditim ka vlerësuar edhe procesin e  standardeve. Po filloj me gjetjet e ZKA-së për Stadiumin Olimpik ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë, MKRS nuk kishte qenë në dijeni që nuk kishte vetëm një titullar të pronës, stadiumi ishte ndërtuar më disa prona. Kjo çështje nuk është zgjidhur ende. Po rinovohet për herë e tret ky stadium”, tha ajo, me ç’rast tregoi për të gjeturat edhe për stadiumin e Gjilanit.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, tha se kanë shkëputur kontrata e operatorëve për shkak se nuk i kishin kryer punimet sipas kontratave të lidhura dhe kanë nisur procedurë të re të prokurimit. “Sa i përket raporti të auditorit, po jap një pjesë të mirë e rekomandimeve më të cilat pajtohemi plotësisht, konsideroj që janë shumë të nënkuptueshme. Po e filloj me stadiumi e Gjilanit ku ka ndodhur shkëputja e kontratës më operatorin është bërë para se të bëhej raporti i auditimit.

E kemi bërë analizën e gjendjes dhe kemi nisur procedurë të prokurimit, kemi ndarë 15 milionë euro dhe kemi bërë memorandum me komunën për hapjen e prokurimit. Është shkëputur kontrata me operatorin e kaluar, është siguruar projekti dhe komuna është duke ndjekur procedurat për hapjen e prokurimit”, th Çeku.

“Kur jemi tek stadiumi i Gjakovës kemi insistuar që operatori t’i vazhdoj punimet por operatori ka qenë i papërgjegjshmen. Ne kemi filluar komunikimet menjëherë me kryetarin, janë 4 milionë euro të dedikuara për përfundimin e stadiumit të Gjakovës. Do të nënshkruajmë marrëveshje që Ministria do t’i siguroj financat ndërsa komuna t’i kryej punimet”.

“Rasti më i komplikuar stadiumi Adem Jashari në Mitrovicë. Është çështje ditësh kur do të lëshohet leja përfundimtare para nisjes së punimeve. Në momentin që sigurohet leja ndërtimore operatori. Buxheti është i siguruar për të gjitha stadiumet”, tha ai.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka thënë se për çdo veprim në lidhje më këtë projekt kanë qenë të koordinuara me MKRS-në.

Ai tha se gabim për këtë projekt ka qenë lidhja e kontratës kornizë.“Fillimisht është shumë e rëndësishme që të gjitha veprimet që i kemi bërë kanë qenë në koordinim me Ministrinë. Gabimi i parë që është bërë në raport me stadiumin tonë është lidhur kontrata kornizë”, tha ai./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit

Published

on

Një kamion transportues dhe një ekskavator janë sekuestruar për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi për media, teksa ka bërë të ditur se në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, është duke u degraduar ambienti për shkak të aktivitetit të tillë ilegal.

“Prokurori koordinator për hetimin e krimeve kundër mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’ nga neni 338 i KPRK-së. Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive në drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se prokuroria mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor

Published

on

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit nga mbikalimi i Gostilit deri te ura e Kukësit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Plot tri javë iu deshën kompanisë koncensionare për vendosjen e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimin e njërit segment rrugor që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit, ndërsa po punohet për përgatitjen për asfaltimin e segmentit tjetër rrugor në hyrje të Urës së Re.

Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin, tashmë është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së projektit dhe vënien në funksion të plotë brenda muajit qershor, e gatshme për sezonin e verës.

I gjithë trafiku i mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, përgjatë tri javëve u devijua në qytetin e Kukësit përmes tri hyrjeve dhe një dalje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk u shënuan incidente që kishin të bënin me pengesa në qarkullim për shkak të fluksit, ndërsa u arrit të mirëmenaxhohej siç duhet e me një orar të paracaktuar për mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.

Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që janë zënë me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending